Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Bulgarec të Korçës.
Një automjet është përplasur me një motor, duke e lënë të plagosur drejtuesin e motorit.
Drejtuesi i automjetit e ka transportuar personalisht të lënduarin drejt spitalit të Korçës, ku ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Pritet që të kryhen veprimet përkatëse me drejtuesin e automjetit nga ana e policisë së Korçës.