• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

REL: Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

15:59 : 12/11/2025
në RAJONI

Për çdo transfertë bankare deri në 10 mijë euro që bën jashtë shtetit nga bankat komerciale në Kosovë, ose që pranon nga jashtë, prodhuesi kosovar i pijeve “Frutex” paguan minimum 100 euro.

Pronari i kompanisë, Shaqir Palushi, thotë se kjo shumë zakonisht ndahet në mënyrë të barabartë: 50 euro i paguan kompania e tij kur pranon mjetet dhe 50 euro i paguan pala dërguese.

Por, sipas tij, problemi nuk është vetëm financiar, pasi vonesat në pranimin e mjeteve janë të mëdha.

“Mbërritja e mjeteve mund të zgjasë deri në pesë ditë pune. Kjo është ngarkesë për çdo biznes, që importon dhe eksporton mallra”, thotë Palushi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, shkaku kryesor është fakti që Kosova nuk është anëtare e Zonës së Vetme të Pagesave në Euro – SEPA, prandaj komisionet janë shumë më të larta sesa në vendet që janë pjesë e këtij sistemi.

Lexo edhe:

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

Çfarë është SEPA?

SEPA është një iniciativë e Bashkimit Evropian që lejon individët dhe bizneset të bëjnë pagesa në euro në mënyrë të sigurt, të shpejtë dhe me tarifa të barabarta në të gjitha vendet anëtare.

Aktualisht, SEPA përfshin 41 vende, mes tyre të gjitha vendet e BE-së, si edhe Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar, Norvegjinë dhe së fundmi Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Tarifat e larta prekin edhe qytetarët

Me probleme të ngjashme përballen edhe qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

Blerim Ramadani, që punon në Gjermani, tregon se paratë për familjen në Kosovë i dërgon vetëm përmes kompanive të transferimit të parave, jo përmes bankave.

“Vetëm një herë kam dërguar 7 mijë euro përmes bankës dhe babai im në Kosovë ka marrë 60 euro më pak. Tash përdor vetëm kompani shërbimesh financiare”, thotë ai.

Në faqet zyrtare të dhjetë bankave komerciale që operojnë në Kosovë, komisionet minimale për transferet ndërkombëtare variojnë nga 15 deri mbi 500 euro, në varësi të shumës, valutës dhe llojit të klientit – individ apo biznes.

Transferimi i parave përmes kompanive të shërbimeve financiare, në shumicën e rasteve, është më i lirë dhe më i shpejtë dhe me kurs më të favorshëm valutor.

BQK drejt anëtarësimit në SEPA

Për t’i ulur kostot bankare, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka përfunduar fazën e para-aplikimit për anëtarësim në SEPA tek organi kompetent pranë Komisionit Evropian, në fund të vitit të kaluar.

Sipas BQK-së, përfshirja e Kosovës në SEPA pritet të sjellë kursime vjetore prej rreth 55 milionë eurosh për qytetarët dhe bizneset.

Parakusht për anëtarësim në këtë mekanizëm është harmonizimi i kornizës ligjore vendore me atë të BE-së.

Faza e para-aplikimit, sipas BQK-së, është realizuar më 14 tetor 2024 dhe është përditësuar më 20 dhjetor të po atij viti, pas miratimit në Kuvend të ligjeve përkatëse dhe 20 rregulloreve të reja të miratuara nga Bordi i BQK-së.

“Komisioni Evropian ka pranuar dokumentacionin, por aplikimi final mund të dorëzohet vetëm pas hyrjes në fuqi të ligjeve”, thuhet në përgjigjen e BQK-së dhënë Radios Evropa e Lirë.

Aplikimi final nuk është dorëzuar ende, pasi tri ligje të rëndësishme – Ligji për bankat, Ligji për shërbimet e pagesave dhe Ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit – po shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pas ankesës së Partisë Demokratike të Kosovës për shkelje procedurale gjatë miratimit.

“BQK-ja është e përgatitur të procedojë me dorëzimin e aplikacionit përfundimtar për anëtarësim në SEPA dhe, në afatin e caktuar pas përshtatjeve teknike dhe infrastrukturore të sistemit bankar, të realizohet ndërlidhja me këtë zonë, duke adresuar edhe sugjerimet e natyrës teknike, të pranuara nga komentet joformale të BE-së nga faza paraprake”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konfirmon për REL-in se çështja e ligjeve në fjalë është ende në shqyrtim.

“Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e Punës së Gjykatës”, thuhet në përgjigje.

Ekspertët: Kursime të mëdha për qytetarët dhe bizneset

Sipas ekspertit financiar Nexhat Miftari, ish-shef i kabinetit të guvernatorit të BQK-së, anëtarësimi në SEPA do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv për të gjithë.

“Qytetarët që pranojnë remitenca apo transfere të tjera do t’u nënshtrohen tarifave shumë më të lira. Transferet hyrëse dhe dalëse do të jenë më të shpejta, më të sigurta dhe më të lehta për t’u realizuar”, thotë Miftari për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se bankat në Kosovë janë tashmë të përgatitura teknikisht për t’u përshtatur me standardet e SEPA-s, pasi shumica e tyre vijnë nga shtete anëtare të Bashkimit Evropian.

Sipas Miftarit, përfitimet do të jenë të dukshme edhe për investitorët e huaj, megjithëse “zhvillimet politike dhe ekonomike aktuale nuk garantojnë një rritje të menjëhershme të investimeve të huaja direkte”.

Shembuj nga rajoni

Në rajon, Shqipëria dhe Mali i Zi janë bërë pjesë e SEPA-s më 7 tetor të këtij viti.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se komisionet për transferet bankare tashmë janë ulur në 1 deri në 3 euro për shuma prej 100 deri në 500 euro.

Para anëtarësimit, për 100 euro, marrësi në Shqipëri merrte 88-90 euro, pasi bankat mbanin deri në 10% të shumës.

Edhe Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë bërë pjesë e sistemit SEPA në gjysmën e parë të këtij viti, duke lehtësuar pagesat ndërkufitare me euro në pjesën më të madhe të rajonit./REL

Etiketa: kosoveSEPA

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

16:27 : 03/06/2026
RAJONI

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

15:42 : 03/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
RAJONI

Hapet Muzeu i Viktimave në Mitrovicë, Kurti nderon të vrarët e masakrës së ’99

22:51 : 01/06/2026
RAJONI

Raporti i fundit i pagave në Kosovë: Kush paguhet më shumë e kush më pak?

16:55 : 01/06/2026
RAJONI

Midis historisë dhe liderit: Si vendoset vota në Kosovë?

14:03 : 01/06/2026
Para

Memli Krasniqi jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së: Ka qenë nder të udhëhiqja partinë

TË GJITHA

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026

Vrau efektivin, Braçellari bëri rekurs në GJL kundër dënimit me 10 vite burg por iu rrëzua! Detaje nga dosja

10:05 : 04/06/2026

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom