• Kontakt
Sunday, June 21, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kompania “MSE” nën hijen e oligarkut Allajbeu, miliona lekë tendera me flamuj të kuq

20:29 : 16/02/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Prej themelimit të saj, në vitin 2018 e deri në Tetor 2020, kompania e prodhimeve mjekësore “MSE” (ish-“Ashlar”), kishte arritur të siguronte vetëm një kontratë minimale, me vlerë 8 milionë lekë të vjetra, të lidhur me institucionet publike.

Por, kur kjo kompani iu shit disa personave, të cilët lidhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose indirekt me bosin e Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu, “MSE” siguroi dhjetra kontrata publike, me vlerë qindra milion lekë.

Dhe, thuajse të gjitha këto kontrata janë pa garë ose me “flamuj të kuq”, me anën e të cilëve ekspertët ndërkombëtarë ngrenë dyshime për procedura jo-transparente ose edhe korruptive.

Lexo edhe:

Asfalti i florinjtë/ Bashkia e Tiranës, 900 mijë euro/km për “lyerjen” e rrugës dytësore të autostradës

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e tenderit 28 mln euro të uniformave të Policisë

Të dhënat e “openprocurement.al” tregojnë se shoqëria “MSE” ka siguruar 20 kontrata publike nga Tetori 2020 e deri në Shkurt 2023, me një vlerë totale prej 1.6 miliardë lekë të vjetra.

“Boldnews.al” ka arritur të identifikojë se të paktën 8 prej këtyre procedurave, nga ato me vlerë më të lartë, janë përfituar nga shoqëria private “MSE” nën dyshimet e “flamurit të kuq”.

Njerëzit e Allajbeut tek “MSE”

Kompania “MSE” rezulton të jetë krijuar në Gusht 2018 nga Denisa Bishyti. Sipas të dhënave të Thesarit të Shtetit, kompania nën drejtimin e Bishytit ka nënshkruar vetëm një kontratë publike, atë me Spitalin e Vlorës, për një pajisje “Videokolposkopi”, me vlerë 8 milionë lekë të vjetra.

Në Tetor 2020, Bishyti ia shet kompaninë Ilda Tërshanës, Arbër Liçaj dhe Can Kutay Orten.

Në foto: Akti i shitjes së aksioneve të “MSE” shpk në vitin 2020

Ilda Tërshana, e cila bleu 80 përqind të aksioneve të “MSE” rezulton se ka qenë për shumë vite drejtoreshë në kompaninë “Evita”, e lidhur me Klodjan Allajbeun dhe që zotëronte aksione në shoqërinë koncesionare për shërbimin e Hemodializës, “DiaVita”.

Ndërsa Arbën Liçaj, sipas raportimeve mediatike, ushtronte funksionet e inxhinjerit elektronik në Spitalin Amerikan të Klodjan Allajbeut.

Në shkurt 2023, Ilda Tërshana i shet aksionet e saj në kompaninë ‘MSE” tek Arbën Teqja. Edhe për këtë personazh, në media janë raportuar lidhje të tij me Klodjan Allajbeun.

Ata të dy ndajnë pasionin për kalërimin dhe janë pjesë e Shoqatës së Hipizmit, ndërkohë që Arbër Teqja rezulton edhe administrator në “Equos Resort”, i ndërtuar nga Allajbeu.

Tenderat me “flamuj të kuq”

Në Tetor 2020, Ministria e Shëndetësisë nën drejtimin e Ogerta Manastirliut, zhvillon procedurën për “blerje respirator për Reanimacionin”, me fond limit 625 milionë lekë të vjetra.

Në tender marrin pjesë 6 operatorë ekonomikë. Oferta e shoqërisë “MSE” ishte më e larta, me vlerë 572 milionë lekë të vjetra. Disa kompani të tjera paraqitën ofertë shumë më të ulta, afërsisht gjysmën e asaj që paraqiti “MSE”.

Por, në përfundim, Manastirliu eleminoi nga gara të gjithë konkurentët, duke ia dhënë tenderin shoqërisë “MSE”.

Në foto: Tenderi i Manastirliut për “MSE” shpk në Tetor 2020

E njëjta frymë ka vijuar edhe në të paktën 7 procedura të tjera tenderuese, të cilat paraqiten në vjim, me rend kronologjik nga më i vonshmi, tek më i hershmi.

– Në Dhjetor të vitit 2022, Drejtoria e Shërbimit Spitalor të Librazhdit mbylli tenderin për “Bler Echo të përgjithshme”.

Në foto: Tenderi i Drejtorisë Spitalore Librazhd

Në tender marrin pjesë 4 operatorë ekonomikë. Në përfundim, fitues shpallet “MSE” shpk, e cila kishte paraqitur ofertën më të lartë, në shumën 28 milionë lekë të vjetra.

– Në Prill 2022, shoqëria “MSE” shpallet fituese e një tenderi pa garë për “pajisje plotësuese për krevat gjinekologjik”, me vlerë 12 milionë lekë të vjetra, të zhvilluar nga Spitali i Lezhës.

Në foto: Tenderi i Spitali Lezhë

Të dhënat zyrtare tregojnë që ‘MSE” ishte kompani e vetme në garë.

– Në Tetor 2021, “MSE” fiton një tjetër tender pa garë, për “blerje aparatura mjekësore”, me fond limit rreth 80 milionë lekë të vjetra, të zhvilluar nga Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Në foto: Tenderi i Maternitetit “Geraldinë”

Sipas dokumentave zyrtarë, në garë nuk ka pasur asnjë konkurent tjetër.

– Në Gusht 2021, Spitali i Vlorës zhvillon tenderin për “Blerje echo kardiake”.

Në foto: Tenderi i Spitalit Vlorë

Në garë marrin pjesë 4 konkurentë. Në fund, fitues shpallet ‘MSE”, me ofertën 28 milionë lekë të vjetra, e cila rezulton që nuk ishte më e ulta.

– Në Qershor 2021, shoqëria “MSE” shpallet fituese e tenderit “blerje pajisje hotelerie dhe mjekësore për Pediatrinë e Elbasanit, me ofertë 112 milionë lekë të vjetra.

Në foto: Tenderi i Pediatrisë Elbasan

Në tender rezulton se janë përfshirë 4 kompani dhe “MSE” ka paraqitur ofertën më të lartë.

– Në Mars 2021, “MSE” fiton një tjetër tender me “flamur të kuq”, të zhvilluar nga Spitali i Vlorës për “blerje aparat anestezie”, me vlerë 96 milionë lekë të vjetra.

Në foto: Tenderi i Spitalit të Vlorës në Mars 2021

Sipas dokumentave të procedurës, rezulton se “MSE” ka qenë konkurente e vetme në garë.

– Në Shkurt 2021, “MSE” merr pjesë në tenderin për furnizim-vendosje të pajisjeve hoteliere e mjekësore në Spitalin e Lezhës.

Në foto: Tenderi i Spitalit të Lezhës, Shkurt 2021

Në garë marrin pjesë 4 operatorë ekonomikë. Tre prej tyre nuk paraqisin ofertë dhe në fund shpallet fitues “MSE” shpk, me vlerë 325 milionë lekë të vjetra.

Etiketa: institucione publikeKlodjan AllajbeuKompania "MSE"ministria e shendetesiseOgerta Manastirliuprodhime mjekesorespitali amerikantender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Asfalti i florinjtë/ Bashkia e Tiranës, 900 mijë euro/km për “lyerjen” e rrugës dytësore të autostradës

11:13 : 20/06/2026
AKTUALITET

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e tenderit 28 mln euro të uniformave të Policisë

17:46 : 09/06/2026
AKTUALITET

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

21:32 : 28/05/2026
AKTUALITET

Tenderët e dyshimtë për laboratorin doganor/ Skemë e Besmir Bejës për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?

16:33 : 27/05/2026
AKTUALITET

Milionat e Bashkisë së Bulqizës rrjedhin drejt tenderit korruptiv të ujësjellësit

08:10 : 25/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria, në fund të rajonit për financim në shëndetësi

15:08 : 22/05/2026
Para

I shtrirë në korridorin e Traumës, gjendet 42-vjeçari i zhdukur prej një jave

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e diel, 21 qershor 2026

23:21 : 20/06/2026

Rrogozhinë/ 25-vjeçari vret me thikë fqinjin

23:15 : 20/06/2026

Për herë të parë thirrje për dhunë nëse Rama nuk reflekton

23:05 : 20/06/2026

Shqiptarët thirrje në kor poshtë zyrës së Ramës: Të heqim qelbësirën

22:54 : 20/06/2026

Sheshi i tejmbushur, deputetja socialiste tenton të minimizojë protestën: Si turli…

22:37 : 20/06/2026

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

22:25 : 20/06/2026

Iu bashkua qytetarëve në shesh, Koçeku: Vëmendjen te protesta, jo te unë

22:10 : 20/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomholiganbetmarsbahis girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsGrandpashabetGrandpashabetBets10casibomjojobet girişbetkomjojobet girişdeneme bonusuMadridbetPusulabetPusulabetMadridbetamgbahisgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabet