• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kjo ishte grevë”/ Berisha: Ky është vetëm fillimi. S’e kemi me deputetët e PS, por me Ramën

11:11 : 02/11/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së Sali Berisha e ka konsideruar si një grevë, protestën e sotme të opozitës në Kuvend, ku përmbysën karriget e deputetëve të mazhorancës rreth foltores.

Në një prononcim për mediat pas seancës plenare, Berisha u shpreh se kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore kur firmosen nga një e katërta e Kuvendit nuk mund të mohoen kurrë, por sipas tij, mazhoranca e refuzon pasi në qendër të hetimit do vendoset kryeministri Edi Rama, ku sipas tij është në konflikt interesi, pasi “thjeshtra e tij”, duke iu referuar vajzës së Linda Ramës, vazhdon prej 7 vitesh të marrë tendera nga sektori publik dhe të pasurohet.

Berisha u shpreh se ky është vetëm fillimi dhe nuk do të heqin dorë, teksa shtoi më tej se u ka thënë deputetëve socialist se nuk e kanë me ta, por me Edi Ramën.

Sipas liderit demokrat, me mënyrën se si mazhoranca miratoi sot lidhet në Kuvend tregoi fytyrën e vet që nuk ndalet përpara asnjë turpi.

Sali Berisha: Ju patë sot reagimin me forma civile të mosbindjes civile dhe një grevë të përkohshme. Protesta është grevë, grevë-protestë në parlament nga deputetët e opozitës me kërkesën e prerë të rikthimit të të drejtave të tyre kushtetuese. Ne, po e përsëris edhe njëherë, jemi opozita e të drejtave të mohuara si kurrë ndonjëherë në 32 vite. Edi Rama i ka mohuar opozitës kërkesën kushtetuese të firmosur me 35 firma deputetësh për ngritjen e 8 komisioneve hetimore parlamentare. Kjo kërkesë nuk është në vullnetin e pseudomazhorancës. Kjo kërkesë diktohet nga Kushtetuta si detyrim për ngritjen e komisioneve sapo të mblidhen 35 firma apo të firmosë një e katërta e parlamentit. Kjo kërkesë nuk mund të mohohet kurrë. Kjo kërkesë mohohet sepse ne epiqendër të këtij hetimi, pa diskutim do vendoset edhe Edi Rama. Nuk mund të pranojë Edi Rama kërkesën për zbatimin e ligjit të konfliktit të interesit, sepse anëtari i familjes së tij, thjeshtra, e cila në çdo kod është anëtar familje, vazhdon prej 7 vitesh të marrë tendera nga sektori publik dhe të pasurohet duke përdorur në këtë mënyrë pushtetin e thjeshtrit. Ligji për konfliktin e interesit përcakton rreth të ngushtë bashkëshorten, bashkëshortin, bashkëjetuesen, bashkëjetuesin dhe fëmijët dhe prindërit e tyre. Edi Rama nuk mund të lejojë të hetojë konfliktin e interesit, sepse ai ka sarajet e Surrelit në një kohë kur kishte të deklaruara gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë në ILDKP. Edi Rama nuk mund të pranojë se parku i shtëpisë së tij prej 5 mijë metër katror, ka deklaruar se është blerë me çmime simbolike.
Se burimet e ndërtimit të këtyre sarajeve, sipas zonjës Rama janë paratë e librit ‘Kurbanit’. Imagjinoni një libër që pjell saraje me lekët që fiton, sot në botë nuk ekziston. Plus që nuk ka asnjë faturë tatimore që të justifikojë këtë mashtrim publik. Edi Rama deklaron se sarajet e tij kanë origjinë paratë e emigracionit. Nuk ka asnjë faturë, asnjë transfertë bankare të parave të emigracionit të Edi Ramës, që të justifikojë ndërtimin e sarajave. Pra, kemi të bëjmë me shfrytëzim pushteti si kryebashkiak dhe kryeministër për ndërtimin e një parajse në Surrel. E njëjtë është situata me pallatin 5-katësh në sheshin e pallateve. Nuk ekziston asnjë faturë e vetme financiare, bankare, tatimore e çfarëdolloji. Është ndërtuar, thotë zonja Rama, me para gjaku. Nuk besoj se vëllai i saj është marrë me gjak apo gjëra të tilla. Sa implikon vëllain e saj, i them zonjës të tregojë se kush ta ndërtoi dhe si u shpërblye, se nuk e di se vëllai i saj të jetë trafikant apo vrasës serial. Jo, nuk kam dëgjuar.

Lexo edhe:

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

Kjo ishte grevë. Ne shpallëm një grevë të përkohshme aq sa do vazhdonte turpi i parlamentit. Dhe ata nuk respektojnë grevën. Unë ua thashë edhe deputetëve socialistë, ne nuk kemi punë me ta, ne kemi punë me Edi Ramën. Ne kemi punë me Taulant Ballën. Taulant Balla është një kriminel më i poshtër se Bajrat, më i poshtë se Çelët. Se ai ka marrë postin e ministrit të Brendshëm, kurse ata rrinë në bodrumet e tyre. Si mundet që ky njeri të largojë nga policia 64 IMSI Catcher, në një kohë kur vetë ka pasur tre? A nuk është ky abuzim i tmerrshëm me pushtetin? Ne nuk heqim dorë, ky është vetëm fillimi. Po ne të drejtat tona kushtetuese, së pari të drejtën e krijimit të komisionit hetimor parlamentar; së dyti, të drejtën e procedurës parlamentare për nismat tona ligjvënëse. Ne nuk themi se nisma jonë ligjvënëse do shndërrohet në ligj, por ajo duhet të kalojë të gjithë procedurën parlamentare dhe të mos mbetet në sirtaret e Lindës së parlamentit. Kjo nuk ndodh kund në botë. Ne kërkojmë që përfaqësuesit tanë, në komisione dhe kudo, t’i caktojë grupi parlamentar dhe jo Edi Rama. Besoj se këto janë kërkesat më legjitime, pa të cilat ne nuk kemi asnjë lloj autorizimi nga zgjedhësit tanë që të vazhdojmë si marioneta në aktivitetin tonë parlamentar.

Ju i pati si i miratoi ligjet? Ai quhet miratim?! Ai është turpi i mazhorancës. Mazhoranca tregoi fytyrën e vet që nuk ndalet përpara asnjë turpi. Të shohin qytetarët se çfarë po ndodh? Se çfarë parlamenti kanë. Ne kërkojmë parlament normal. Ne kërkojmë që qytetarët të gjykojnë mbi opinionet për ligjet, për ligjet që sjell opozita, të gjykojnë kundërshtimet ndaj tyre, të gjykojnë për rezolutat. A e dini se ka dy vite që rezoluta që dënon gjenocidin ciklik serb në Kosovë dhe në Shqipëri? Ftoj çdo shqiptar të lexojë botimet e viteve 1913 për gjenocidin e Lumës. Në të gjithë traktatet e gjenocideve, Luma rezulton një nga gjenocidet e para të regjistruara. Edi Rama jo vetëm që nuk pranon të kalojë rezolutën, përkundrazi prishi një përmendore ndaj mijëra viktimave, ndër të cilat qindra fëmijë u dogjën të gjallë. Janë të gjitha të përshkruara nga historianët e huaj të kohës.

Etiketa: greve uriekuvendopozitaRamaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

22:34 : 05/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

17:43 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri

13:23 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi me Berishën, Kovatchev i shqetësuar: Do i ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri

12:26 : 05/06/2025
AKTUALITET

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025
Para

Armë zjarri, krehër dhe municion luftarak në banesë, shpallet në kërkim 51-vjeçari në Librazhd/ Emri

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com