• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëmet nga tërmeti/ Rreth 14 mijë persona pa banesa, ja sa shkolla janë dëmtuar

14:16 : 11/12/2019
në AKTUALITET, SOCIALE

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, drejtues qendror i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, ka bërë një bilanc të situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Çuçi deklaroi se më 26 nëntor dhe në ditët e para në vijim, puna e të gjitha strukturave shtetërore u përqëndrua në kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve të mbetur në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti, si dhe në strehimin e familjeve, banesat e të cilave ishin dëmtuar.

Sipas tij, menjëherë pas ngjarjes, në zonat e prekura nga tërmeti në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, filluan punën grupet e kërkim-shpëtimit të përbërë nga Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Shërbimi i Zjarrëfikëseve dhe ekipet mjekësore.

Ai informoi se operacionet e kërkim-shpëtimit u kryen nga 9 ekipe, të përbërë nga 278 trupa shqiptarë dhe 669 të huaj.

Sa iu përket shkollave ai theksoi se dëmet nga tërmeti janë rreth 3 mld lekë. “Kemi bërë një vlerësim nëdisa shkallë duke angazhuar disa grupe inspektimi për të njëjtit objekt që të kishim konkluzione sa më të sakta. 176 objekte shkollore kanë dëme të lehta, 6 objekte kanë dëme të konsiderueshme dhe 36 objekte kanë pësuar dëme të rënda. Të gjithë nxënësit që frekuentonin shkollat me dëm të rënda janë sistemuar”, u shpreh ministri Çuçi.

Lexo edhe:

Protestë kundër çmimeve të larta të banesave dhe qirave në Madrid

‘Kemi frikë se na zë shtëpia brenda’/ Banorët e Ishmit ende pa zgjidhje pas tërmetit të vitit 2019

Sa i përket programit të rindërtimit ai tha se deri më sot, janë në dispozicion 20 miliardë lekë për zbatimin nga të cilat 13 miliardë lekë nga buxheti i shtetit; dhe
7 miliardë lekë nga donacionet.

Burimet kryesore të këtyre fondeve janë:
Buxheti i shtetit;
Bashkimi Europian, Banka Botërore, dhe OKB;
Donacionet e mbledhura nga fondacionet “Fundjavë Ndryshe”, “Shqipëria për Shqiptarët”, “Rënjët Shqiptare”;
Donacionet në llogaritë bankare të hapura nga qeveria shqiptare dhe donacionet e mbledhura përmes portalit e-Albania në shërbim të realizimit të Programit të Rindërtimit.

Vlerësimet e dëmit

a) Banesat
Procesin e vlerësimit të dëmeve në banesa e kemi organizuar në dy faza, në pajtim me praktikat standarte ndërkombëtare:

Gjatë periudhës 27 nëntor – 7 dhjetor bëmë vlerësimin urgjent dhe fillestar të dëmeve në ndërtesa. Ky vlerësim kishte për qëllim përcaktimin e banesave që paraqesin rrezikshmëri, të cilat duhen shembur ose duhen shpallur të pabanueshme përkohësisht. Kjo fazë ka synimin parësor garantimin e sigurisë së jetës së banorëve.

Deri më sot:

Mbi 100 grupe inspektimi kanë verifikuar banesat e dëmtuara nga tërmeti në të gjithë qarkun Durrës, Tiranë e Lezhë. Në përbërje të këtyre grupeve kemi angazhuar 500 inxhinierë vendas dhe 81 ekspertë e inxhinierë konstruktorë nga 11 vende partnere.

Ky proces dinamik vijon. Deri më sot, në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti janë inspektuar 14 069 objekte, nga të cilat:

261 pallate janë dëmtuar rëndë dhe janë të pabanueshme përkohësisht;
2 237 banesa janë dëmtuar rëndë dhe janë të pabanueshme përkohësisht;
851 pallate kanë pësuar dëmtime të mesme dhe të lehta; dhe
4 618 banesa kanë pësuar dëmtime të mesme dhe të lehta.

Deri më sot, janë shembur 44 objekte, kryesisht në qarkun Durrës, të përcaktuara si me rrezikshmëri shumë të lartë. Këto ndërtesa janë shembur mbi bazën e Aktit të Konstatimit të çertifikuar nga Grupi përkatës i Verifikimit, nga Instituti i Ndërtimit, dhe mbi bazën e vendimit të Këshillit Bashkiak.

Të gjitha godinat, të cilat rezultojnë me rrezikshmëri të lartë, vazhdojnë të ruhen me perimetër sigurie nga forcat e policisë.

Në datë 8 dhjetor filluam procesin e vlerësimit të ndërtesave që janë dëmtuar nga tërmeti, për hartimin e Raportit Përfundimtar për Dëmet. Ky vlerësim po bëhet mbi bazën e një formulari të përgatitur mbi modelet e BE-së dhe të Kombeve të Bashkuara dhe transmetimi e përpunimi i të dhënave bëhet në kohë reale në mënyrë eletronike. Kjo fazë ka synim kryesor përcaktimin e saktë të dëmeve në banesa dhe përllogaritjen e kostos së këtyre dëmeve.

(b)Shkollat
Vlerësimi paraprak i dëmit 3.05 Miliardë Lekë
Ju kemi kushtuar rëndësi të veçantë inspektimit të shkollave dhe spitaleve. Ky proces është bërë në disa shkallë, duke angazhuar disa grupe inspektimi për të njëjtin objekt në mënyrë që të kishim konkluzione sa më të sakta. Deri më sot kemi këto gjetje nga inspektimi i shkollave:
176 objekte shkollore kanë pësuar dëme të lehta;
6 objekte kanë pësuar dëme të konsiderueshme; dhe
36 objekte kanë pësuar dëme të rënda.

STREHIMI
Paralelisht me operacionin e kërkim-shpëtimit, Shtabet e Emergjencave për të tre qarqet organizuan strehimin për të gjithë banorët e mbetur pa strehë për shkak të tërmetit.

Në ditët e para, organizuam strehimin emergjent të tyre në palestra, Qendra Sociale dhe çadra, këto të fundit kryesisht në zonat rurale. Megjithatë, në bazë të vullnetit të Qeverisë dhe angazhimit të Kryeministrit, duke filluar nga pasditja e datës 27 nëntor, banorët e prekur nga tërmeti në qarqet Durrës dhe Lezhë filluan të strehohen në struktura hoteliere.

Deri më sot, ju kemi siguruar strehimin e përkohshëm rreth 13 294 qytetarëve të prekur nga tërmeti si vijon:
4 149 qytetarëve i strehuam në hotele;
395 në Qendra Sociale;
254 qytetarë i strehuam në palestra; dhe
7 383 në çadra.

Ndërkohë, mbi 1000 banorë të tjerë janë strehuar në qytete të tjera të Shqipërisë dhe në Kosovë.

Etiketa: banesademetermeti

Lajme të lidhura

BOTA

Protestë kundër çmimeve të larta të banesave dhe qirave në Madrid

20:50 : 24/05/2026
AKTUALITET

‘Kemi frikë se na zë shtëpia brenda’/ Banorët e Ishmit ende pa zgjidhje pas tërmetit të vitit 2019

14:05 : 18/05/2026
AKTUALITET

Tragjedia vazhdon, të dëmtuarit nga tërmeti “bashkëjetesë” me mbetjet toksike

22:34 : 12/05/2026
AKTUALITET

1 milion banesa në vend, vetëm 6% e pronave në Shqipëri kanë një sigurim nga zjarri

12:42 : 19/04/2026
AKTUALITET

Dështon drafti i 2025, qeveria rishikon çmimet e referencës në gjithë vendin

10:55 : 24/03/2026
AKTUALITET

25 familje të izoluara në mes të Tiranës/ Banorët: Po nuk u derdh gjak nuk vjen njeri

22:57 : 20/03/2026
Para

Luke Shaw “tallet” me Lukakun: Mirëserdhe në Europa League!

TË GJITHA

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026

Breshëri plumbash me kallashnikov ndaj policisë, çfarë u gjet në stanin ku fshihej Violand Braçellari?

10:16 : 05/06/2026

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom