• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet letra e 7 deputetëve të PS-së drejtuar Ruçit

10:44 : 21/12/2017
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Shtatë deputetë të Partisë Socialiste kanë hartuar një kërkesë për Kryetarin e ri në krye të Kuvendit, Gramoz Ruçi lidhur me përjashtimin e deputetëve të opozitës nga parlamenti.

Sot mblidhet Byroja për të vendosur për deputetët e opozitës ndërsa PD ka deklaruar se “Nenkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, do te jete ne mbledhjen e Byrose ne oren 10.00, ku do te mbaje nje qendrim dhe do te largohet”.

Më poshtë letra e plotë e socialistëve për Ruçin, ku renditen emër për emër deputetët e PD dhe LSI.

I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,

Ne, nje grup prej shtate deputetesh te Kuvendit, anetare te Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, te shqetesuar per ngarjet e renda te ndodhura ne seancen plenare te Kuvendit te Shqiperise te dates 18.12.2017, nga disa deputete te grupeve parlamentare te Partise Demokratike dhe te Levizjes Socialiste per Integrim, te cilet: perdoren nje gjuhe fyese dhe joparlamentare, si dhe u sollen ne menyre te padenje per funksionin e perfaqesuesit te popullit; penguan zhvillimin normal te seances dhe ndermoren sulme personale ndaj deputeteve te shumices parlamentare dhe anetareve te Keshillit te Ministrave; shkaktuan rremuje gjate zhvillimit te seances; rrembyen me force disa karta votimi te deputeteve te mazhorances dhe per pasoje deputetet Ulsi Manja dhe Emronela Felaj nuk munden te marrin pjese ne votim, pra nuk munden te ushtrojne detyren e tyre publike; perdoren fjalë fyese ndaj Drejtuesit te seances, Kryeministrit, anetareve te Keshillit te Ministrave dhe ndaj deputeteve te Grupit Parlamentar te Partise Socialiste.

Lexo edhe:

Irani kthehet në çështje politike në Kupën e Botës 2026

Morali i munguar i politikës

Me poshte ju paraqesim konkretisht shkeljet e renda te kryera nga keta deputete, te cilat jane te provuara edhe ne filmimet bashkangjitur kesaj kerkese.

Deputetja Monika Kryemadhi ka perdorur fjale fyese ndaj Kryeministrit, anetareve te Keshillit te Ministrave dhe punonjesve te sherbimit te seancave.

Deputetja Kryemadhi gjithashtu pervec; fjaleve ka goditur ne drejtim te Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave sende te forta: cizmet qe mbante veshur, shishe uji plastike, dokumentacionin parlamentar i cili u shperndahet deputeteve per zhvillimin e seancave.

Ne shkelje te Rregullores se Kuvendit te Shqiperise deputetja Monika Kryemadhi ka sulmuar fizikisht deputetin Ulsi Manja dhe ka rrembyer me force nga paneli i votimit kartat personale te deputeteve: Ervin Bushati , Ermonela Felaj, Musa Ulqini dhe Ulsi Manja. Per pasoje deputetet Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj nuk munden te marrin pjese ne procesin e votimit dhe te ushtrojne detyren e tyre publike.

Deputeti Endrit Brahimllari ka goditur dhe shtyre punonjesit e Gardes se Republikes, te ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesise brenda mjediseve ku zhvillohen seancat plenare te Kuvendit, gjithashtu i ka ofenduar me fjale fyese dhe aspak te hijshme per nje perfaqesues te popullit.

Deputeti Endrit Brahimllari ka hedhur shishe uji dhe mjete te tjera te forta qe ndodheshin ne tavolinat e deputeteve ne drejtim te Drejtuesit te Seances, Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave.

Deputetja Kejdi Mehmetaj ka perdorur fjale fyese ndaj Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave.

Ne shkelje te Rregullores se Kuvendit te Shqiperise ka sulmuar fizikisht dhe ka rrembyer me force nga paneli i votimit karten personale te votimit te deputetit Bujar Çela.

Deputeti Ervin Salijanji ka futur ne menyre te fshehte ne sallen e seancave plenare

mjete piroteknike (te llojit flakadane) dhe sende te palejuara me rrezikshmeri te larte per jeten e njerezve. Me pas ai i ka ndezur flakadanet dhe i ka hedhur ne drejtim te Drejtuesit te Seances, Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave. Gjithashtu deputeti Ervin Salijanji ka goditur dhe shtyre punonjesit e Gardes se Republikes, te ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesise brenda mjediseve ku zhvillohen seancat pleanare te Kuvendit.

Deputeti Endri Hasa ka futur ne menyre te fshehte ne sallen e seancave plenare mjete piroteknike (te llojit flakadane) dhe sende te palejuara me rrezikshmeri te larte per jeten e njerezve. Me pas ai i ka ndezur dhe ka hedhur tre here flakadane ne drejtim te Drejtuesit te Seances, Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave. Gjithashtu deputeti Endri Hasa ka goditur dhe shtyre punonjesit e Gardes se Republikës, t ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesisë brenda mjediseve ku zhvillohen seancat pleanare të Kuvendit.

Deputeti Flamur Noka ka goditur dhe shtyre punonjësit e Gardes së Republikës, të ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesise brenda mjediseve ku zhvillohen seancat pleanare te Kuvendit. Ka futur ne menyre te fshehte ne sallen e seancave plenare mjete piroteknike (te llojit flakadanë) dhe sende te palejuara dhe me rrezikshmeri te larte per jeten e njerezve. Ka ndezur dhe ka hedhur flakadane ne drejtim te drejtuesit te seances, Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave.

Deputeti Bardh Spahia ka goditur dhe shtyre punonjesit e Gardes se Republikes, te ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesise brenda mjediseve ku zhvillohen seancat pleanare te Kuvendit. Ka futur ne menyre te fshehte ne sallen e seancave plenare mjete piroteknike (te llojit flakadane) dhe sende te palejuara dhe me rrezikshmeri te larte per jeten e njerezve. Ka ndezur dhe ka hedhur flakadane ne drejtim te Drejtuesit te Seances, Kryeministrit dhe anetareve tc Kcshillit te Ministrave.

Bazuar ne nenin nr. 65, pika 2 te Rregullores, e paraqesim kete kerkese, me qëllim qe Byroja e Kuvendit te mblidhet per vleresimin e mases se propozuar prej nesh: “perjashtim nga pjesmarrja ne komisione dhe ne seance plenare deri ne 10 dite”.

Kerkojme mbledhjen e Byrose se Kuvendit per marrjen e mases disiplinore te parashikuar ne nenin 63, shkronja “c;,” te Rregullores “perjashtim nga pjesmarrja ne komisione dhe ne seance plenare deri ne 10 dite” per deputetet:

Monika Kryemadhi, Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj – anetare te grupit parlamentar te Levizjes Socialite per Integrim.

Dhe Ervin Salijanji, Endri Hasa, Flamur Noka, Bardh Spahia – anetare te Grupit Parlamentar te Partise Demokratike.

Etiketa: Aktualitetkryesorepolitike

Lajme të lidhura

SPORT

Irani kthehet në çështje politike në Kupën e Botës 2026

20:32 : 19/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
RAJONI

Situata politike në Kosovë/ Haradinaj: Kaosi po i shërben Serbisë! Kush është fajtori

21:53 : 20/05/2026
AKTUALITET

Kur emigracioni i ndihmon sundimtarët e këqij të mbijetojnë

09:29 : 09/05/2026
AKTUALITET

Raporti i Reporterët pa Kufij: Liria e medias në Shqipëri nën presion politik dhe ekonomik

17:47 : 30/04/2026
AKTUALITET

Nga partia te raportet me Ramën, Leskaj flet pa filtra: Politika të bën të humbasësh një pjesë të vetes

20:57 : 03/04/2026
Para

E kallëzuan penalisht, vjen reagimi i Eni Çobanit

TË GJITHA

Mbyllet aplikacioni “One IPTV Player”, hiqet nga Google Play Store

15:39 : 24/07/2026

Misteri i vrasjes së Edmond Sulës, Policia kontrolle banesash në Bërxullë

15:26 : 24/07/2026

Vala e falimentimeve në Gjermani, alarm për ekonominë?

15:16 : 24/07/2026

Moti i keq në Korçë/ Pema rrezohet në trotuar, bllokon kalimin e këmbësorëve

15:09 : 24/07/2026

Nga Fox News te CNN/ Mediat e huaja “llogari” SPAK-ut për Zvërnecin dhe Sazanin

15:04 : 24/07/2026

Mat/ Kapet me armë zjarri pa leje në banesë, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal

14:58 : 24/07/2026

FOTO/ Breshëri në Devoll dëmton kulturat bujqësore

14:58 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom