• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Thellohet gropa në buxhet, financave u mungojnë 91 milionë euro

14:19 : 21/11/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Mosrealizimi i të ardhurave në raport me atë që planifikohej të mblidhej në fillim të vitit është thelluar dhe më tej gjatë muajit tetor, duke treguar për një vështirësi në mbledhjen e taksave e tatimeve.

Sipas tabelave fiskale paraprake të Ministrisë së Financave, të ardhurat në total për periudhën janar tetor 2019 ishin 383.3 miliardë lekë, me një rritje nominale prej 3.6% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke pasur parasysh rritjen ekonomike prej rreth 2.3% dhe inflacionin mesatar të 10 mujorit prej 1.4%, atëherë rritja reale e të ardhurave është zero.

Në raport me planin fillestar të 10 mujorit, që ishte 394.5 miliardë lekë, financave u mungojnë 11.2 miliardë lekë, ose rreth 91 milionë euro. Vetëm në tetor, mosrealizimi i planit ishte 3.6 miliardë lekë, në raport me tabelat e buxhetit fillestar.

Zëri me realizimin më negativ është TVSH, që sjell një të tretën e të ardhurave në buxhet dhe që është një tregues direkt i konsumit në ekonomi. Të ardhurat nga TVSH ranë  me 4.3% me bazë vjetore për 10 mujorin, ndërkohë që ishin rreth 11.3 miliardë lekë më pak sesa plani. Të dhënat nuk janë ende të detajuara, por për 9 mujorin efektin kryesor e kishte TVSh e brendshme, me të arhdurta që ranë me 22%, si rrjedhojë e përjashtimit të nënkontraktorëve të gazsjellësit TAP nga TVSH-ja, rënies së euro, uljes së eksporteve të energjisë, mbylljes së lojërave të fatit, heqja e TVSH-së për imputet dhe makineritë bujqësore.

Lexo edhe:

Betonizimi i bregdetit mbush arkën e Himarës, rriten me 532% të ardhurat nga taksa e infrastrukturës

“Po na shkatërrohen makinat”, rruga e mbushur me gropa kthehet në makth për banorët në Yrshek

Performancë negative kishin dhe taksat doganore, që ranë me 7.4%, duke qenë rreth 4.3 miliardë lekë më pak se planifikimi fillestar.

Performanca e dobët e TVSH-së është kompensuar nga ecuria e mirë e tatim fitimit dhe të ardhurave personale (kjo e fundit e ndikuar nga ulja e dividendit), që u rritën përkatësisht me 10% dhe  31%, duke mbledhur të dyja bashkë 8.6 miliardë lekë më shumë sesa plani. Rezultati pozitiv financiar i kompanive në vitin 2018, reflektoi rritjen e fitimit të tatueshëm dhe tatimit të paguar nga ana e tyre në vitin 2019. Veçanërisht, situata pozitive e sektorit energjitik gjatë vitit 2018, ka lejuar kompanitë e këtij sektori që të paguajnë në Buxhetin e Shtetit gjatë vitit 2019, jo vetëm tatimin mbi fitimin e vitit 2018, por edhe  një pjesë të detyrimeve të papaguara nga vitet e kaluara, sipas Ministrisë së Financave.

Pozitiv ishte dhe pushteti vendor, që ka arkëtuar 20% më shumë të ardhurave (+2.5 miliardë lekë mbi planin), si rrjedhojë e hyrjeve të mëdha nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, për shkak të numrit të lartë të lejeve të ndërtimit, kryesisht në Tiranë.

Të ardhurat nga sigurimet shoqërore e shëndetësore ishin sipas planit dhe u rritën përkatësisht me 5.7 dhe 6.4%, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gati tabelat e Aktit Normativ 2, rishpërndarje e të ardhurave dhe shpenzimeve

Me rezultatet e 10 mujorit, Ministria e Financave ka bërë dhe një rishpërndarje të të ardhurave dhe shpenzimeve bazuar në Aktin Normativ 2, i cili duhet ende të kalojë në qeveri. Ndonëse mosrealizimi i planit është i lartë, plani vjetor i të ardhurave ka mbetur i pandryshuar, me 486.7 miliardë lekë. Financat kanë bërë një rishpërndaje të tij, duke ulur planin nga tatimet e doganat me 2 miliardë lekë dhe atë nga të ardhurat jo tatimore me 1 miliardë lekë. Në kahun tjetër është rritur plani për të ardhurat e pushtetit vendor me 3 miliardë lekë.

Në kahun e shpenzimeve, totali ka mbetur i pandryshuar në 519.7 miliardë lekë, por sërish ka rishpërndarje të vogla. Shpenzimet korente janë rritur me 2.6 miliardë lekë, ndërsa janë ulur shpenzimet për interesa me 1.6 miliardë lekë dhe ato për fonde speciale po me 1 miliardë lekë./Monitor.al

Etiketa: buxhetfinancagropa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Betonizimi i bregdetit mbush arkën e Himarës, rriten me 532% të ardhurat nga taksa e infrastrukturës

13:53 : 15/06/2026
AKTUALITET

“Po na shkatërrohen makinat”, rruga e mbushur me gropa kthehet në makth për banorët në Yrshek

13:00 : 11/06/2026
BOTA

Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet

16:31 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Po përballemi me çështje gjithnjë e më komplekse”, kreu i SPAK kërkon mbështetje më të madhe buxhetore

11:09 : 02/06/2026
AKTUALITET

Kostot e zjarrit mund të na kushtojnë më lirë nga buxheti sesa nga sigurimet

08:07 : 17/04/2026
Shkrime promocionale

Prestigjozja Deutsche Welle: Shqipëria e para në Ballkan për këtë zhvillim…

18:12 : 14/04/2026
Para

Ish-fituesi i Big Brother zbulon të vërtetën/ I dhe paratë për bamirësi? Po, unë e bëra… (Video)

TË GJITHA

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:56 : 24/06/2026

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

08:39 : 24/06/2026

Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

08:32 : 24/06/2026

Këmbimi valutor 24 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:20 : 24/06/2026
Foto ilustruese

Përkeqësimi i ekonomisë/ Biznesi me rritjen më të ulët që nga 2012-a

08:11 : 24/06/2026

Kthjellime dhe vranësira, parashimi i motit për ditën e sotme

08:00 : 24/06/2026

Horoskopi, 24 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş