• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koret fetare i këndojnë kthimit të ushtrisë serbe në Kosovë/ Përplasjet në Malin e Zi

18:27 : 05/09/2021
në AKTUALITET, RAJONI

Pavarësisht demagogjisë për të lënë pas të shkuarën dhe për të parë nga e ardhmmja, që ka gjetur mbështetës edhe në Tiranë, projekti i Serbisë së madhe po vlon sot më shumë se kurrë. Episodi i radhës ndodhi në Malin e Zi ku policia u përlesh me qytetarët që protestonin kundër shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi.

Policia, e cila dirigjohet nga qeveria pro serbe e Potgoricës, arriti të shpërndajë turmat me gaz lotësjellës dhe të transportojë me helikopter drejt Cetinjës kreun e Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije dhe patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirio. Që në orët e para të mëngjesit mijra qytetarë që duan një shtet të shkëputur nga dominimi politik kulturor dhe fetar i Beogradit, kishin gritur barrikada, për të penguar rugëtimin e hierarkëve fetarë drejt kryeqendrës historike të malazezëve.

Gjatë natës dhe në mëngjesin e së dielës grupe qytetarësh bllokuan rrugën kryesore që çon nga Podgorica në Cetinë si dhe ngritën barrikada në rrethrrotullimin në hyrje të Cetinës.

Policia malazeze, arrestoi 14 protestues si dhe këshilltarin për siguri të presidentit Milo Gjukanoviç njëkohësisht ish Drejtori i Drejtorisë së Policisë, Veselin Veloviç, që ishte në mesin e protestuesve.

Menjëherë pas tensioneve reagoi edhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq që tha se “vetëm një njeri pa dinjitet do ta lejonte veten të futej në manastirin e Cetinjes me helikopter”.

Lexo edhe:

Luftë hibride kundër Serbisë, Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç

Rama hedh nesër në shesh ‘ushtarët’ e PS-së, protestuesit nuk tërhiqen. Çfarë pritet të ndodh?

Gjukanoviq, që është përpjekur ta mbajë larg vendit të tij influencën e Beogradit iu referua faktit se Joanikije dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, fluturuan për në Cetinje me helikopter, ndërsa shumë protestues po i prisnin dhe barrikada të shumta u vendosën në qytet dhe në rrugët që të çonin në të.

Por menjëherë pas deklaratës së Gjukanoviçit që linte të kuptohej se Serbia nuk ka hequr dorë nga projekti për sundimin e fqinjëve është kundërpërgjigjur edhe presidenti Vuçiç.
“Ne nuk kemi ndërmend ta nënshtrojmë askënd. Por, unë po i them atij (Gjukanoviçit sqarim i Lapsi.al), se as ju e as askush tjetër nuk do të jeni në gjendje ta sundoni Serbinë, siç keni bërë për 30 vjet. Ju e keni sunduar këtë vend në të gjitha mënyrat e mundshme, përmes krimit, zyrtarëve të policisë, zyrtarëve politikë, atyre në strukturat e inteligjencës”, tha Vuçiç.

Por duket se në fakt është e kundërta dbe këtë tezë e mbron edhe analisti amerikan Janusz Bugajski,një njohës i mirë i Ballkanit.
Ai thekson se më e rrëzikshmja për rajonin është fakti që projekti i “Serbisë së Madhe” është sërish aktual.

Analisti thotë se Beogradi është instrumenti kryesor i Moskës për destabilizimin e rajonit, ndërsa shton se administrata e Biden duhet të përfshihet sa më parë.
“Më e rrezikshmja për rajonin është fakti që projekti i “Serbisë së Madhe” sërish është aktual. Fushata po zhvillohet mbi 3 parime: fshehtësia, fleksibiliteti dhe durimi. Objektivat kryesore janë: Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi. Në Malin e Zi kemi të bejmë me minimin e sovranitetit, sepse Beogradi nuk pranon kombin malazez dhe as Malin e Zi si shtet të pavarur ka shkruar ai.
Serbia nuk e ka pranuar dot kurrë faktin se Mali i Zi u pavarësua në vitin 2006 me anë të një referendumi për shkëputje. ppr pavarësisht kësaj kishamalazeze nuk u bë autonome dhe mbeti nën Kishën Ortodokse Serbe, që për shumëkënd është një simbol i ndikimit serb.

Çështja e pronësisë së Kishës Ortodokse Serbe ka shkaktuar tensione të shumta gjatë viteve të fundit në Mal të Zi.

Ligji për Liritë fetare, i miratuar në kohën kur në pushtet ishte Partia Demokrate e Socialistëve e presidentit Gjukanoviç, kërkonte nga Kisha Ortodokse Serbe të dëshmojë për pronat përgjatë viteve të kaluara.

Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e gushtit të vitit 2020 e ndryshoi Ligjin duke ia njohur të drejtën e pronës kishës serbe, e cila selinë e ka në Beograd.

Ndërkohë gjatë mbajtjes së ceremonisë fetare të shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe ne Cetinjë i këndian edhe këngë për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Enver Hoxhaj ka shpërndarë një link që tregon se në Manastirin e Cetinjës, i është kënduar rikthimit të ushtrisë serbe në Kosovë.

Hoxhaj ka shkruar se kënga për rikthimin e ushtrisë serbe është bërë nga Rusia dhe interpretuar tani nga përfaqësuesit e tyre në Mal të Zi.

“Forcat më të errëta të fashizimit, të udhëhequr nga Kisha Serbe po rikthehen në Mal të Zi!”, ka shkruar Hoxhaj në reagimin e tij në rrjetin social Twitter.

Ndërsa, ish-udhëheqësja e Grupit Negociator, Edita Tahiri ka thënë se Serbia po synon destabilizimin e vendeve fqinje dhe se presidenti Aleksandar Vuçiç po merr pjesë në agjendën hegjemoniste të ndërtuar nga Slobodan Millosheviç. Besohet se askush nuk duhet të ketë dyshime rreth asaj që po ndodh, përveç atyre që propogandojnë lënin pas të së shkuarës, në emër të dashurisë për Vuçiçin.

Etiketa: Boldnewsmali i ziperplasje

Lajme të lidhura

BOTA

Luftë hibride kundër Serbisë, Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç

11:52 : 15/06/2026
AKTUALITET

Rama hedh nesër në shesh ‘ushtarët’ e PS-së, protestuesit nuk tërhiqen. Çfarë pritet të ndodh?

21:31 : 11/06/2026
AKTUALITET

Irani ‘dhëmb për dhëmb’ me Ramën: Dëgjo shqiptarët që kërkojnë largimin tënd, mos fajëso Teheranin për problemet e tua

22:00 : 09/06/2026
AKTUALITET

Aksident zinxhir në Morinë–Kukës, përplasje të njëpasnjëshme pa të lënduar

17:06 : 07/06/2026
AKTUALITET

Vera ‘trokiti’, bashkë me të edhe flakët/ A është Shqipëria më e përgatitur këtë vit?

16:40 : 07/06/2026
AKTUALITET

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026
Para

Vrasja në Tropojë, zbulohen detaje të reja/ Dyshohet se viktima i rrahu djalin dhe nënën autorit

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet