• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I frikësuar nga protesta e opozitës? Rama përdor 21 janarin si “mburojë”: Dhëntë Zoti jo!

11:34 : 03/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Në prag të protestës kombëtare të opozitës, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të përdorë si “mburojë” ngjarjen tragjike të “21 janarit” ku humbën jetën 4 protestues në “demostratën” e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë.

Rama në reagimin e tij, risjelll në vëmendje inçizimet e publikuara së fundmi në media ku pretendohet se Garda lëshoi urdhërin për të hapur zjarr me plumba luftarakë mbi protestuesit e dhunshëm që nga momenti në moment kaluan gardhin e sigurisë.

Kryeministri Edi Rama thekson se drejtësia e vjetër dështoi të çonte përpara drejtësisë autorët dhe urdhëruesit e vrasjeve në bulevard, ndërkohë që uron që një gjë e tillë të mos ndodhë dhe me atë që ai e cilëson si drejtësia e re.

 

POSTIMI I PLOTË NGA EDI RAMA:

Lexo edhe:

Rama hesht për deklaratën skandaloze të ministres serbe/ Berisha: Të shpallet non grata

Kërkesat e Spiropalit për reformimin e PS: Shteti mbi partinë, drejtësi e pavarur dhe luftë korrupsionit

“A KA MË KU TË RRIJË që teksa së fundmi, doli edhe një tjetër material, autentik, brutalisht rrënqethës, për vrasjen me paramendim dhe gjakakullsi kriminale, me pushkët e shtetit, të katër qytetarëve të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm për askënd, vrasësit e tyre vazhdojnë jo vetëm të enden të lirë, po luajnë edhe role nga më të rëndësishmet në jetën e vendit?!

Hapjen e zjarrit me plumba luftarakë mbi një turmë, sistemi demokratik nuk e njeh si të drejtë të shtetit, po e konsideron krim të rëndë dhe në historinë e Europës së të paktën 100 vjetëve të fundit, përfshirë edhe Europën e Luftës së Ftohtë, Shqipëria demokratike është i vetmi vend ku është hapur zjarr luftarak mbi turmë. Zjarr luftarak vdekjeprurës i pahetuar, i pagjykuar dhe sigurisht i pandëshkuar prej 12 vjetësh! Një proces farsë mbi këtë krim shtetëror të paparë e të padëgjuar në historinë e Europës, anashkaloi totalisht të vërtetën ulëritëse të një vrasjeje me paramendim, madje të paralajmëruar e të paspranuar me arrogancën më poshtëruese nga urdhëruesit.

Drejtësia e vjetër, e kalbur dhe e nënshtruar, rivrau katër të vrarët, shkeli egërsisht mbi plagët e familjeve të tyre, përdhunoi pashpirtësisht jetimët e katër baballarëve, duke u mohuar barazinë para ligjit dhe duke u dhënë shqiptarëve mesazhin më të hidhur, e më dekurajues të mundshëm për drejtësinë e pabarabartë në atdheun e tyre.

Drejtësia e re, me institucionin e saj kyç, të krijuar enkas nga një vullnet i fortë popullor e politik, kombëtar e ndërkombëtar, për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë, e cila duhet ta kishte nisur jetën e vet bash tek ky gur i përgjakur i themeleve të shembura të barazisë para ligjit të këtij vendi, jo vetëm nuk u kthye tek vendi i këtij krimi me pasoja tmerrsisht deformuese, të thella e afatgjata, për kulturën politike e demokratike të Shqipërisë, po bëri sikur s’kishte asnjë lidhje me të, pavarësisht se një prej motiveve më të forta të mbështetjes masive popullore të reformës në drejtësi (prej ku lindi edhe vetë SPAK-u si mishërim i një shprese të madhe) ishte pikërisht nevoja kombëtare për drejtësi për 21 janarin. Ky është sot edhe një nga motivet kryesore të zhgënjimit popullor nga reforma në drejtësi – kush i mohon apo i ve në diskutim si të parën edhe të dytën, nuk e kupton ose nuk do që ta kuptojë thelbin dhe konseguencat historike mbi shtetin e së drejtës, të veprimit apo mosveprimit të ilaçit të drejtësisë për plagën tragjike të 21 janarit.

Lajmi i mirë gjithsesi është se për drejtësinë nuk është kurrë vonë. Dhe pavarësisht se krimi makabër i 21 janarit s’ka pasur nevojë për prova të reja, me provat e reja të javëve të fundit, e sidomos me audioregjistrimin tronditës të publikuar ditët e fundit, moskthimi pa humbur më kohë i drejtësisë së re në vendin e krimit të 12 vjetëve më parë, do të ishte konfirmimi dramatik i nënshtrimit të saj ndaj inercisë së neveritshme të drejtësisë së vjetër. Dhëntë Zoti jo!”, shkruan Rama.

 

  • SPAK para disa ditësh shpalli moskompetencë për “21 Janarin”

Dy kallëzimet e qeverisë dhe Partisë Socialiste mbi ngjarjen e 21 Janarit 2011, Prokuroria e Posaçme vlerësoi se nuk është kompetente për të hetuar çështjen dhe dërgoi materialet në Prokurorinë e Tiranës.

SPAK edhe pse është institucioni kompetent për hetimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, të dy të kallëzuar për vrasje në atë që mazhoranca e quan krim shtetëror, vrasjen e 4 protestuesve në protestën e 21 Janarit, nga materialet e deritanishme nuk gjeti indicie të mjaftueshme për implikimin e tyre. Nga ana tjetër vepra penale e vrasjes është një akuzë që pa përfshirjen e një zyrtari apo ish-zyrtari të lartë, hetohet në çdo rast tjetër nga Prokuroritë e rretheve.

Etiketa: 21 janariEdi Ramakryeministrimoskopetenceopozitaprotestespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama hesht për deklaratën skandaloze të ministres serbe/ Berisha: Të shpallet non grata

13:29 : 16/07/2026
AKTUALITET

Kërkesat e Spiropalit për reformimin e PS: Shteti mbi partinë, drejtësi e pavarur dhe luftë korrupsionit

12:00 : 16/07/2026
AKTUALITET

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

11:20 : 16/07/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026
AKTUALITET

‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut

22:10 : 15/07/2026
AKTUALITET

Përplasja me Erion Braçen, protestuesi: Më etiketoi si drogaxhi, më pas u kërcënova me 500 mesazhe

21:41 : 15/07/2026
Para

Pranverë në Credins!

TË GJITHA

I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, arrestohet! (Emrat)

13:34 : 16/07/2026

Rama hesht për deklaratën skandaloze të ministres serbe/ Berisha: Të shpallet non grata

13:29 : 16/07/2026

“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ Ministrja serbe i kërkon falje Vuçiç, jo shqiptarëve

13:22 : 16/07/2026

Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër

13:04 : 16/07/2026

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

13:02 : 16/07/2026

Përplasi për vdekje fëmijën 7-vjeçar, lihet në burg regjisori Petri Bozo

12:55 : 16/07/2026

Balla përplaset me Kaprin: Agron Shehaj ka grabitur pronat në Vlorë! E pashë në Google Earth, do qeshë gjithë Shqipëria

12:41 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş