• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shifrat/ Erion Veliaj mashtroi dhe për turistët

18:23 : 11/01/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se deri në fund të vitit, kryeqyteti do të priste 7 milionë turistë. Kjo shifër sipas verifikimit të Faktoje është e ekzagjeruar, referuar edhe shifrave që jep vetë bashkia e Tiranës. Edhe pse ka pasur një rritje të konsiderueshme të vizitorëve të huaj, pas periudhës së pandemisë, numri i turistëve në 2022 për Tiranën është më i ulët. Së fundi edhe kryeministri Rama ka deklaruar të njëjtën shifër, por për gjithë Shqipërinë.

“Ne sot do të kapim besoj rekordin, në qoftë se vazhdon ky trend deri në fund të vitit, 7 milionë turistë”, deklaroi Veliaj në tetor të këtij viti.

Por sa turistë e vizituan kryeqytetin gjatë viti 2022? Në lidhje me këtë çështje, Faktoje iu drejtua me një kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës.

Kërkesa për informacion dërguar Bashkisë Tiranë, 7 dhjetor 2022

Lexo edhe:

Tiranë/ Grabitën banesën nën kërcënimin e armës, dy të arrestuar, një në kërkim (EMRAT)

Nis marshimi nëpër Tiranë: Rama jepe dorëheqjen!

Në përgjigjen zyrtare që mban datën 13 dhjetor, ky institucion bën të ditur se në 10 muaj, numri i turistëve që vizituan kryeqytetin është 2 milionë.

“Referuar shifrave të publikuara nga Instituti i Statistikave: Për periudhën 10 mujore janar – tetor 2022 numri i shtetasve të huaj ardhur në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, pra për rrjedhojë edhe në Tiranë është 2.097.607 persona. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janar- tetor 2021, ku numri i tyre ishte 1.197.227, kemi një rritje prej 75%”, argumenton Bashkia e Tiranës.

Referuar përgjigjes zyrtare nga ky institucion, atraksionet më të vizituara nga turistët në kryeqytet janë:

Sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri, Kalaja e Tiranës, Xhamia e E’them Beut, Kulla e Sahatit, Muzeu Historik Kombëtar, Pallati i Kulturës, BunkArt 2, Muzeu i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, Instalacioni “Cloud”, Varri i Kapllan Pashës, Ura e Tabakëve, Pedonalja “Murat Toptani”, Memoriali “Post Bllok”, Blloku, Parku i Madh i Liqenit Artificial, Sheshi “Nënë Tereza”, BunkArt 1, Shtepia Studio Kadare, Galeria e Artit Tirane (GAT), Parku Kombëtar i Dajtit.

Në një artikull të publikuar në muajin tetor, ekspertët e Turizimit treguan për Faktoje disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e numrit të turistëve gjatë 2022-it.

“Faktori i parë është pas-pandemia. Presioni i madh pas pandemisë, bëri që ata të udhëtojnë më shumë sesa në një periudhë normale.

Arsyeja e dytë, është një kompani ajrore loë-cost që ka dyfishuar qytete europiane që kanë lidhje fluturimi direkte me Tiranën. Nëse më parë kanë qenë vetëm 29 apo 30, tani vetëm një kompani ka sjellë 45.

Ka dhe një arsye të tretë. Pra, që ka munguar në 2019-n, është hapja dhe heqja e vizave me vendet e Lindjes së Mesme. Heqja e vizave me vendet e Lindjes së Mesme bëri që kryesisht në Tiranë të ketë më shumë turistë gjatë verës, pasi vendet e Lindjes së Mesme nuk vijnë në Shqipëri për plazh, por vijnë dhe frekuentojnë kryesisht si bazë Tiranën”, u shpreh eksperti i Turizmit, Besnik Vathi.

Më 27 dhjetor 2022, ministrja e Mjedisit dhe Turizimit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se deri në muajin nëntor në Shqipëri kanë mbërritur 7.1 milionë turistë.

“Viti 2022, deri në muajin nëntor shënoi 7.1 milionë turistë të huaj, duke shënuar një rekord dhe ende shifrat vazhdojnë të rriten deri në fund të vitit”, deklaroi Kumbaro.

Ndërsa kryeministri Rama, në një postim në rrjetet sociale në 9 janar 2023 thotë se vitin e kaluar Shqipëria u vizitua nga 7.5 milionë turistë.

Screenshot, postimi i kryeministrit Rama 

Nga ana tjetër, operatorët turistikë shprehen për festat e fundvitiyt shumë shqiptarë zgjodhën të udhëtojnë jashtë vendit.

“Gjasat ishin që ta takonit komshiun jashtë shtetit, më shumë sesa brenda Shqipërisë. Shumë njerëz udhëtuan jashtë. Ka ikur ajo pjesa e turizmit patriotik, njerëzit ikin për komoditet.

Këtë vit Dubai kishte kërkesë të jashtëzakonshme, ndjekur nga qytetet kryesore të Europës, si Roma, Madridi, Barcelona, Budapesti, Praga, Vjena”, konfirmojnë për Faktoje operatorët turistikë.

Nisur nga verfikimi i kryer dhe informacioni i grumbulluar vemdosëm që deklaratn e kryebashkiakut Erion Veliaj se Tirana do vizitohej nga 7 milionë turistë, ta kategorizojmë të Pavërtetë.

/Faktoje.al/

Etiketa: Erion VeliajTiraneturizmi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tiranë/ Grabitën banesën nën kërcënimin e armës, dy të arrestuar, një në kërkim (EMRAT)

13:55 : 25/06/2026
AKTUALITET

Nis marshimi nëpër Tiranë: Rama jepe dorëheqjen!

21:44 : 23/06/2026
AKTUALITET

Protesta për dorëheqjen e Ramës, mes qytetarëve edhe ish-zv.ambasadori i OSBE-së

21:02 : 23/06/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas çiklistin në vijat e bardha

16:37 : 23/06/2026
AKTUALITET

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

11:39 : 23/06/2026
AKTUALITET

Betonizimi i Tiranës shtrenjton parkimin, banorët 15 mln euro në vit për qëndrimin e mjeteve

08:08 : 22/06/2026
Para

Arrestimi i zyrtarëve të Ministrisë së Financave, Prokuroria: Skema që përdorën

TË GJITHA

Background for a hot summer or heat wave, orange sky with with bright sun and thermometer

“Kupola e të nxehtit” nuk e lëshon Europën, temperaturat ekstreme paralizojnë qytetet

14:25 : 25/06/2026

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, jepen masa sigurimi për 6 punonjës shtetëror

14:15 : 25/06/2026

Tiranë/ Grabitën banesën nën kërcënimin e armës, dy të arrestuar, një në kërkim (EMRAT)

13:55 : 25/06/2026

Selin Bollati nis projektin e ri, prapaskenat me DJ Gimbo bëhen virale

13:44 : 25/06/2026

K.E – BELA MAFIA

13:38 : 25/06/2026

Bashkia Himarë reagon vetëm pas tragjedisë, vendos ndërtimin e shkallëve në Gjirin e Filikurit

13:37 : 25/06/2026

Helmimi i 60 studentëve/ Hita mbledh me urgjencë drejtuesit e institucionit, urdhëron hetim

13:34 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet