• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Ndryshimet Kushtetuese, opozita duhet të dalë në Bulevard me apo pa maskë

13:18 : 14/07/2020
në BOLD BLOG, POLITIKE

Gazeta “Koha Jonë” me botues Nikoll Lesin, në një artikull redaksional, thekson se nëse Edi Rama miraton ndryshimet Kushtetuese, atëherë, opozita duhet të dalë në rrugë me apo pa maska.

Në artikull thuhet se koalicioni i Opozitës së Bashkuar paralajmëroi dje pasojat që do të sjellë futja e duarve të Rilindjes në Kushtetutë.

“Në një reagim publik për nismën e PS theksoheshin gjithë problemet që sjellë nisma e fundit e Edi Ramës. Deklarata është një paralajmërim për qeverinë “Rama”, por dhe për ndërkombëtarë që të ndalojnë marrëzinë sa nuk është ende vonë.

Por nëse Rama e kryen edhe këtë akt antikushtetues opozitës dhe popullit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të dalë në Bulevard, me maska apo pa maska!”, thuhet në artikull.

Shkrimi te Koha Jonë

Lexo edhe:

“Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je”, Tomorri: Pastrimi i parave s’bëhet pa bekimin e qeverisë

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

Nisma e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës vetëm nga Partia Socialiste ka hyrë në një fazë të rrezikshme për zhvillimet në vend.

Fillimisht nisi si një shaka sondazhesh të mediave afër qeverisë, më pas vijoi letra anonime e deputetëve gjasmë opozitar, ndërsa sot Këshilli i Legjislacionit në Kuvend, i përbërë nga deputetë të PS dhe ata që paguhen nga rilindja si “opozitarë” pritet të votojnë për kalimin e ndryshimeve në Kuvend.

Të gjitha ata që mendojnë se kjo është shaka e Edi Ramës dhe se ai do tërhiqet në fund, duket se e kanë gabim. Edi Rama kështu i ka nisur të gjitha atentatet ndaj Kushtetutës, si me gjysmë shaka, por në fund ka bërë atë që ka pasur në mendje. Kështu veproi me votimet moniste të 30 qershorit. Deri më datën 29 qershor edhe në PS nuk e besonin se do shkonin të votonin si shokët komunistë. Por Edi Rama nuk zhgënjeu, e çoi PS në zgjedhje njëlloj si Partia e Punës, dikur.

Edhe me shkatërrimin e reformës në drejtësi, degradimin e parlamentit dhe gjithë marrëzitë ligjore që janë kryer këto vite të njëjtën skemë ka përdorur. Po ashtu bëri dhe me Teatrin Kombëtar. Të gjithë ata që mendonin se kryeministri hoqi dorë nga shkatërrimi dhe e harroi godinën, u zgjuan një mëngjes mbi gërmadha. Sado të gabuar të jetë një nismë dhe sado e dëmshme të jetë për vendin, Edi Rama ka dhënë prova, si një drejtues autoritarist se nuk tërhiqet derisa realizon qëllimin e tij. Antiligjor apo antikushtetues ai e bën dhe nuk pyet! E njëjta gjë po ndodh dhe me ndryshimet në Kushtetutë.

Të gjithë po i thonë se është e gabuar, por kryeministri s’ka dhënë shenjë se heq dorë dhe po vijon të thellojë marrëzinë ligjore. Ai e ka ndarë mendjen për përplasje dhe me sa duket atje po shkon vendi, drejt përplasjes.

Ndryshimi i Kushtetutës dhe Kodit Elektoral vetëm nga një parti, së pari do të zhbëjë marrëveshjen e arritur më 5 qershor në prani të ambasadorëve të SHBA dhe BE. Së dyti, do të sjellë penalizimin e negociatave të Shqipërisë me BE, pasi me rënien e marrëveshjes bie dhe plotësimi i 1 prej 15 kushteve.

Së treti, ndryshimi i Kodit Elektoral do të thotë shkatërrim i rregullave të lojës në zgjedhjet parlamentare. Me këtë ndërhyrje, pavarësisht se çfarë do të thonë avokatët e saj politik, zgjedhjet kanë marrë fund që pa u zhvilluar. Nëse Rilindja shkon deri në fund me sabotimin e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, këtu nuk mund të flitet më për procese elektorale dhe as për negociata apo dialog mes palëve. Do apo nuk do opozita, e kuptojnë apo jo qytetarët atë që po ndodh, prekja e Kushtetutës nga një parti e vetme është njëlloj si shpallje lufte e qeverisë ndaj demokracisë.

Kushtetuta vetëm me votat e një partie ndryshohet vetëm në regjime diktatoriale, ku udhëheqësve u lejohet ti bëjnë ligjet sipas shijeve personale dhe të zgjasin pushtetin përjetë. Në vende normale ose që duan të jenë të tilla, kushtetuta ndryshohet nga populli me referendum ose nga përfaqësuesit e popullit në Parlament pas një konsensusi të madh politik. Parlamenti i Edi Ramës sot përfaqëson vetëm rilindjen dhe ca deputetët që firmosin si opozitar për rilindjen.

Pjesa tjetër e shoqërisë, politikës dhe gjithë vendit nuk përfaqësohet në atë sallë. Ndaj prekja e ligjit themeltar të shtetit vetëm nga një pjesë e politikës, që ka probleme dhe me ligjshmërinë e pushtetit, është shpallje lufte e pjesës tjetër të vendit. Nëse Rilindja e hedh këtë hap nuk ka më debat për vija të kuqe, shkelje ligjore apo gjysëm shkelje. Ndryshimi i Kushtetutës prek thelbin e sistemit politik dhe social që është ndërtuar këto vite dhe ky hap do të sjellë pasoja në stabilitetin e vendit.

Koalicioni i Opozitës së Bashkuar paralajmëroi dje pasojat që do të sjellë futja e duarve të Rilindjes në Kushtetutë. Në një reagim publik për nismën e PS theksoheshin gjithë problemet që sjellë nisma e fundit e Edi Ramës. Deklarata është një paralajmërim për qeverinë “Rama”, por dhe për ndërkombëtarë që të ndalojnë marrëzinë sa nuk është ende vonë.

Por nëse Rama e kryen edhe këtë akt antikushtetues opozitës dhe popullit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të dalë në Bulevard, me maska apo pa maska!

Etiketa: kushtetutaopozitaprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Po i ikin korrupsionit me propagandë UÇK-je”, Tomorri: Pastrimi i parave s’bëhet pa bekimin e qeverisë

19:12 : 25/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

18:47 : 25/06/2026
AKTUALITET

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

15:13 : 25/06/2026
AKTUALITET

Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon mocion me debat, PS: Nuk ju njohim si përfaqësues të protestës

12:15 : 25/06/2026
AKTUALITET

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10:06 : 25/06/2026
AKTUALITET

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026
Para

Stilistja e njohur zbulon emrin e VIP-es shqiptare më tekanjoze

TË GJITHA

“Babai im ka qenë themelues i PS në Krujë”, protestuesi: Sot me lot në sy më thotë gabuam me atë parti!

20:02 : 26/06/2026

‘Gozhdoi’ shqiptarët para ekranit, ndahet nga jeta ‘Iljazi i Shamikuqes’

19:53 : 26/06/2026

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

19:44 : 26/06/2026

Betonizimi dhe tharja e Banjave Termale të Bënjës, Rama gjen fajtorët e njëjtë me flamingot

19:38 : 26/06/2026

Protsta e 27-të, shqiptari nga Kosova: Gjithë shqiptarë jemi, kur ka parregullsi reagojmë të gjithë

19:26 : 26/06/2026

Brazili ankohet në FIFA për gjyqtarin pas fitores ndaj Skocisë: Mos e caktoni më…

19:13 : 26/06/2026

Dita e 27 e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej

19:05 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet