Koronavirusi në Itali/ 29 mijë raste të reja dhe 822 viktima në 24 orë

Një tjetër ditë e keqe në Itali, përsa i përket bilancit nga pandemia e koronavirusit.

Buletini i përditshëm i Ministrisë së Shëndetësisë tregon se në 24 orët e fundit nga 232 mijë testime të kryera, 29,003 prej tyre kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

LEXO EDHE  Komisioni “Becchetti”/ PD padi në Kushtetuese: 120 mln eurot ti paguajë Rama

Gjithashtu dhe numri i fataliteteve raportohet të jetë i lartë, ku 822 persona të tjerë e kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar numrin total të viktimave në rreth 53 mijë që nga nisja e pandemisë.