• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i Reporterët pa Kufij: Liria e medias në Shqipëri nën presion politik dhe ekonomik

Liria e shtypit dhe pavarësia e medias në Shqipëri mbeten të kërcënuara nga ndërthurja e interesave politike dhe ekonomike, një kuadër ligjor i mangët dhe presioni ndaj gazetarëve, sipas raportit të Reporterët pa Kufij (RSF).

17:47 : 30/04/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Liria e shtypit në Shqipëri mbetet e kërcënuar nga ndërthurja e interesave politike dhe ekonomike, një kuadër ligjor i mangët dhe presioni ndaj gazetarëve, sipas raportit të Reporterët pa Kufij (RSF) , publikuar në fund të prillit.

“Në Shqipëri, liria e shtypit dhe pavarësia e medias kërcënohen nga konfliktet e interesit midis botës së biznesit dhe asaj politike, një kuadër ligjor i mangët dhe rregullim partiak. Gazetarët janë viktima të akteve të frikësimit nga politikanët dhe krimi i organizuar”, shkruhet në raportin e RSF.

Raporti paraqet një panoramë të detajuar të sfidave strukturore që ndikojnë në funksionimin e medias në vend, duke e vendosur theksin te pavarësia editoriale dhe siguria e gazetarëve.

“Mediat private më me ndikim në Shqipëri janë në pronësi të një numri të vogël kompanish që kanë lidhje me botën politike, veçanërisht në sektorë shumë të rregulluar si ndërtimi”, vijohet në raport. Ky përqendrim i pronësisë, i kombinuar me mungesën e transparencës në financim, krijon një mjedis ku ndikimi politik dhe ekonomik mund të ushtrohet lehtësisht mbi përmbajtjen editoriale, duke rritur rrezikun e autocensurës. Raporti i Reporterët pa Kufij (RSF) ndalet gjithashtu te presioni politik ndaj gazetarëve dhe kufizimet në aksesin në informacion.

Lexo edhe:

Irani kthehet në çështje politike në Kupën e Botës 2026

Pengoi arrestimin e Ballukut, PE ‘shuplakë’ Ramës: Ndjekje penale e dënime për korrupsionin në nivele të larta

“Gazetarët përballen me presion politik, sidomos gjatë zgjedhjeve”, theksoi raporti.

Këto presione, të shoqëruara me vështirësi në sigurimin e informacionit publik dhe centralizimin e komunikimeve institucionale, kufizojnë aftësinë e mediave për të ushtruar rolin e tyre si mbikëqyrëse e pushtetit. Në aspektin ligjor, raporti evidenton boshllëqe që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në lirinë e raportimit.

“Megjithëse Kushtetuta e Shqipërisë dhe angazhimet ndërkombëtare garantojnë lirinë e shtypit, mbrojtja e konfidencialitetit të burimeve është e pamjaftueshme”, shpjegohet në raport.

Sipas analizës së RSF, praktika të caktuara gjyqësore kanë krijuar precedentë që rrezikojnë raportimin për çështje me interes publik, duke shtuar pasigurinë për gazetarët investigativë. Çështjet ekonomike përbëjnë një tjetër dimension kritik të raportit.

“Financimi shtetëror përbën një burim të rëndësishëm të ardhurash për median, por shpërndarja e tij jo transparente dhe diskriminuese ngre dyshime për ndikim politik”, vijoi raporti. Kjo situatë, sipas RSF, e bën median më të varur nga burime të jashtme dhe më të ekspozuar ndaj ndikimeve që mund të cenojnë pavarësinë editoriale. Raporti trajton gjithashtu aspektin e sigurisë së gazetarëve, duke theksuar rreziqet që ata përballin në terren.

“Krimi i organizuar mbetet një nga kërcënimet më të mëdha për sigurinë e tyre”, theksohet në raport.

Përtej kërcënimeve direkte, klima e pandëshkueshmërisë për sulmet ndaj gazetarëve konsiderohet një faktor që mund të nxisë incidente të mëtejshme. Në lidhje me këtë raport, ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), duke shprehur shqetësimin për situatën e lirisë së medias në vend.

“Ndërthurja e interesave mes politikës dhe biznesit, mungesa e transparencës në financimin e medias dhe presioni politik mbi redaksitë vijojnë të minojnë lirinë editoriale,” shkruhet në deklaratën e AGSH.

Organizata thekson se këto problematika janë të njohura dhe të ngritura vazhdimisht nga komuniteti i gazetarëve, duke kërkuar adresim konkret nga institucionet.

“Klima e pandëshkueshmërisë për sulmet ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe kërkon reagim të menjëhershëm institucional”, shkruhet më tej në reagim.

Në tërësi, raporti i Reporterët pa Kufij (RSF) dhe reagimi i AGSH tregojnë se, pavarësisht një peizazhi mediatik të larmishëm, sfidat strukturore që lidhen me pavarësinë, transparencën dhe sigurinë e gazetarëve vijojnë të mbeten të theksuara në Shqipëri./ Erjola Azizolli, Faktoje.al

Etiketa: liria e mediaspolitikepresion

Lajme të lidhura

SPORT

Irani kthehet në çështje politike në Kupën e Botës 2026

20:32 : 19/06/2026
AKTUALITET

Pengoi arrestimin e Ballukut, PE ‘shuplakë’ Ramës: Ndjekje penale e dënime për korrupsionin në nivele të larta

14:04 : 17/06/2026
AKTUALITET

Administrata e Beratit detyrohet të marrë pjesë në mitingun e Ramës në Tiranë, PD kërkon hetim

16:43 : 12/06/2026
AKTUALITET

“Më kapën nga krahu…”/ Rojet e larguan me forcë nga mitingu i Ramës, vajza: Më bënë presion!

17:31 : 06/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
RAJONI

Situata politike në Kosovë/ Haradinaj: Kaosi po i shërben Serbisë! Kush është fajtori

21:53 : 20/05/2026
Para

Alarmi nga mjekët: Rritet me 30% përdorimi i kokainës tek të rinjtë

TË GJITHA

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

09:56 : 24/06/2026
Foto ilustruese

“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës

09:55 : 24/06/2026

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026

FOTO/ Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta banorëve të Liqenit të Thatë

09:34 : 24/06/2026

Dritan Goxhaj si anomali e normalitetit

09:28 : 24/06/2026

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

09:18 : 24/06/2026

Dështon marrëveshja SHBA-Iran? Mijëra anije tregtare mbeten të bllokuara në Gjirin Persik

09:08 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş