• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

“Jemi apo s’jemi bashkë”, çiftet e showbiz-it shqiptar që nuk e pranojnë hapur dashurinë

10:00 : 14/11/2019
në SHOW BIZ

“Janë apo nuk janë bashkë” nuk është më dilemë për disa prej çifteve të njohur të showbiz-it shqiptar. Disa prej tyre japin shenja para syve tanë e nuk e pranojnë publikisht lidhjen, të tjerë kanë vendosur ta jetojnë sipas mënyrës së tyre, pa zë, në privatësi e jashtë titujve bombastikë. Më poshtë janë disa nga çiftet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, të cilët nuk kanë dëshirë ta pranojnë hapur që janë bashkë.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Shumë pak kohë pas divorcit, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, regjisori i programit “Dua të të bëj të lumtur”, kishin nisur të vëzhgoheshin me lupë edhe në rrjet. Një falënderim, një shaka, një ironi dhe pastaj zemra, nuk ishin komente rastësore. Udhëtimet dhe projektet që vijuan së bashku nuk bënë gjë tjetër veçse vërtetuan se lidhja e Arbanës dhe Eduartit ishte e konsoliduar. Ndoshta momenti për të thënë “jemi bashkë”, tashmë ka kaluar, por jo kureshtja e fansave për të parë çfarë ndodh sa herë që Arbana ose Eduarti postojnë një foto të re.

Në premierën e filmit “Gjyshja” të Eduartit, Arbana u shfaq po njëlloj e lumtur sikur të ishte edhe suksesi i saj (megjithëse këtë fakt Eduarti e pranoi edhe publikisht). Po njëlloj ndihet edhe Eduarti për projektin e Arbanës, libri “Receta për 5 minuta”, për të cilin edhe ai ka punuar shumë.

Lexo edhe:

Ortaku i Donald Veshaj te 33-katëshi në Vlorë/ Ardi Kollçaku, marrëveshje me “grupin e kokainës” për “Kullën e Tiranës”

Kulla 33-katëshe në Vlorë/ A fshihen Pandi Carapuli dhe Vullnet Sinaj i Big Market pas Donald Veshajt?

 Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj

Luana dhe Krenari janë bashkë prej disa vitesh dhe për këtë nuk dyshon më askush. Edhe pse moderatorja dhe partneri i saj nuk kanë postuar asnjëherë foto së bashku, paparacët kanë qenë në çdo event ku Luana dhe Krenari janë parë në krahët e njëri-tjetrit. Madje, në dasmën e motrës së saj, Luana as nuk u kujdes për t’u fshehur, ishte gjithë kohën e kapur prej dore me Krenarin, por asnjëherë nuk e ka pranuar publikisht lidhjen dhe arsyet i di ajo. Si fillim ishte një fanse që zbuloi se Luana ishte parë në Paris me Krenarin, por moderatorja nxitoi ta fshinte komentin si për të mbuluar një histori që kishte vetëm pak kohë që kishte nisur. Më vonë, Luana dhe Krenari u panë edhe herë të tjera, megjithëse moderatorja u fsheh pas syzeve e pas kapuçit, por më kot. Të gjithë e dinë, kështu që edhe fshehjes, sikur i ka humbur kuptimi…

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha

Çiljetës nuk i ka munguar asnjëherë komunikimi i hapur me publikun, por këtë herë ka dashur që jetën private ta mbajë për vete. Lajmet për një histori dashurie mes saj dhe portierit të Partizanit, Alban Hoxha, kanë nisur prej vitesh, madje thuhet se çifti kanë kohë edhe që kanë nisur bashkëjetesën. Njohjen me Albanin Çiljeta e ka rrëfyer edhe publikisht. Shkak u bënë fillimisht fëmijët bashkëmoshatarë që frekuentonin të njëjtat vende. Pas tyre, lindi një raport edhe i prindërve që, nga sa duket, premton jetëgjatësi.

E ftuar në “Shiko kush luan”, Çiljeta, pas një loje me balerinët, u kërkoi atyre të mos e preknin shumë, sepse “nuk kam ndër mend të bëj sherr sonte në shtëpi”. Përgjigjja, ndonëse me shaka, dukshëm i referohej xhelozisë së partnerit. Sikur të mos mjaftonte kjo, Çiljeta u ndesh edhe me një pyetje të drejtpërdrejtë pak më vonë. Në lojën “Ndaje ose haje”, pas pyetjes “Ai që dimë të gjithë mirë është?”, Çiljeta u përgjigj duke buzëqeshur: “Jemi shumë mirë të dy, se mbetën me pyetjen janë apo nuk janë. Jemi shumë mirë.” Me kaq, morën fund thashethemet. Fotot dhe as deklaratat nuk na duhen më.

Ronela Hajati dhe Young Zerka

Bashkë apo të ndarë? Shokë apo të dashur? Për këtë çift miqsh nuk mund të flitet me siguri. Lajmet për ta kanë kohë që qarkullojnë, aq sa edhe lajmet për bashkëjetesë disavjeçare. Sa herë që janë pyetur publikisht, Ronela dhe Zerka janë vënë në siklet, aq sa janë përgjigjur me variante të ndryshme për “miqësinë” e tyre, por në fund, ne ende nuk kemi një përgjigje të prerë. Përgjigjet e ndryshme të tyre për këtë raport “friends zone” mund të jenë një përgjigje “duam ta mbajmë për vete”, madje Ronela na ka lënë shpesh ta kuptojmë këtë. Kështu që, edhe nëse janë, edhe nëse nuk janë bashkë, do ta thonë në një çast kur të kenë dëshirë për ta ndarë me të gjithë.

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj

Pothuaj e gjithë vera ka qenë kryefjala e tyre. Por nuk janë tunduar nga titujt rozë, as nga presioni i mediave. Kanë zgjedhur që ta jetojnë në privatësi raportin e tyre, edhe pse nuk kanë shpëtuar gjithmonë nga paparacët. Pak ditë më parë, Jonida dhe Romeo postuan një foto të dy bashkë duke e shoqëruar me zemra, por “jemi bashkë” as ata nuk kanë dëshirë ta thonë në publik. Të paktën, jo tani për tani.

Romeo ishte i pari që deklaroi se është shumë i lumtur për lidhjen, edhe pse nuk përmendi asnjë emër për partneren. Ndërsa së fundmi, kur radha i erdhi Jonidës, në një intervistë për “Prive”, ajo tha: “Tani kemi gjithë verën që merremi me këtë çështje. Po lodhen kaq shumë, po mundohen kaq shumë. Jam shumë e lumtur dhe kaq mjafton”, – tha ajo duke dashur ta lërë jashtë vëmendjes mediatike këtë pjesë private.

Paralel me këtë raport, flitet edhe për atë të Donaldit, vëllait binjak të Romeos, dhe Bora Zemanit, por as kjo marrëdhënie nuk është pranuar publikisht.

Etiketa: Arbana OsmaniBora Zemaniciljeta xhilagaDonald VeshajKrenar ÇoçajLuana Vjollca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ortaku i Donald Veshaj te 33-katëshi në Vlorë/ Ardi Kollçaku, marrëveshje me “grupin e kokainës” për “Kullën e Tiranës”

10:20 : 19/06/2026
AKTUALITET

Kulla 33-katëshe në Vlorë/ A fshihen Pandi Carapuli dhe Vullnet Sinaj i Big Market pas Donald Veshajt?

09:34 : 19/05/2026
AKTUALITET

Lojtari i “Big Brother”, Donald Veshaj me kullë 33 kate në Vlorë. Leja në zyrën e Edi Ramës

10:06 : 09/05/2026
SHOW BIZ

Quajti Arbana Osmanin ku*kë/ Ola shfaq pendesë: Nuk kam dhënë shembull të mirë

22:34 : 08/05/2026
SHOW BIZ

Skandal në “Ferma Vip”, fermerja ofendon rëndë Arbana Osmanin: Po k*çkë, po të degjojmë

09:45 : 05/05/2026
SHOW BIZ

Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj në pritje të një fëmije, zbulohet gjinia

18:27 : 26/04/2026
Para

Pas intervistave/ KLP shpall sot pikëzimin e kandidatëve për Kryeprokurorin e ri

TË GJITHA

Burgjet shqiptare më shumë si izolim sesa si rehabilitim

19:51 : 24/06/2026

Policia britanike ‘armatoset’ me dronë dhe skanim fytyrash

19:49 : 24/06/2026

Studiuesi Behar Gjoka i bashkohet protestës kundër Ramës: Ligjet e posaçme po shkatërrojnë Shqipërinë

19:39 : 24/06/2026

Pensioni nuk mjafton, mbi 130 mijë të moshuar vazhdojnë të punojnë në Shqipëri

19:33 : 24/06/2026

Edhe ka dorë edhe nuk ka shkollë, por Balluku “zbulon gënjeshtrën” e CNN

19:23 : 24/06/2026

Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej

19:17 : 24/06/2026

Ferdinand pas golave të Ronaldos: Për ata që e urrejnë, mbylleni gojën

19:11 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet giriş