• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Promovimi në Gjykatën e Lartë trajtohet në KLGJ me ‘dyer të mbyllura’

KLGJ mbyll dyert në trajtimin e projektvendimeve për promovimimin e dy gjyqtarëve për një pozicion në fushën penale në Gjykatën e Lartë, duke i cilësuar si çështje me të dhëna specifike.

18:43 : 02/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor kishte një axhendë të ngjeshur të enjten, ku mes pikave ta planifikuara, procedurat e ngritjes në detyrë të gjyqtarëve për në Gjykatën e Lartë u zhvilluan me dyer të mbyllura.

Zëvendëskryetari i KLGJ-së, Ilir Rusi deklaroi pas shqyrtimit të 10 pikave të para, se mbledhja do të vijonte me dyer të mbyllura për shkak të specifikave të çështjeve që do të trajtoheshin.

Sipas koordinatores për të drejtën e informimit pranë KLGJ-së, Terpsina Lazaj, dy gjyqtarët që garojnë për një pozicion të lirë në fushën penale në Gjykatën e Lartë janë gjyqtarët Rexhep Bekteshi dhe Taulant Banushi. Në përfundim të mbledhjes që zgjati për më shumë se gjashtë orë duke përfshirë dhe ndërprerjet dhe kohën me dyer të mbyllura, Lazaj i tha BIRN se nuk kishte pasur ndonjë vendimarrje për kualifikimin ose skualifikimin e gjyqtarëve Bekteshi dhe Banushi, pasi ishte vendosur shtyrja për verifikime të mëtejshme.

Për afro një orë e gjysmë, anëtarët e KLGJ-së zhvilluan diskutime me dyer të mbyllura, për të cilat drejtorja e Shërbimeve Juridike dhe Marrdhënieve me Jashtë pranë këtij institucioni, Blerta Ngucaj, tha se kishin të bënin me çështje administrative. Dy zyrtarë të KLGJ-së raportuan para 10 anëtarëve të pranishëm për çështje të cilat mbeten të fshehta për publikun.

Të enjten pritej të shqyrtohej edhe projektvendimi “Për miratimin e udhëzuesit standard të marrëdhënieve të gjykatave me publikun dhe median”, por me kërkesë të anëtarit Alban Toro, kjo çështje u shty për t’u trajtuar një herë tjetër. Toro kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me projektvendimin dhe të dhënat e tjera.

Lexo edhe:

Synonte të bëhej gjyqtare, KLGJ rrëzon kërkesën e motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirko

Veliaj kërkon të dalë nga burgu, caktohet gjyqtari që do të vendosë për fatin e tij

Për shkak të transferimeve të gjyqtarëve gjatë muajve të fundit, nga disa gjykata të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm janë larguar edhe ata të caktuar për marrëdhënien me median. Bazuar në këtë situatë, KLGJ caktoi caktoi gjyqtarët e rinj për median në këto gjykata. Në Elbasan u caktua gjyqtari Ardit Kuka; në Gjirokastër gjyqtarja Marjola Beluli; në Sarandë gjyqtari Dejvi Çelçima; në Lezhë, gjyqtari Renis Sheshi dhe në Dibër, gjyqtarja Suela Lila. Po ashtu, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u caktua gjyqtar për median, gjyqtari Erion Bani, me argumentin se është ngritur si shqetësim dhe kërkesë nga kjo gjykatë, si dhe për specifikën dhe sensivitetin e çështjeve që trajtohen aty.

Në mbledhje u miratuan ndër të tjera hapja e procedurës së komandimit në Shkollën e Magjistraturës si pedagog të një gjyqtari; u përcaktuan pagat për gjyqtarët; si dhe u vlerësuan shkëlqyeshëm gjyqarja Okleda Liçe dhe gjyqtari Genti Shala./BIRN

Etiketa: Gjykata e larteKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJ

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Synonte të bëhej gjyqtare, KLGJ rrëzon kërkesën e motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirko

14:02 : 10/07/2026
AKTUALITET

Veliaj kërkon të dalë nga burgu, caktohet gjyqtari që do të vendosë për fatin e tij

18:28 : 09/07/2026
AKTUALITET

Veliaj, kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit

09:28 : 08/07/2026
AKTUALITET

Kufizimi i praktikës së ‘arrestit me burg’, Gjykata e Lartë zbardh vendimin

09:20 : 07/07/2026
AKTUALITET

Vrau ish-dhëndrin, Gjykata e Lartë prish dënimin për Mexhit Picarin. Çështja rikthehet në Apel

14:52 : 01/07/2026
AKTUALITET

Mbyllin mandatin në dhjetor, Gjykata e Lartë shpall vakancën për 3 anëtarë të KLGJ

15:20 : 27/06/2026
Para

Mungon katër muaj, Milani merr lajmin e keq për mbrojtësin

TË GJITHA

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026

BE-ja, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç

18:32 : 14/07/2026

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 mln dollarë Kanye West

18:23 : 14/07/2026

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş