Koronavirusi përhapet përmes ajrit: 5 gjëra që duhet të keni parasysh

Nga Saba Aziz, Aljazeera

Më shumë se shtatë muaj pasi u zbulua për herë të parë koronavirusi, shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetësisë ende po përpiqen të kuptojnë se si përhapet dhe se si mund të ndalojmë COVID-19.

Koronavirusi transmetohet nga një person tek tjetri përmes “transmetimit të piklave”, duke përfshirë kontaktin direkt me dikë që është infektuar, kontakte indirekt me sipërfaqe të kontaminuara, nga piklat e pështymës nga kollitja ose nga hunda kur tështini, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Transmetimi nga ajri është gjithashtu i mundur, por efektet dhe rreziqet e tij kohët e fundit kanë ngjallur një debat shkencor, raporton abcnews.al

Çfarë është transmetimi në ajër?

OBSH ka thënë prej kohësh se koronavirusi përhapet kryesisht përmes piklave të vogla të lëshuara nga goja dhe hunda. Por disa shkencëtarë dhe studiues po tregojnë gjithnjë e më shumë prova se virusi mund të transmetohet edhe nga piklat edhe më të vogla të quajtura aerosole. Ato mbeten në ajër për një kohë më të gjatë.

Cili është dallimi i aerosoleve nga transmetimi i piklave nga tështitja dhe kollitja?

Pikat e frymëmarrjes nga tështitja dhe kollitja janë më të mëdha, një diametër prej pesë deri në 10 mikrometra dhe rrezja e ekspozimit është një deri në dy metra. Aerosolet, megjithatë, janë më pak se pesë mikrometra në diametër dhe “udhëtojnë” përtej dy metrave nga individi i infektuar.

“Koronavirusi mund të mbijetojë si në pikla ashtu edhe në aerosole deri në tri orë në kushte eksperimentale, megjithëse kjo varet nga temperatura dhe lagështia, drita ultravjollcë dhe madje edhe prania e llojeve të tjera të grimcave në ajër”, ka thënë për Al Jazeera, Stephanie Dancer, një mikrobiologe në Mbretërinë e Bashkuar.

“Aerosolet mikroskopike mund të qarkullojnë së paku deri në gjashtë metra në ambiente të brendshme. Distanca varet nga sa i madh është aerosoli”.

Si mund të bëhet përhapja e COVID-19 nëpër ajër?

Ashtu si në transmetimin e piklave, aerosolet mund të “lëshohen” në disa mënyra, duke përfshirë frymëmarrjen, të qeshurën, teshtitjen, kollitjen, këndimin.

LEXO EDHE  SHBA/ Sulmi kibernetik, më i gjerë dhe më i rrezikshëm nga ç’mendohej

“Frymëmarrja nuk lëshon shumë pikla, por duke bërtitur, kënduar, kollitur dhe teshtitur mund të shpërndajë aerosolin përmes ajrit me një gamë të shpejtësive të ndryshme”, tha Dancer.

Siç thuhet më tej, transmetimi në ajër gjithashtu mund të ndodhë në disa procedura mjekësore që përfshijnë pacientin që gjeneron aerosole, duke i vënë punëtorët e kujdesit shëndetësor veçanërisht në rrezik.

“Koronavirusi mund të përhapet në rrethana të veçanta nëse përdorni bronkoskopi, intubacion, pajisje dentare dhe procedura të tjera orale”, tha Naheed Usmani, presidente e Shoqatës së Mjekëve të Pakistanit me prejardhje nga Amerika e Verut (APPNA).

“Kjo është veçanërisht e rrezikshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

A është “infektimi përmes ajrit” më pak ngjitës?

Shkalla në të cilën koronavirusi mund të përhapet përmes aerosolit, në krahasim me pikat më të mëdha mbetet e diskutueshme. Ndërsa OBSH ka deklaruar se burimi kryesor i infeksionit është përmes transmetimit të piklave, gjithashtu ka pranuar se ka “dëshmi të reja” të transmetimit të virusit në ajër, raporton abcnews.al

“Mundësia e infektimit përmes ajrit në hapësira publike në kushte specifike, si tubimet, hapësirat e mbyllura, hapësirat me ventilim të dobët, nuk mund të përjashtohet”, ka thënë Benedetta Allegranzi, udhëheqëse teknike e OBSH-së për parandalimin dhe kontrollin e koronavirusit.

Kjo deklaratë u bë nga një grup prej 239 shkencëtarësh nga 32 vende dhe një larmi fushash përmes një letre të hapur ku shprehën se ekzistonte një “rrezik i vërtetë” i transmetimit në ajër, veçanërisht në ambiente të mbyllura, të mbushura me njerëz dhe pa ventilim të duhur.

Jose-Luis Jimenez, një kimist në Universitetin e Kolorados, tha për Al Jazeera se “virusi humbet infektivitetin gjatë një periudhe prej një ore ose në ambiente të mbyllura”.

Si mund të mbroheni?

Përdorimi i maskave të fytyrës siç duhet dhe mbajtja e distancës fizike në çdo kohë janë thelbësore për ruajtjen nga koronavirusi. Ekspertët rekomandojnë gjithashtu të shmangen grumbullimet veçanërisht transporti publik.

Në hapësirat e mbyllura në shkolla, zyra dhe spitale, është e rekomandueshme të mbani hapur dritaret duke zvogëluar rrezikun e infeksionit, ka thënë Jimenez./abcnews.al