• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Votohet buxheti në 5 min, flakë e tym në Kuvend/ Ç’ndodhi në seancën e sotme (VIDEO)

10:58 : 20/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Më pak se 5 minuta zgjati seanca e seanca e sotme në Kuvend. Ashtu si në seancat e fundit, edhe këtë të hënë pati tensione që nisën pak pas orës 9:00, kur deputetë të opozitës hyjnë brenda ambienteve të Kuvendit.

Mes tyre dhe punonjësve të gardës pati përplasje. Shkak u bë kontrolli i shtuar në hyrje të institucionit nga punonjësit e gardës, gjë që nuk u pranua nga deputetët e opozitës.

Me hyrjen në sallë, deputetë të opozitës, pavarësisht pranisë së gardës, kthyen përmbys disa karrige para foltores së Kuvendit. Ndërkohë, kordoni i krijuar nga gardistët, që ndau deputetët në njërën anë dhe ministrat, kryeministrin dhe kryeparlamentaren në anën tjetër, ishte i njëjnë si në seancat e zhvilluar gjatë javëve të fundit.

Pavarësisht kontrolleve në hyrje të parlamentit, demokratët kishin arritur të fuste tymuese në sallë, që i ndezi fillimisht Flamur Noka fill pas nisjes së seancës, duke e mbushur ambientin me tym. Pas kësaj, kryeparlamentarja Linda Nikolla njoftoi përjashtimin e tij nga seanca.

Lexo edhe:

Kuvendi i Kosovës dështon sërish konstituimin

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës/ Prokuroria: Ishte i rremë! Ja çfarë dyshojmë

Ndërkohë në një moment, mori flakë një nga pajisjet folëse si pasojë e një fladani të ndezur nga një prej ligjëvënsve demokratë, që u shua më pas nga punoës së gardës dhe deputetë.

Në kushtet e një kaosi në sallë, Lindita Nikolla shmangu diskutimet siç parashikoheshin në rendin e ditës dhe kaloi menjëherë në votim projektligjet, mes tyre dhe votimi në parim i buxheti për vitin 2024. Projekligjet morën miratimin e 73 ligjëvënsve socialistë dhe menjëherë pas kësaj, Nikolla urdhëroi mbylljen e seancës plenare.

Reagimet            

Pas seancës, në një prononcim për gazetarët, Berisha e quajti votimin e buxhetit antikushtetues.

“Ju e patë vetë skenën më të shëmtuar në historinë 32-vjeçare të parlamentit. Ju e patë vetë se si banorët e fermës së Edi Ramës, lexo Xhorxh Oruellit, kaluan brenda 5 minutash, aktin themelor të vitit, buxhetin e shtetit. E kaluan në mënyrë antikushtetuese, antiligjore, sepse ky buxhet erdhi këtu jo mbi bazën e procedurave që përcakton Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit, por erdhi si një proces klandestin, i zhvilluar në mejhane me ahengje dhe në mënyrë të paparë. Kështu siç nisi, ne erdhëm këtu për të bllokuar procesin, në mënyrë që buxheti, akt themelor i vitit në parlament, të merrte të gjithë dimensionet që i takonin, por ata e kaluan atë brenda 7 minutash, në frikë dhe tmerr.  E votuan, por nuk votoi askush, nuk ka asnjë evidencë për votimin, as për ndonjë gjë tjetër, përveç cicërimit si papagall të shërbëtores së Edi Ramës, Lindita Nikollës”, tha Berisha.

“Kjo dëshmon drejtësinë e betejës pa kthim të opozitës, e cila edhe sot korri një fitore në betejën e saj pa kthim, pasi u bëri të pamundur hajdutëve të mbrojnë vjedhjen e tyre të mashtrojnë shqiptarët me vjedhjen e tyre. I bëri të pamundur Edi Ramës të ligjërojë për buxhetin e vjedhjes më të madhe në histori, buxhetin e gjobës më të madhe ndaj shqiptarëve. Beteja pa kthim e opozitës vazhdon”, shtoi ai.

Ndërkohë gjatë një fjale të mbjatur brenda seancës, e transmetuar në faqen e tij në “Fb”, Berisha hodhi akuza dhe ndaj ministrave të qeverisë Rama, ndërsa paralajmëroi se data e protestave po afron.

Kreu i grupit parlamentar të PD-Gazment Bardhi hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla.

“4 minuta e 29 sekonda seancë për miratimin e buxhetit të shteti në një sallë të mbushur me Gardën, para se të më pyesni mua a është kjo beteja, ju duhet t’i kërkoni llogari kryetares së Kuvendit pse gënjeu të shtunën kur mohoi urdhrin e paligjshëm të mbushjes së sallës me punonjësit e Gardës së Republikës. E vetmja arsye pse sot salla ishte mbushur me forcat speciale të Gardës ishte sepse sot në Kuvend ishte paraqitur kryehajduti Edi Rama, një frikacak që për të ardhur në seancë plenare, kishte mbushur sallën me punonjës sigurie. Pa asnjë diskutim që opozita do të dëshironte që kjo seancë të ishte normale, të shkëmbenim ide, mirëpo kjo është e pamundur sa kohë shkelet rregullorja e Kuvendit dhe Kushtetuta e Shqipërisë. Sipas ligjit, Garda nuk mund të futet për të rrethuar deputetët”, tha Bardhi

“Beteja jonë do të vazhdojë, ne nuk do lejojmë punimet normale të Kuvendit, sa kohë nuk lejohemi të bëjmë komisionet hetimore”, theksoi.

“Ne nuk jemi lodhur, nuk jemi dorëzuar, kjo që patë sot është hapi i radhës”, përfundoi ai.

Nga kampi tjetër, Bledi Çuçi, kreu i grupit parlamentar të PS-së, dënoi veprimet e opozitës. Ai përsëriti se komisionet parlamentare hetimore të kërkuara nga opozita janë refuzuar nga maozhoraca në pëpruthje me parashikimet kushtetuese.

Prej javësh tashmë, deputetët demokratë janë angazhuar në bllokimin e punimeve të Kuvendit pasi shprehen se të drejtat e tyre po shtypen nga mazhoranca. Këtë të Hënë, kreu i PD Berisha u shpreh se beteja e tyre është “pakthim”.

“Beteja jonë nisi për këto arsye; së pari mohimin e të drejtës kushtetuese për komisionet parlamentare hetimore. Së dyti, mohimin e të drejtës legjislative duke mos sjellë në parlament 32 ligje, rezoluta dhe amendamente të opozitës. Së treti, nisi për mohimin e të drejtës së opozitës për të zgjedhur përfaqësuesit e vet, por për të bërë të gjithë lojën me përfaqësues të zgjedhur nga Rama. Së katërti, ministra, Edi Rama nuk paraqiten në interpelanca siç përcaktohet. Pra, deputetët e opozitës nisën betejën e tyre pa kthim, pasi defakto janë këtu pa të drejta dhe këto të drejta nuk janë të tyre personale, por janë të popullit opozitar, janë vetoja që Kushtetuta i jep popullit opozitar për kontrollin nëpërmjet komisioneve”, tha kryedemokrati.

Etiketa: Bledi Çuçibuxheti 2024gazment bardhikuvendLindita NikollaopozitaparlamentPDpsSali Berisha

Lajme të lidhura

RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon sërish konstituimin

21:17 : 05/07/2025
RAJONI

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës/ Prokuroria: Ishte i rremë! Ja çfarë dyshojmë

17:01 : 05/07/2025
AKTUALITET

Rinumërimi i Fierit/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin

14:49 : 05/07/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ PD: Rama ka firmosur 8 herë për këtë çështje, por ndaj tij nuk ka hetim

12:41 : 05/07/2025
AKTUALITET

Raporti i OSBE-ODIHR për 11 Majin: Pabarazi, abuzime dhe frikësim në zgjedhje

08:34 : 05/07/2025
AKTUALITET

“Duam pamjet filmike të zgjedhjeve”/ PD kërkesë KQZ, akuza Celibashit: Ka prerë imazhet

18:10 : 04/07/2025
Para

Çuçi: Ahmetaj nuk është përjashtuar nga Grupi i PS

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

21:46 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com