Irani ka paralajmëruar një ankesë zyrtare në FIFA pas debutimit në Kupën e Botës 2026, duke pretenduar se kufizimet e vendosura nga SHBA ndikuan negativisht te ekipi.
Futbollistët iranianë nuk lejohen të qëndrojnë në territorin amerikan dhe janë detyruar të bazohen në Tijuana të Meksikës, duke udhëtuar për çdo ndeshje.
Pas barazimit 2-2 me Zelandën e Re, trajneri Amir Ghalenoei dhe kapiteni Mehdi Taremi u ankuan për lodhjen e shkaktuar nga udhëtimet e shpeshta dhe kontrollet kufitare. Situata u rëndua edhe nga refuzimi i vizave për 11 anëtarë të delegacionit iranian.
Ndërkohë, në Los Angeles pati protesta kundër ekipit iranian nga pjesëtarë të diasporës iraniane, ndërsa himni kombëtar u shoqërua me fishkëllima. Pavarësisht tensioneve politike dhe logjistike, lojtarët iranianë deklaruan se ndjenë mbështetje të madhe nga tifozët në stadium.
Tashmë FIFA pritet të shqyrtojë çështjen, e cila ka tejkaluar kufijtë e futbollit dhe është kthyer në një debat diplomatik e politik














