• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqi në Hagë/ Ish-liderët e UÇK-së njëzëri para gjykatësit: Jemi të pafajshëm!

10:23 : 03/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, RAJONI
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Ditën e sotme në Gjykatën Speciale të Hagës zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëvetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët akuzohen për krime lufte.

Momente prekëse teksa katër ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë deklaruar të pafajshëm për akuzën e krimeve të luftës në seancën e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ata janë njohur me akuzën dhe të pyetur nëse i qëndrojnë deklaratave të mëparshme, kanë konfirmuar.

“E kuptoj aktakuzën, jam plotësisht i pafajshëm”, kështu ka deklaruar ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi para gjykatësit.

Pas leximit të akt akuzës nga prokuroria janë pyetur dhe ish-liderët e tjerë të UÇK-së Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

“E shpreh pakënaqësinë time për një vonesë 2 vite e gjysmë, por ju falënderoj. Deklarohem tërësisht i pafajshëm”, tha Veseli.

Lexo edhe:

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

“Berliner Zeitung”: Dua Lipa kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

“Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, deklaroi Selimi.

“E kam të vështirë të kuptoj akuzën dhe mënyrën si është përpiluar kjo akuzë. Nuk kam asnjë lidhje me asnjërën nga pikat që i lexoi prokurorja para pak minutash. Akuzën e kuptoj siç është, por nuk pajtohem me të, pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për çfarë flet akuza. Plotësisht i pafajshëm”, deklaroi Krasniqi.

 

1 nga 4
- +

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prej nëntorit të vitit 2020, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, gjenden në paraburgim në Hagë të Holandës.

Prokurori i specializuar, Alex Whiting tha në hyrje të seancës ndaj tyre se rasti ndaj ish-katër krerëve të UÇK-së ka të bëjë me ta personalisht e jo me gjithë UÇK-në.

“Kjo çështje gjyqësore nuk kërkon të procedojë UÇK-në dhe nuk akuzon të gjithë anëtarët e saj. Akuzat ngrihen kundër katër vetave. Shumica e anëtarëve të UÇK-së nuk kishin të bënin fare me krimet për të cilat është ngritur aktakuza”, tha Alex Whiting

Ai tha se një prej çështjeve më të ndjeshme të këtij rasti ka të bëjë me frikësimin e dëshmitarëve. Sipas tij, disa prej dëshmitarëve që do të paraqiten në seancë gjatë procesit gjyqësor do të kenë “frikë” të tregojnë për ato që kanë përjetuar.

Gjatë fjalëve hyrëse të Prokurorisë Speciale, ushtruesi i detyrës së prokurorit të specializuar, Alex Whiting, pretendoi se Hashim Thaçi ka bërë disa deklarata të rreme gjatë fazës së hetimit para ngritjes së aktakuzës.

I pandehuri “Hashim Thaçi ka ardhur disa herë në fshehtësi për të dhënë intervista në SPO”, ka thënë Whiting në gjykatë, duke shtuar se: “Ai (Thaçi) ka mohuar shumë për rolin e tij dhe rolin e shtabit të përgjithshëm”.

Whitingu pohoi se Thaçi i kishte thënë PSP-së në një nga intervistat gjatë fazës së hetimit se shtabi i përgjithshëm i UÇK-së nuk funksionoi deri në nëntor 1998 dhe madje edhe më pas “ekzistonte vetëm në letër”.

Megjithatë, sipas prokurorit Whiting, SPO-ja do të dëshmojë se deklaratat e Thaçit ishin “kundërshtuar nga deklaratat e tij dhe deklaratat e të akuzuarve”.

“Përse zotëri Thaçi erdhi këtu në Hagë dhe i bëri këto pretendime të rreme sa i përket rolit të tij gjatë luftës lidhur me UÇK-në. Nga se po donte të largohej, çfarë po përpiqej të fshihte. Në fund fare, gjykimi që po fillon sot do t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve”, tha Whitingu.

 

1 nga 16
- +

Sakaq, jashtë ambienteve të gjykatës mijëra shqiptarë e kosovarë të diasporës janë organizuar në një marshim-protestë, nën moton “Liria ka emër”, duke kërkuar gjykim të drejtë dhe lirinë e ish-krerëve të luftës.

Me brohoritjet “UÇK” që ushtojnë në Hagë, shqiptarët e diasporës të ardhur kryesisht nga Gjermania, Austria, Zvicra dhe Belgjika kërkojnë gjykim të drejtë për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin.

“Sot shihet që ka interesim të madh të bashkatdhetarëve nga të gjitha anët e Evropës, edhe nga Amerika e largët, protesta ka qëllimin vetëm për kërkim të drejtësisë, ne duam vetëm drejtësi dhe gjykim të drejtë të liderëve tonë të luftës dhe paqes”, tha Raif Istogu, njëri nga organizatorët e marshimit-protestë.

LEXO EDHE:

Gjyqi në Hagë/ Ushtojnë thirrjet pro UÇK-së, diaspora kërkon lirinë e ish-krerëve të luftës (Foto)

Prokurori i Speciales: Nuk po gjykohet UÇK, ka të bëjë me krimet që kanë bërë 4 të akuzuarit

Etiketa: GjyqihageHashim Thaçiprotesteuckveseli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

10:21 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Berliner Zeitung”: Dua Lipa kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

08:36 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

21:48 : 14/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut!

20:45 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rama premton sërish “standardet europiane”, ndërsa prej 45 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë së tij

20:19 : 14/07/2026
Para

Gjyqi në Hagë/ Ushtojnë thirrjet pro UÇK-së, diaspora kërkon lirinë e ish-krerëve të luftës (Foto)

TË GJITHA

Tragjedi në Gjirin e San Franciskos/ Një i vdekur dhe dy të zhdukur pas fundosjes së një varke

15:37 : 15/07/2026

Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Erion Veliajt, kush u caktua relator në vend të tij/ EMRI

15:23 : 15/07/2026

Boçi: Reforma Territoriale nuk mund të bëhet me etapa të kapërcyera, të shtyhet afati i Komisionit

15:14 : 15/07/2026

A po kthehet Dua Lipa në fytyrën e “Revolucionit të Flamingove”

15:06 : 15/07/2026

Po trafikonin 111 kilogramë kokainë me kamion, arrestohen 2 shqiptarët! Malli me vlerë 20 mln euro

14:50 : 15/07/2026

Angli/ 28-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në rrugë, dy persona nën hetim për vrasje (Emri)

14:45 : 15/07/2026

E rëndë në Devoll, 57-vjeçari vetëvritet në banesë

14:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişCasibomjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş