Pas tensioneve të shumta që kanë shoqëruar protestën e sotme para Kuvendit dhe në akset kryesore të kryeqytetit, Policia e Shtetit ka kryer shoqërimin e parë në komisariat.
Mësohet se personi i shoqëruar kishte vendosur kosha mbeturinash në mes të rrugës, me qëllim bllokimin e qarkullimit të automjeteve dhe paralizimin e trafikut.
Efektivët e rendit kanë ndërhyrë duke e neutralizuar protestuesin dhe e kanë shoqëruar atë drejt ambientit të komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale.













