• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Hekuran Billës, arrestohet si bashkëpunëtore edhe një 26-vjeçare/ Detajet

11:43 : 26/06/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Një 26-vjeçare u arrestua nga policia e Tiranës, me dyshimin se është bashkëpunëtore në vrasjen e shtetasit Hekuran Billa, ngjarje e ndodhur më 11 qershor, në zonën e Komunës së Parisit. Bëhet fjalë për shtetasen Adjola Lakra, ndaj të cilës është ngritur akuza “vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim.

Policia njoftoi zyrtarisht se numri i të arrestuarve për vrasjen e Billës ka shkuar në tre, si autorë dhe bashkëpunëtorë në krim.

“Gjatë orëve të para të ditës së sotme është vënë në pranga një 26-vjeçare, e dyshuar si bashkëpunëtore në vrasjen e shtetasit H. B.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë u identifikua, u kap dhe u vu në pranga dhe bashkëpunëtori tjetër, shtetasi S. M.

Gjithashtu, falë punës profesionale të strukturave të DVP Tiranë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me Policinë e Malit të Zi, mbi bazën e informacioneve të dhëna nga specialistët e Sektorit kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Tiranë, u bë lokalizmi i vendndodhjes së autorit kryesor të kësaj ngjarjeje, shtetasit V. M., i cili u kap nga Policia e Malit të Zi.

Lexo edhe:

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për 3 vëllezërit Bushgjokaj

Goditet grupi i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Nga strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës së pandërprerë hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë shtetasi H. B., është bërë ndalimi i shtetases:

A. L., 26 vjeç, banuese në Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Sipas saj, Kjo shtetase dyshohet se është bashkëpunëtore në vrasjen e shtetasit H. B., së bashku me shtetasin V. M. (vëllai i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B.) dhe shtetasin S. M. (nipi i shtetasit P. M).

“Gjithashtu, në vijim të kontrolleve të shumta për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është vënë në pranga për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, shtetasi A. A. , të cilit i është gjendur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë me një krehër 7 fishekë.

Strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët e Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë ngjarje.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetases A. L”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Etiketa: arrestimeBillavrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për 3 vëllezërit Bushgjokaj

11:03 : 14/07/2026
AKTUALITET

Goditet grupi i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

20:06 : 13/07/2026
RAJONI

Dhjetëra të arrestuar për prostitucion dhe shfrytëzim të fëmijëve në Kosovë

16:14 : 08/07/2026
AKTUALITET

Protestuan para Parlamentit kundër qeverisë/ Policia arreston 19 persona, 12 të tjerë i procedon penalisht

08:46 : 03/07/2026
AKTUALITET

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë! Goditet grupi kriminal, 14 në pranga, 5 në kërkim

14:35 : 30/06/2026
AKTUALITET

Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, Prokuroria kërkon ekspertizën e 4 kompjuterëve të autorit

11:49 : 29/06/2026
Para

Infektohet me COVID punonjësi, karantinohet gjithë stafi i drejtorisë së Urbanistikës në Korçë

TË GJITHA

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026

BE-ja, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç

18:32 : 14/07/2026

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 mln dollarë Kanye West

18:23 : 14/07/2026

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

18:05 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş