• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dita e 2-të e bojkotit të mësimit, studentët i bashkohen kauzës së pedagogëve

10:41 : 18/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Viti i ri akademik në Shqipëri ka nisur me bojkot.

Sot kemi hyrë në ditë e dytë të grevës së pedagogëve të cilët kanë paralajmëruar se nuk do të hyjnë në auditorë deri sa qeveria të plotësojë kërkesat e tyre dhe rritjen e pagave në nivelin e vendeve të tjera të rajonit.

Ndërkohë, thirrjes së sindikatës së pedagogëve i janë bashkuar dhe shumë studentë që mbështesin kauzën e pedagogëve. Këta të fundit kanë refuzuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagës në vlerën e 7%. Në fakultetin e “Histori dhe Filologji” procesi mësimor është bojkotuar në shmë salla, ndërsa në disa të tjera vijon procesi mësimor.

“Studentët janë mbështetja jonë, janë më të pafajshmit në këtë mes, më të pakapshmit, ata e dinë se ne nuk ua bëjmë dot leksionet as me slider sepse nuk ka infrastrukturë. të mos krijojmë më trauma sociale, e kemi traumatizuar këtë popull në ekstrem. Jemi akoma në kohë të Migjenit është e turpshme. Unë s’jam përfaqësuese e Sindikatës, por për intelektualin absurdi kurrë nuk mund të bëhet normale, ndoshta për njeriun e zakonshëm po, për ne jo. E keqja është të mos zgjate ky proces, të diskutojmë sepse bëhet fjalë për të ardhmen e këtij kombi”, tha një pedagoge e Filologji Histori.

E njëjta situatë ndodh dhe në Fakultetin e ‘Shkencave të Natyrës’. Sipas raportimeve të fundit në media bëhet me dije se auditorët e fakultetit janë boshë.

Lexo edhe:

Lubonja: Ndryshimet në Kodin Penal bëhen që Rama të mbajë pushtetin sa më gjatë

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

  • Studentët në krah të pedagogëve:

Studentët kanë deklaruar se do të bashkohen në protestën e pedagogëve. Duke folur për mediat, studentët kanë deklaruar se ata nuk po shohin asnjë përmirësim në Shqipëri dhe ata do të mbështesin çdo protestë që sjell normalizimin e vendit.

“Kemi dalë posaçërisht për bojkotin, po presim dhe të tjerët që të na bashkohet. Ne mbështesim atë që të gjithë studentët duan. Nuk po shohim asnjë përmirësim. Ne duam që mos të ikin studentët që të mos e lënë Shqipërinë mbapa. Në rastin tonë ka ndodhur që persona në fjalë kanë bërë vitin e parë dhe më pas e kanë lënë. Ne duam që të kontriubojmë për vendin tonë” tha një studente që ka dalë në protestë.

Një prej pedagogëve të Shkencave të Natyrës deklaroi se rritja prej 15% është qesharake, pasi nuk përfshin të gjithë stafin akademik. Në një prononcim për mediat, pedagogu tha se një tjetër arsye se pse nuk pranohet kjo rritje është fakti se rritja kthehet në barrë për studentët.

“Çdo ditë, do të jemi në bojkot, deri sa të ulemi me qeverinë për të plotësuar kërkesat tona. Ka dy arsye që s’e pranojmë ktë rritje prej 15%. Nuk përfshihet i gjithë stafi. Rritja është barrë për studentët. Nuk e pranojmë këtë. Sot do të mblidhet Këshilli Studentor. Sot do të vijohet bojkot, në orën 10 takim dhe më pas do të vendosim”, tha pedagogu.

Ndërkohë, një tjetër pedagog i këtij fakulteti tha se në salla nuk ka asnjë koleg të tij që bën mësim.

“Di të them se në fakultetin e Shkencave nuk bëhet mësim. Mund të shihni të kontrolli sallat e leksioneve. Mund të ketë ndonjë rregullthyes, por secili është i lirë. Nëse nuk ju pëlqen greva dhe kërkesa për rritje page, atëherë janë të lirë. Është mbështetur nga 93% e stafit. Ne do ta ndalojmë bojkotin, nëse do të rriten. I ka mbledhur sot në takim rektorët”, pohoi ai.

  • Reagimi nga Edi Rama:

Në një formë “karshillëku”, ashtu siç bëri rreth një javë më parë me anti-mitingun që realizoi në Universitetin Bujqësor, kreu i qeverisë Edi Rama ka thirrur sot në një takim rektorët e Universiteteve Publike dhe Jopublike.

Pavarësisht se Sindikata e Pedagogëve paralajmëron intensifikim të protestës, madje duke u zhvendosur edhe para Kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama duket se nuk ka ndërmend të dëgjojë kërkesat e tyre dhe as të negociojë një marrëveshje.

Nga një takim me rektorët e Universiteteve Publike dhe Jopublike, Rama i mbylli përfundimisht derën rritjes së pagës për pedagogët, duke thënë se ndryshimi me plus 15% që u bë një javë më parë është i fundit në historinë e Shqipërisë.

“Koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme sepse kërkojnë sindikatat ka mbaruar bashkë me reformën e Arsimit të Lartë. Autonomia është liri dhe përgjegjësi. Kjo është hera e fundit që ne bëjmë rritje page uniforme. Do të mbështesim më shumë ata që ndihmojnë më shumë shoqërinë dhe iu shërbejnë më shumë studentëve. Dhe do të jetë rritje page e kombinuar midis mbështetjes nga shteti dhe të ardhurave që universiteti siguron jo nga tarifa e studentëve por nga futja si aktor në treg”, tha kryeministri.

Rama gjatë fjalës së tij nuk kurseu kritikat për universitetet shqiptare të cilat sipas tij kanë një rankim të dobët global.

“Renditja e universiteteve shqiptare në hartën globale, kjo edhe për shkak të kohës së gjatë të humbur para reformës, është thjesht e papranueshme”.”, tha Rama gjatë takimit paraditen e sotme me rektorët e universiteteve.

Etiketa: arsimi shqiperiEdi Ramakerkesat e pedagogevepedagogeprotestastudente

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lubonja: Ndryshimet në Kodin Penal bëhen që Rama të mbajë pushtetin sa më gjatë

19:46 : 08/08/2025
AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kryeministrin nuk ka kush ta rikujtojë

11:01 : 08/08/2025
AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
Para

"Nuk i rrisim më pagat"/Rama-pedagogëve: Deklaroni rroga "fasoni', do kontrolloheni!

TË GJITHA

Broja flet pas firmës 5-vjeçare me Burnley: Mezi pres të shënoj gola dhe t’i entuziazmoj tifozët

09:09 : 09/08/2025

Zelensky kundër idesë së Trump: Ukraina nuk do t’ua dorëzojë tokën pushtuesve

09:05 : 09/08/2025

Fluks në portin e Vlorës, regjistrohet dita me më shumë udhëtarë

08:57 : 09/08/2025

Plani për pushtimin e Gazës, bota kundër Izraelit

08:46 : 09/08/2025

Dënohet ish-portieri i Dortmundit, 107 raste mashtrimi e çojnë në burg

08:40 : 09/08/2025

Këmbimi valutor 9 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 09/08/2025

Temperaturat deri në 40 °C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:26 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com