• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Takimi i Berishës me aleatët, PD zbardh detaje: Rama na e “plaçkiti” votën para syve

10:26 : 11/10/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Primaret, zgjedhjet vendore, reforma territoriale dhe protestat ishin shqetësimet për të cilat 16 përfaqësues të partive aleate jo-parlamentare disktuan në selinë e PD gjatë takimit me kryetarin Sali Berisha.

Nevoja për të sjellë frymën e bashkimit, me qëllimin e organizimit të protestave kudo në Shqipëri ishte sipas tyre mekanizmi i rëndësishëm për të ngitur frymën e fitores.

Në lidhje me Reformën Territoriale gjatë takimit u tha se opozita duhet të bëjë maksimumin e saj për ndryshime sepse reforma e kaluar ishte e dështuar.

“Shqiptarët po presin protesta. Ose do të dalin të protestojnë në bulevarde ose do ikin në malet e Francës. Shqiptarët mezi po presin protesta edhe për faktin e ccmimeve, taksave, padrejtësive e vjedhjeve që u janë bërë”, ishte mesazhi i përfaqësuesve të partive aleate.

Kryetari i PD Sali Berisha garantoi rikthimin e votës nëpërmjet primareve si e vetmja rrugë e së ardhmes së një kombi. “Ky është problem themelor i lirisë“, u shpreh Berisha.

Lexo edhe:

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

“Po bëj gjithçka dhe do të bëj gjithçka për primaret, vetëm për shkak të rikthimit të votës në shoqëri. Për ta kthyer votën mes nesh. As ne, asnjë komb, pa votë nuk ka të ardhme. Rama na e mori votën, na e plaçkiti para syve tanë, na vuri patronazhistët para syve tanë, na vrau para syve tanë, na i bëri të gjitha. Ne duhej të ishim në rrugë dhe vetëm në rrugë. Dhe kjo për mua është akti më i rëndë i yni si opozitë. Kjo sepse në një farë mënyre edhe në këtë forcë politike, vota humbi peshën e saj, filloi manipulimi i saj, humbi shenjtërinë e saj. Po, në një farë mënyre disa nga fenomenet më negative të shkatërrimtarit të votës, filluan të infektojnë edhe PD-në dhe votën brenda saj. Kjo ishte një dramë e madhe për vendin. Që nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot, jemi përpjekur me gjithë fuqinë të rikthejmë votën brenda nesh, sepse vota po ikën nga Shqipëria.

Edi Rama e ndaloi votën në PS, por një parti që ndalon votën brenda mund të jetë terroriste, fashiste, staliniste mund të jetë çdo lloj, por vetëm demokratike nuk është. Edi Rama ka ndaluar votën. Këta njerëz të cilët pranojnë të funksionojnë pa votë brenda, këta janë të frikshëm, sepse janë të aftë të zbatojnë çdo urdhër, nuk kanë normë. Mund të bëjnë tortura, si në kohën e Enver Hoxhës”.

Berisha tha se Rama nuk bën kurrë zgjedhje të lira dhe mbështetjen më të madhe e ka nga SOROS, sepse Edi Rama është një nga të preferuarit e tij.

“Jam absolutisht me ju që ky zgjedhje të lira nuk bën kurrë. Ky për karrigen e tij është i aftë të bëjë gjithçka. Përveç kësaj, të themi të vërtetën mbështetja e Sorosit është jashtëzakonisht e çmuar për të. Për fat të keq nuk është realizuar se çfarë armiku i egër është Soros për forcat e qendrës së djathtë dhe konservatore. Në histori kush kurrë nuk ka shpenzuar 18 miliardë euro në Europë për të mbështetur këto forca siç ka shpenzuar Soros. 18 miliardë dhe të themi të vërtetën, Edi Rama për një arsye apo për një tjetër është një nga më të preferuarit e tij. Ne do të qëndrojmë sepse ne nuk mund të dorëzohemi, as të kapitullojmë para kësaj situate, por të punojmë me çdo shqiptar për të ndërgjegjësuar rrezikun e madh që na vjen nga ekstremi i majtë që mbështet nga Sorosi, dhe Edi Rama i cili zbaton ato politika“.

Berisha garantoi krijimin e një fronti të gjerë përballë kauzave të shtypura dhe të dhunuara dhe si zgjidhje kryetari i PD konsideron referendumet si mekanizëm shpëtimtar për vendin.

“Konsideroj shumë të rëndësishme, një bashkërendim të plotë të të gjitha përpjekjeve tona në çdo aspekt. Në përzgjedhjen e kandidatëve. Në përpjekjet për një proces zgjedhor integral. Në përpjekje për të hapur rrugën për referendume. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të hapur rrugën e referendumeve. Duhet të bëjmë një kauzë shumë të madhe bashkërisht. Keni shumë të drejtë për reformën territoriale, por kjo është një gjë në letër sepse Edi Rama nuk pranon asnjë. Edi Rama kishte bërë një pazar me Lulzim Bashën, më voto vettingun se po të shtoj 4-6 bashki. Dhe tani që Basha nuk ka asgjë në dorë, ju garantoj se nuk e lëviz numrin e bashkive. Nuk e lëviz dhe e vërteta është se janë disa ndryshime të thella që ne duhet të synojmë për t’i hapur rrugën referendumit, bashkërisht. Me referendume ne mund të sjellim ato reforma që janë shpëtimtare për Shqipërinë. Përndryshe vështirësitë janë shumë të mëdha“.

Berisha shprehu bindjen se protestat janë jetike dhe si të tilla janë në rendin e ditës dhe do të përshpejtohen bashkërisht.

Etiketa: aleatetbashkimi i PDPDSali Berishavotazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

17:55 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha ‘këshillon’ Ramën si ta zgjidhë problemin e projektit të Zvërnecit

14:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha mbron projektin në Zvërnec: Ata që qajnë, grup hipokritësh

14:13 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha flet pas takimit me Metën: Burgosja, farsë e montuar me porosi të Ramës

12:12 : 03/06/2026
Para

17-vjeçari shqiptar në Britani zhduket pa lënë gjurmë, autoritetet në kërkim

TË GJITHA

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026

Vrau efektivin, Braçellari bëri rekurs në GJL kundër dënimit me 10 vite burg por iu rrëzua! Detaje nga dosja

10:05 : 04/06/2026

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom