Açka: Në Elbasan bandat lëvizin netëve në mbrojtjen e pushtetit

Kandidatja për deputete demokrate në Elbasan, shkrimtarja Flutura Açka, ka bërë një përshkrim në A-Show me gazetarin Adi Krasta të asaj që po ndodh në këtë qytet, ku gëlon krimi.

‘Vendimi për të kandiduar ka ardhur në mënyrë të natyrshme. Unë kam qenë një njeri prezent në me fjalën e lirë. Po erdhi një moment që ishte e vështirë të qëndroje nga jashtë dhe të ndërhyje. Duhet të hysh në sistem që të shikosh nga brenda sistemin. Unë nuk do të pranoj kurrë asgjë që është jashtë principeve të mia. Nuk jam kamariere e politikës dhe edhe kamariere e asnjë lideri. Vetëm ligji vetëm për atë që kam hyrë në politikë, do kalojë me votën time. Të mendosh që këto gangsterë u shfaqën një ditë kaq të paqtë si Dita e Verës, të armatosur me armë duke shoqëruar kryeministrin e vendit tonë. Sigurisht po të kontrollosh opozitën do shikosh që në 20.00, ajo e mbyll fushatën ditore, pikërisht në atë orë fillojnë dhe lëvrijnë këta njerëz.

Që pa një mbrojtje pushtetore nuk ndodh dhe që vjen drejtëpërdrejtë nga pushteti.

LEXO EDHE  Krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim/ VOA: Gazetarët debat me qeverinë: Rritet propaganda dhe kontrolli

Sot që po flasim Elbasani dhe Shkodra janë kthyer në minat më sahat nga këto bamda

Kam frikë se në javën e fundit do të kthehet në një situatë shumë të brishtë.

Mbrojtja e këtyre elementëve ka ardhur nga pushteti dhe nuk ka gjë më të qartë se kjo gjë.

Por kjo na ka bërë edhe më alert ne për atë që po ndodh në Elbasan.

Unë kam afërsisht dy javë që jam në terren.

Po i prek njerëzit derë më derë, shtëpi më shtëpi.

Ndoshta kjo është forma më e mirë për ti prekur shqiptarët. Dhe shikoj që ka dy kategori njerëzish.

Është pjesa gri e administratës që ka frikë.

Nuk e merrni me mend se çfarë ndodh me administratën në Elbasan. Janë kërcënuar në mënyrë të prerë. Janë një pjesë të tjetër që kanë humbur besimin te politika. Kjo nuk është pak. Janë 20-30 përqind në këto zgjedhje. Ky është barometri që do vendosë edhe zgjedhjet në Elbasan.’