• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk i është mbyllur goja Kryetarit të opozitës, por Shqipërisë!

12:40 : 03/01/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Kim Mehmeti

Gjatë epokës së komunizmit kishte shumë vende të sunduara nga diktaturat proletariate, vende ku u vranë dhe u burgosën me mijëra kundërshtarë të regjimeve komuniste, por askund dhe asnjëra nga ato diktatura nuk ishte aq e egër dhe aq e pashpirte sa ajo e Enver Hoxhës në Shqipëri.

Edhe sot, në shumë vende postsocialiste, demokracia është e deformuar dhe kryesisht ajo është ‘hajdutokrate’, por askund jo si në Shqipëri ku parlamenti i ngjan një vendtakimi të grindavecëve dhe banditëve të mëhallëve partiake dhe ku në masë të madhe, institucionet shtetërore janë në shërbim të hajdutëve qeveritarë.

Pra, edhe sot kur drejtësia e një shteri matet nëpërmjet asaj sa vlen ligji edhe për ‘mbretin edhe për shërbëtorin’, në shumë vende të kësaj bote ndodh të paraburgosen presidentë e kryeministra, por askund jo që në fazën e hetimit dhe askund ata nuk arrestohen me gojë të lidhur, që të mos mund të flasin me askënd përpos me vetveten dhe që të mos mund t’ua thonë të vërtetën e vet as zgjedhësve të tyret.

Tani shtrohet pyetja e logjikshme: pse në mëmëdheun tonë, edhe mbretëria, edhe komunizmi, edhe demokracia kanë fytyrë më të shëmtuar dhe më të egër se kudo tjetër?

Lexo edhe:

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

Përgjigja e kësaj pyetjeje fshihet në të sotmen e Shqipërisë, kur më qartë se kurdo qoftë shihet ‘portreti’ kolektiv politik i vëllezërve tanë të mëmëdheut, portret i pikturuar nga heshtja e tyre e tanishme kur do duhej t’i mbushnin sheshet e të protestonin, edhe atë jo për ta shpëtuar nga arresti kryetarin e opozitës, por për ta nxjerrë nga ‘paraburgimi’ Shqipërinë, për të treguar se ata nuk do lejojnë që vendi i tyre të bëhet ‘Spakistan’ e ata ‘Spakistanezë’, që të dëshmojnë se e dinë që kur i mbyllet goja cilitdo të zgjedhuri të populli, ti e ke lënë të pagojë votuesin e tij.

Pra përgjigja pse në Shqipëri edhe mbretëria, edhe komunizmi edhe ‘hajdutokracia’, janë më të deformuara se kudo tjetër, fshihet në të vërtetën se në shumicë, ne jemi popull që mbetemi të pagojë përpara të pushtetshmit e të pasurit dhe e shkelim të ndershmin dhe të pambrojturin.

Ne pra në shumicë jemi popull të cilit nuk i pengon as drejtësia e ‘reformuar’ me prokurorë të Xhaxhit Enver, te të cilët ndryshimi i sistemit dhe ligjeve vështirë se mund ta shlyej mendësinë se i pafajshëm mund të jetë vetëm Diktatori.

Dhe duke qenë të tillë, duke u ngutur sa më shpejtë të pasurohemi, gjatë këtyre tri dekadave, ne i shlyemë nga vetvetja shumë vlera me të cilat mburrej shqiptaria.

E shlyem edhe moralin dhe ndershmërinë, duke mbetur kështu pa guximin qytetar dhe pa turpin në vetvete, me çka harruam se diktatorin e lindë populli, e jo e kundërta dhe se, aty ku pushtetarët nuk e kanë frikë popullin, nuk të vlen gjë as kushtetuta as ligji.

Ku ta dish, mbase neve shqiptarëve më së shumti na përshtaten diktaturat, sepse vetëm ato na mundësojnë që heshtjen dhe mosguximin vetjak ta mbulojmë me papërgjegjësinë kolektive.

Dhe të shtiremi se nuk e dimë që fatkeqësia e sotme e Shqipërisë nuk janë vetëm politikanët e saj, por edhe elitat tjera që do duhej ta mbronin popullin e vendin nga regjimi i Piktorit, nga ky regjimi i cili edhe nuk ka zgjidhje tjerët përpos që nëpërmjet zhurmës mediatike t’i mbulojë kryehajdutët e vendit.

Etiketa: arrestigojai mbylletkim mehmetikryetar i opozitesSali BerishaShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bojkotuan Kuvendin/ Përplasje në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës, zbardhen SMS-të

09:33 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha nga Brukseli: IDC-CDI grup hetimi për lidhjet e qeverisë shqiptare me kartelet e drogës

19:28 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Saliu na mori vota dhe nuk na dha pronat”/ Protestuesja: Ramës dhe Berishës t’iu sekuestrohen pasuritë

22:04 : 12/07/2026
AKTUALITET

Shqiptarët vendimmarrës, jo spektatorë

18:53 : 12/07/2026
Para

EMRAT/ Polici vret gruan korçare, dy fëmijët e tyre dhe më pas veten (FOTO)

TË GJITHA

Aktivistja: Qeveria nuk ka përmbushur nevojat bazike! Merren toka për ligje të bëra me porosi

19:52 : 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş