• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrufetë mbi Kosovën!

13:09 : 08/11/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, RAJONI

Nga Ilir Kalemaj

Siguria e shtetit mund të sfidohet si nga kërcënimet e brendshme ashtu edhe nga ato të jashtme. Në rastin e Kosovës, kërcënimet janë të shumëfishta, për vetë specifikat e krijimit si shtet, kontestimet që ka dhe rrethanat gjeopolitike të momentit. Kërcënimet shtesë për bojkotin institucional të serbëve të Kosovës që nuk do mend është nxitur nga Beogradi, vetëm sa rrezikojnë konsolidimin e brendshëm të shtetit të ri. Në fakt, edhe në literaturë, njihen se kërcënimet e brendshme mund të jenë të formave separatiste. Shembulli më i dukshëm është ai i shpërbërjes së Jugosllavisë. Kërcënimet e mundshme të brendshme për sigurinë e shtetit variojnë nga Katalonja në Spanjë, Skocia në Mbretërinë e Bashkuar apo, Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë. Dallimi mes Republikës së Kosovës dhe rasteve të mësipërme është esencial jo vetëm për shkak të statusit sui generis që e ka përftuar indirekt nga Komisioni Badinter qysh në 1991 që lejonte republikat të shkëputeshin në bazë të principit të vet-vendosjes dhe Kosova ka qenë kuazi-republikë derisa Millosheviqi ja hoqi në mënyrë të njëanshme dhe arbitrare por edhe për shkak të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës duke theksur se është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare publike.

Nga ana tjetër, kërcënimet e jashtme të Kosovës vijnë nga platforma irredentiste e “Botës Serbe” që synon të rikrijojë Serbinë e Madhe të maskuar pas pektave të Ballkanit të Hapur, që kopjon dhe është në sinkron me “Botën Ruse” e cila filloi me konfliktet e ngrira nga Transdnistria në Moldavi te ndërhyrja ushtarake në Oseti dhe Abkhazi të Gjeorgjisë për të vijuar me aneksimin e Krimesë dhe së fundmi tentativën për pushtim të Ukrainës Lindore. Beogradi është koordinuar shpesh me Moskën vitet e fundit për të shkaktuar destabilizim në Mal të Zi, në Bosnje-Herzegovinë përmes “kalit të trojës” të së ashtuquajturës repiblika serbska dhe në veri të Mitrovicës duke shfrytëzuar një pakicë serbësh atje që si minoritet në fakt janë më të mirëtrajtuarët në Europë. Por fatkeqësisht të mbajtur peng nga një klikë kontrabandistësh dhe falangash kriminalë të cilët sponsorizohen direkt nga Beogradi dhe përdorin cdo formë intimidimi përfshirë djegie makinash si në ditët e fundit, vrasje politikanësh që dalin nga rreshti si Oliver Ivanovic apo kërcënimi i ndonjë tjetri që ka ndryshuar kurs e kështu me radhë. Ndërkohë është një nga zonat më informale, me kontrabandë masive dhe ku operojnë baronë të narko-trafikut në Europë.

Siguria e shtetit të ri të Kosovës kërcënohet dhe nga procesi i ç’njohjeve që ka iniciuar Serbia e cila pretendon që rreth 14-15 shtete e kanë tërhequr njohjen e tyre për Republikën e Kosovës, gjë e cila është ‘zonë gri’ edhe si koncept legalo-politik në të drejtën ndërkombëtare publike. Por edhe kërcënon me zgjatje sifiziane të procesit të njohjes dhe ecjes përpara të shtetit të Kosovës, çka do i mundësonte pranim në OKB dhe UNESKO, procedura të përshpejtuara për antarësim në NATO, liberalizimin e vizave me vendet e BE-së dhe eventualisht çeljen e negociatave për antarësim të plotë në BE. Parakusht për këtë të fundit, por edhe antarësimin në NATO, natyrisht është njoha imediate e pesë shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur ende. Plani franko-gjerman premton ta vërë në shina këtë kundrejt premtimit Serbisë për paketë financiare të konsiderueshme dhe antarësim brenda dhjetë viteve në BE, por mesa duket Beogradi nuk është i kënaqur me këtë formulë dhe kërkon të marrë më tepër. Ndoshta koncesione territoriale, ndoshta ta mbajë peng përmes Asosacionit që njëfarësoj e boshnjakëzon Kosovën, ndoshta përmes rentës minerare të Trepçës apo kontrollit të Ujmanit, por gjithsesi kërkon në tavolinë atë që nuk e mori dot përmes luftës.

Lexo edhe:

Haradinaj ‘hap kartat’ ndaj Kurtit: Kandidoj për President nëse bashkohet opozita

Protestat në Ballkan dhe te ne

Dhe rrethanat gjeopolitike ku kërkohet bashkëpunimi osë së paku neutraliteti i Serbisë ndaj qëndrimit intrasigjent rus, duket se e favorizojnë. Bashkë me një kompleks të vonuar faji nga ndërkombëtarët për bombardimin e NATOs apo thjesht për të pasur një kokëçarje më pak, tani që bota dhe Europa po ballafaqohen me kriza të shumëfishta. Ngelet veç të shpresojmë që elita politike e Prishtinës të jetë në lartësinë e situatës, mos të bjerë pre e provokimeve, të jetë e unifikuar në qëndrimet e saj dhe të mbështetet nga Tirana zyrtare. Ndonëse është e tepërt të pretendosh këtë të fundit se është duke i dhënë zgjidhje krizave globale.

Etiketa: albin kurtiAleksander Vucicbojkot institucional i serbëve të Kosovëseuropagjeopolitikeilir kalemajkercenimeKosovanatoserbiasiguria e shtetittrazira ne veri te KosovesUNESKO

Lajme të lidhura

RAJONI

Haradinaj ‘hap kartat’ ndaj Kurtit: Kandidoj për President nëse bashkohet opozita

17:59 : 24/06/2026
AKTUALITET

Protestat në Ballkan dhe te ne

14:45 : 22/06/2026
BOTA

2 vite nga tragjedia në Novi Sad, mijëra protestues kundër Aleksandër Vuçiç

16:07 : 21/06/2026
BOTA

Lavrov: Europa është pranë luftës me Rusinë

12:04 : 19/06/2026
AKTUALITET

“Rama manipuloi shpenzimet për NATO-n”/ De Telegraaf: Zhvillimi i samitit në Shqipëri mund të anulohet

10:55 : 19/06/2026
AKTUALITET

Betejat e fituara të protestës dhe rruga përpara

09:05 : 16/06/2026
Para

"S'ofendova atdheun"/ Përplasje Rama-Meta për azilkërkuesit në Britani: Jeni llumi!

TË GJITHA

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

18:39 : 24/06/2026

Rama e sulmoi, gazetarja e CNN i kundërpërgjigjet me zërat e protestuesve

18:39 : 24/06/2026

Përplasje te Reforma territoriale/ Isai debaton me Boçin: Në shesh mbledh më shumë pelikani se bufi

18:25 : 24/06/2026

Nafta dhe ekonomia e dobët ‘fundosin’ euron

18:15 : 24/06/2026

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

18:01 : 24/06/2026

Haradinaj ‘hap kartat’ ndaj Kurtit: Kandidoj për President nëse bashkohet opozita

17:59 : 24/06/2026

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putin – DETAJE

17:45 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş