• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tragjedia vazhdon, të dëmtuarit nga tërmeti “bashkëjetesë” me mbetjet toksike

22:34 : 12/05/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Lexo edhe:

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra përfundon në kanal. Një i plagosur

Përplasi 5 makina dhe u arratis, policia jep detaje: 31-vjeçari kishte thyer masën ‘arrest në shtëpi’

Krejtësisht buzë rrugës, 102 kontejnerë që mbartin 2800 ton mbetje të vërtetuara të rrezikshme toksike, kanë gjetur një hapitat të ri, pranë magazinave ushqimore dhe pallateve të ngritura për banorët e Durrësit, të prekur nga tërmeti tragjik i vitit 2019.

Pas më shumë se një viti qëndrim në fshatin Rinia në Porto Romano, mbetjet u zhvendosën më 29 mars në fshatin Vrinë të Njësisë Administrative Shën Avlash.

 “Të hiqen sa më shpejt, nuk janë për vendet e banuara. T’i gjejë një vend bashkia ose ata që i kanë sjellë për t’i vendosur në zona të pabanuara”, thotë Bardhyl Zoto, i cili prej tetë muajsh është vendosur në një apartament të ndërtuar për banorët e prekur nga termeti.

Mbetjet i sheh me sy të lirë, rruga dhe një kanal moçalor e ndan nga kontejnerët që rrezikun e kanë po aty.

Ditë pas ditësh kompleksi i pallateve po popullohet pasi e gjithë faza e ndërtimit ka përfunduar, po ashtu hyrjet janë shpërndarë dhe ajo që do të gjejnë në këtë kompleks të mirëstrukturuar do jenë mbetjet toksike, aty fare pranë, për të bashkëjetuar me kohë të pacaktuar.

Nga fshati Rinia, “xhiro” në Vrinë

Banorët e fshatit ”Rinia” mbajtën disa protesta dhe kërkuan largimin e mbetjeve të rrezikshme dhe së fundmi që nga marsi i këtij viti mbetjet janë zhvendosur “për siguri”, në një zonë sërish të banuar, buzë rrugës që lidh Shën Avlashin me Porto Romanon dhe Durrësin dhe po aq pranë kompleksit të pallateve që po banojnë dhe pritet të banojnë të gjithë qytetarët që iu shkatërruan banesat nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Në një qëndrim të mëparshëm për Faktoje.al, inxhinieri kimist, Ahmet Ahmeti, pohon rrezikshmërinë e mbetjeve dhe sugjeroi largimin e tyre nga zonat e banuara.

“Materiali në ambalazhet e grumbulluara në ruajtje klasifikohet si shumë helmues (toksik), duhet të largohet sa më parë në vende të sigurta”, thotë Ahmeti. Ai sugjeron se nevojiten rregulla strikte procesit të largimit të mbetjeve për të shmangur katastrofa të mundshme që rrezikojnë mjedisin, ujrat nëntokësore, tokën, ajrin, shëndetin e njerëzve dhe kafshëve. “Në përbërje të tyre ka zink, kadmium, plumb, bakër, krom, nikel etj, metale të rënda me pasoja të rrezikshëme që shkaktojnë sëmundje në të gjitha indet e organizmit, deri në ato kanceroze dhe gjenetike”, thotë Ahmeti.

Heshtja institucionale

Në një konferencë shtypi më 10 shkurt të këtij viti, Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj tha se për mbetjet toksike do të shihet mundësia për t’i transportuar në vende të tjera që kryejnë përpunimin e tyre, ose do të shihet edhe mundësia që të asgjësohen në vendin tonë, kundrejt protokolleve të asgjësimit të këtyre lloj mbetjesh.

Faktoje.al iu drejtua me kërkesë për informacion Ministrisë së Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit se çfarë do të bëhet me mbetjet të vërtetuara toksike dhe a ka kapacitet vendi ynë për asgjësimin e tyre (pa ndikim në mjedis) ose nëse kanë tentativa konkrete për të lidhur kontrata me subjekte të huaja të certifikuara për përpunimin e këtyre mbetjeve?!. Të dyja institucionet refuzuan të përgjigjen, ndërsa pas ankimimit pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit, ministria e konsideroi se në këtë rast “e drejta informimit është e kufizuar”, pasi sipas saj, çështja është në hetim dhe procedim gjyqësor.

Rreziku në prag të shtëpisë

Kalvari i 2800 ton mbetjesh toksike nisi në gusht të vitit të kaluar kur BAN Organizata mjedisore ndërkombëtare “Basel Action Netëork”, ngriti shqetësimin se në anijen “Molivia” të nisur nga Shqipëria më 4 korrik 2024 nëpërmjet Portit të Durrësit fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme.

Asnjë shtet nuk pranoi ankorimin në portet e tyre të mbetjeve, duke i rikthyer sërish në Portin e Durrësit me 28 tetor të vitit 2024. Që nga ajo kohë, 102 kontejnerët u vendosën në Porto Romano, pranë fshatit Rinia, jo më larg se 200 metra larg zonave të banuara. Prokuroria e Durrësit pas një hetimi të gjatë njoftoi se nga analizat laboratorike të kryera në Itali u zbulua se, “mbetjet përmbanin elementë toksikë me rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, veçanërisht për ekosistemet ujore”. Pas ekspertimit, Prokuroria Durrës konstatoi se “jemi përpara jo thjesht një fakti penal, por një zinxhiri veprimesh të kundërligjshme që sjellin pasoja të rënda në disa drejtime si në mjedis, shëndet, veprimtarinë doganore, veprimtarinë e autoriteteve për sigurinë dhe cilësinë në mjedis”.

Ajo lëshoi 33 urdhër- arreste, prej të cilëve aktualisht vetëm tetë janë në arrest me burg dhe pjesa tjetër hetim në gjendje të lirë ose detyrim paraqitje. Ndërsa procesi penal po vijon, asnjë zgjidhje nuk është ofruar për 2800 ton mbetje të rrezikshme duke bërë “xhiro” sa në një fshat në një tjetër, gjithnja pranë zonave të banuara. Këtë herë pasojën direkte rrezikojnë ta kenë ata që patën pasoja nga tërmeti i vitit 2019./ Sebi Alla, Faktoje.al

Etiketa: Durresmbetje toksiketermeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra përfundon në kanal. Një i plagosur

18:57 : 23/06/2026
AKTUALITET

Përplasi 5 makina dhe u arratis, policia jep detaje: 31-vjeçari kishte thyer masën ‘arrest në shtëpi’

15:34 : 22/06/2026
AKTUALITET

9 muaj pa bonus strehimi/ Banorët e Nishtullës i shkojnë te Bashkia Emirjana Sakos

14:31 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Fast & Furious” në Durrës/ Si i shpëtoi nga duart policisë i shpalluri në kërkim

14:20 : 22/06/2026
AKTUALITET

Durrës/ Tenton t’i shpëtojë policisë, i shpalluri në kërkim përplas 5 automjete

13:41 : 22/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Durrës, makina kthehet përmbys në mes të rrugës

14:38 : 21/06/2026
Para

Turqia rihap pikën kufitare me Sirinë pas 12 vitesh

TË GJITHA

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

08:39 : 24/06/2026

Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

08:32 : 24/06/2026

Këmbimi valutor 24 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:20 : 24/06/2026
Foto ilustruese

Përkeqësimi i ekonomisë/ Biznesi me rritjen më të ulët që nga 2012-a

08:11 : 24/06/2026

Kthjellime dhe vranësira, parashimi i motit për ditën e sotme

08:00 : 24/06/2026

Horoskopi, 24 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 23/06/2026

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

22:59 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş