Kryeministri Edi Rama ka vijuar retorikën e ashpër ndaj protestuesve, duke përdorur sërish etiketime për qytetarët që kanë dalë të shprehin pakënaqësitë e tyre për situatën në të cilën ndodhet vendi.
Gjatë një transmetimi live, Rama ndau protestuesit në dy kategori, duke i krahasuar disa me “flamingot”, ndërsa të tjerët i cilësoi si “sorra dhe korba”, duke deklaruar se sipas tij ata nuk kanë lidhje me të ardhmen e Shqipërisë.
“Historia e flamingove është historia e Shqipërisë së re, ndërsa historia e sorrave dhe e korbave që e kanë marrë peng dhe e kanë kthyer në një shëmbëlltyre simetrike, me jashtënxjerrjes e asaj opozitës që tani s’dihet më ku është, nuk ka asnjë lidhje me historinë e të ardhmes së Shqipërisë.
Është e shkuara që vjen në forma shumë të rrezikshme dhe shumë shqetësuese.
Po të shohim historinë, ekstremet e majta dhe e djathta, vijnë për të sjellë më të keqen për një vend, përmes sharlatanësh, delirantësh, injorantësh, dhe dështakzemërakësh të panugshëllueshëm.
Paketa e Maleve është historia e të ardhmes. Këta që bërtasin për një Shqipëria që u dashka të jetë vetëm e shqiptarëve, për një histori ku s’duhet të ketë të huaj, janë më e keqja që mund t’i ndodhë këtij vendi.
Shumë respekt për flamingot që më kanë mësuar shumë dhe më kanë bërë që të mendoj thellë dhe vetëm refuzim, e neveri për ata që janë sorrat e korbat e këtij vendi dhe që ulërijnë, shajnë, këndojnë vulgaritete në kor, edhe u duket sikur ndryshojnë botën”, tha Rama në një Livestream, rrugës për në zonën e Thethit.














