• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i Berishës/ Kushtetuesja: Do e shqyrtonim, nëse do e kërkonte Nikolla

19:39 : 20/12/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gjykata Kushtetuese ka gjetur momentin më të papërshtatshëm për të bërë “humor të hidhur”, ndërkohë që vendi po përgatitet që të shohë liderin e opozitës nën masën e arrestit.

Pasditen e të Mërkurës (20 dhjetor 2023), vetëm pak orë para se Parlamenti, me shumë mundësi do të japë autorizimin për arrestimin e Sali Berishës, Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, vendosi që të mos pranojë për shqyrtim kërkesën e 30 deputetëve, të cilët kërkonin zgjidhjen e konfliktit të kompetencave mes Kuvendit dhe Gjykatës së Posaçme, e cila ka aplikuar më herët masa sigurimi për ligjvënësin dhe njëkohësisht kryetarin e Partisë Demokratike.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, një e pesta e deputetëve nuk legjitimohet që të kërkojë shqyrtimin e konfliktit të kompetencave. Këtë mund ta bëjë vetëm kryetarja e Kuvendit.

Pra, në fjalë më të thjeshta, Gjykata Kushtetuese do të pranonte të shqyrtonte kërkesën për pezullimin e arrestimit të Berishës vetëm nëse një gjë e tillë do të bëhej nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila vetëm dy ditë më parë dha votën e saj për heqjen e autorizimit të kryedemokratik.

Lexo edhe:

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

Kjo është pjesa e “humorit të zi”, të cilën u mundua të mbulonte Gjykata Kushtetuese, në njoftimin e shpërndarë për media.

Një grup prej 30 deputetësh të opozitës kërkuan disa ditë më parë pezullimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve të Parlamentit për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit për arrestin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha.

Në datë 20 Tetor 2023, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e Prokurorisë, ndër të tjera, për caktimin e masës së sigurimit “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim për dalje jashtë shtetit” të deputetit Sali Berisha, në kuadër të hetimit për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Berisha nuk e njohu këtë vendim dhe nuk pranoi ta zbatojë, pasi, sipas tij, Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme kanë anashkaluar Parlamentin, i cili duhet të jepte autorizimin paraprak për masat ndaj tij si deputet, në përputhje me nenin 73/2 të Kushtetutës.

Prokuroria e Posaçme, pasi konstatoi se Berisha nuk u paraqit katër herë radhazi para oficerit të Policisë Gjyqësore, siç kishte vendosur gjyqtarja Irena Gjoka, iu drejtua Parlamentit për autorizimin për arrestin në burg/arrestin në shtëpi për kryedemokratin, me argumentin se ka cënuar urdhërimin gjyqësor.

Sapo kërkesa e SPAK-ut mbërriti në Kuvend, në 12 nëntor, një grup prej 30 deputetësh të Partisë Demokratike iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, me kërkesën për pezullimin e procedurave të mëtejshme ndaj Berishës, si edhe zgjidhjen e konfliktit të kompetencave mes Kuvendit dhe Gjykatës së Posaçme sa i përktet mënyrës së zbatimit të nenit 73/2 të Kushtetutës.

Gjykata Kushtetuese, me shumicë votash, vendosi ta rrëzojë këtë kërkesë, duke i dhënë rrugë të lirë Parlamentit që të autorizojë SPAK-un për të kërkuar ashpërsimin e masës së sigurimit ndaj Sali Berishës.

Vendimi i Kushtetueses

Në datën 15.12.2023 në Gjykatën Kushtetuese është regjistruar kërkesa e një grupi prej jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (30 deputetë), të cilët kanë kërkuar:

– interpretimin përfundimtar të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës, i cili parashikon se: “Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit”;

– zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe SPAK e GJKKO-së për sa i takon çështjes së heqjes dhe/ose kufizimit të lirisë së deputetit të Kuvendit në çdo formë, pa kërkuar e pa marrë paraprakisht autorizimin e Kuvendit;

– konstatimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare të masave shtrënguese të sigurimit personal të caktuara me vendimet gjyqësore të GJKKO-së së shkallës së parë dhe apelit ndaj deputetit Sali Berisha, si dhe pezullimin e këtyre masave.

Grupi i deputetëve ka parashtruar se ndaj deputetit Sali Berisha janë vendosur dy masa shtrënguese personale “Detyrimi për paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, pa u kërkuar më parë autorizimi i Kuvendit, siç parashikohet nga neni 73, pika 2, i Kushtetutës.

Në këtë mënyrë, vendimet gjyqësore për vendosjen e këtyre masave kanë krijuar një mosmarrëveshje kompetencash midis organit të Kuvendit, nga njëra anë, dhe organeve të SPAK-ut dhe GJKKO-së, nga ana tjetër, prandaj, për këtë shkak, lind nevoja e interpretimit të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës. Grupi i deputetëve ka pretenduar edhe se këto masa janë marrë në kundërshtim me Kushtetutën, për rrjedhojë kanë kërkuar pezullimin e tyre. Ata, gjithashtu, kanë parashtruar se si subjekt i pakushtëzuar nuk kanë detyrimin për të provuar para Gjykatës lidhjen mes veprimtarisë ligjore që kryejnë dhe çështjes kushtetuese të ngritur.

Po ashtu, kërkuesi ka paraqitur në Gjykatë një kërkesë për përshpejtimin e gjykimit të çështjes, duke parashtruar se në datën 21 dhjetor 2023 është caktuar seanca plenare e Kuvendit gjatë së cilës është planifikuar miratimi për dhënien e autorizimit për kërkesën e arrestit të deputetit.

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, në datën 19 dhjetor 2023, pasi mori në shqyrtim paraprak çështjen, vendosi ta kalojë atë për shqyrtim në Mbledhjen e Gjyqtarëve.

Mbledhja e Gjyqtarëve, e mbledhur sot, në datën 20 dhjetor 2023, bazuar në nenin 54, pika 3, të ligjit nr. 8577/2000, të ndryshuar, me shumicë votash, vlerësoi se kërkesa nuk plotëson kriteret ligjore paraprake për pranimin e saj për shqyrtim në seancë plenare, për këto arsye:

Neni 124 i Kushtetutës parashikon se Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të saj.

Kurse bazuar në nenin 131, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, Gjykata vendos për mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, e cila në rastin konkret pretendohet se është midis Kuvendit, nga njëra anë, dhe SPAK dhe GJKKO, nga ana tjetër.

Kushtetuta ka mirëpërcaktuar rastet kur grupeve të deputetëve u janë njohur të drejta si entitete dhe në këtë drejtim një e pesta e deputetëve dhe Kuvendi janë subjekte kushtetuese të ndryshme që nuk mund të barazohen me njëri – tjetrin.

Për rrjedhojë, kërkuesi, grupi i deputetëve, nuk legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës, pasi referuar mosmarrëveshjes së pretenduar të kompetencave, ai nuk është subjekt në konflikt, pra nuk rezulton t’i jetë marrë ndonjë kompetencë apo të jetë cenuar drejtpërdrejt në ndonjë kompetencë.

Grupi i një të pestës së deputetëve, pavarësisht se është pjesë e ushtrimit të veprimtarisë legjislative të Kuvendit, nuk nënkupton që është subjekti kushtetues për të cilin bën fjalë neni 73, pika 2, i Kushtetutës, pra ai nuk mund të veprojë në emër dhe me tagrat e Kuvendit.

Për këto arsye, Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, ndaj pretendimet e kërkuesit dhe kërkesa për pezullimin e masave të sigurimit nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre.

Etiketa: arrestimiArrestimi i BerishësBerishagjykatakushtetuesjaKuvendiPDvendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

17:55 : 03/06/2026
Para

Partizani-Egnatia/ Alen Sherri bën gafën e rëndë, Rrapaj kalon në avantazh të kuqtë

TË GJITHA

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom