• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Revolucioni i vërtetë

12:13 : 17/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED

Nga Ilir Kalemaj

Në një botë përherë dhe më sfiduese, kur sfidat janë jo vetëm të pahasura më parë por ndjekin njëra-tjetrën në një spirale të pambarimtë, debatet shterpë në katundin tonë duken si kolloqife pa rigon. Të gjitha vendet kanë kurbë dhe majë. Ne vazhdojmë me zigzage. Flasim për krizë të pambarimtë lokale por që është fund e krye rezultat dhe derivat i një klase politike të paaftë, meskine, pa ide dhe thellësisht egoiste. Ku sulmet ad hominem kanë zëvendësuar dhe debatin më minimal në lidhje me sfidat globale dhe se cili është impakti dhe efektet e tyre sot dhe nesër.

Ndërkohë bota ka kaluar me shpejtësi nga tsunami financiar që nisi në 2008-ën, nëpër një paqëndrueshmëri ekonomike që u thellua më pas me goditjen e kovidit dhe me ritme ende të ulëta të rimërkëmbjes. Në këtë fazë të ndërmjetme vetë BE ka përjetuar disa kriza të njëpasnjëshme, nga ajo e borxheve të Greqisë, Italisë etj që u reflektua dhe me krizën në Eurozonë, te BREXIT, nga kriza endemike e refugjatëve të luftës dhe migrantëve të paligjshëm te reforma e munguar e azilit që e shpërndan barrën në mënyrë të padrejtë.

Sakaq Ballkani Perëndimor përpëlitet mes shpresës së vagëllt për antarësim të shpejtë nxitur sidomos pas agresionit rus në Ukrainë dhe paqëndrueshmërisë politike, ekonomike dhe financiare. Kjo e fundit hap dhe rrugën për ndikime dhe influenca të treta sidomos përmes dezinformacionit nga Rusia apo penetrimi i fortë ekonomik kinez, gjë që shqetëson shumë aktorë dhe faktorë nga Brukseli në Ëashington D.C.

Lexo edhe:

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

Tre vite luftë në Gaza, regjistrohen mbi 73 mijë viktima

Sot ndërsa kryefjalë në analizat profesionale dhe mediatike ndërkombëtare, krahas konfliktit Rusi-Ukrainë dhe pasojave të tij sidomos në hapësirën ish-sovjetike por edhe Ballkan, krahas kërcënimit në rritje të Kinës jo vetëm ndaj Tajvanit, por edhe në detine Kinës Jugore, është dhe revolucionit i Inteligjencës Artificiale i cili përmes ChatGPT po mendohet të përshpejtojë përtej çdolloj premise fillestare atë që njihet si revolucioni i katërt industrial. Bashkë me lajmëtarët e parë të këtij revolucioni të lajmëruar qysh para një dekade, të tillë si teknologjia 5G dhe “interneti i gjërave”, mendohet se do të revolucionarizojë në mënyrë të pakthyeshme tregun e punës, ku mendohet që në periudhë afatshkurtër rreth 300 milionë vende pune do të humbasin vetëm në perëndim.

Ndonëse një letër në formë peticioni që kërkonte një pezullim të paktën të përkohshëm të Inteligjencës Artificiale, të nënshkruar ndërmjet të tjerëve nga bashkëthemeluesi i Apple Steve Wozniak apo Elon Musk, ka marrë së fundmi mbi 13.500 firma, Bill Gates dhe të tjerë nuk e konsiderojnë në nevojshme një gjë të tillë. Ndonëse të gjithë drejtuesit e industrisë informatike dhe inxhinerike bien dakord që një formë kontrolli mbi këtë industri dhe mbi efektet që mund të sjellë duhet dakordësuar.

Frika është se manjatët e sotëm të industrisë mund mos të kuptojnë që këto teknologji të reja mund të futen në një spirale të pakontrollueshme, ku efektet do të jenë të paparashikueshme. Ndryshe nga Henry Ford i cili e kuptoi herët që të prodhoheshin makina në masë, sic bëri ai me modelin Ford-T, pikë së pari duhej garantuar shtrirja e tregut dhe që masat dhe jo vetëm elitat të përballonin blerjen e tyre. Duke reformuar njëkohësisht tregun e punës dhe duke krjuar një kapitalizëm me fytyrë njeriu. Por mbi të gjitha duke krijuar një model të qëndrueshëm. Ndërkohë që e ardhmja sot ofron paqartësi të konsiderueshme.

Natyrisht çdo krizë është dhe një mundësi. Çdo kërcënim është edhe një shtysë për ndryshime në nivel individual dhe kolektiv. Çka i lidh këto të fundit janë politika largpamëse dhe rregullatore që parashohin ndryshimet globale dhe ju paraprijnë efekteve lokale. Vërtet Shqipëria mundtë jetë shumë larg në disa aspekte që lidhen me inovacionin dhe teknologjinë, por është po aq e vërtetë që sot shumë shtete në zhvillim dhe të pazhvilluar bëjnë “kërcimin e brektosës” (ang. leap frog). Me fjalë të tjera nuk presin më dekada apo dhe vite për të adoptuar, kopjuar apo përshtatur teknologji, të cilat krahas lehtësimit të jetesës, mund të kenë dhe efekte të thella transformuese në tregun e punës, profesionet etj.

Për këtë lipset fleksibilitet maksimal plus autonomi e zgjeruar e Universiteteve që të përshtatin apo ndryshjnë kurrikulat universitare, një shkollim më i fortë bazë duke incentivizuar mësuesit dhe jo rënduar me ngarkesa të kota adminstrative apo duke shërbyer si vatra shpërblimi militantësh, me mbështetje reale për start up-et, për hub-et e teknologjisë, me mbështetje reale për kërkimin shkencor dhe inovacionin, të cilat duhen inkurajuar për t’u lidhur ngushtë me sipërmarrjen etj. Këto janë debate reale dhe kërkojnë politika të reja zhvillimi, në vend të diskutimeve se dhe sa vite apo dekada do të vijojnë të jenë të njëjtët aktorë politikë që ofrojnë të njëjtën retorikë tallava përgjegjës për fatin e njerëzve që ende vijojnë të frymojnë në këtë vend.

Etiketa: ballkani perendimorBEbrexitCovidekonomia boteroreilir kalemajlufte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

18:32 : 15/07/2026
BOTA

Tre vite luftë në Gaza, regjistrohen mbi 73 mijë viktima

16:22 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

10:21 : 15/07/2026
AKTUALITET

Auditorët e BE ‘nxijnë’ Shqipërinë: Projektet e transportit, të ngadalta dhe të pambikëqyrura

09:24 : 15/07/2026
AKTUALITET

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

21:22 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rama premton sërish “standardet europiane”, ndërsa prej 45 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë së tij

20:19 : 14/07/2026
Para

RRËFIMI/ "Më dha drogë e donte të më mbyste", zbardhet pengmarrja e 28-vjeçares nga bashkëjetuesi

TË GJITHA

Aksident me të plagosur në autostradën Lushnje-Fier. Krijohet trafik kilometrik

08:20 : 16/07/2026

Zgjidhet kupola drejtuese e PD-së, Noka rikonfirmohet Sekretar i Përgjithshëm/ LISTA

08:15 : 16/07/2026

Sot temperatura përvëluese, parashikimi i motit

08:02 : 16/07/2026

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş