• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Abuzonte me 7 të mitura në apartament, arrestohet biznesmeni i njohur

13:55 : 26/05/2022
në BOTA

Biznesmeni francez Jacques Bouthier u arrestua nga policia i akuzuar për trafikim të qenieve njerëzore dhe abuzim seksual ndaj të miturve. Për vite me radhë, biznesmeni 75-vjeçar dyshohet se ka abuzuar me vajza nga mosha 14 deri në 16 vjeç.

Adoleshentet jetonin të gjitha së bashku në një apartament të paguar nga milioneri francez. Biznesmeni i trajtonte si skllave seksi dhe i nxirrte nga shtëpia kur mbushnin moshën madhore, për t’i zëvendësuar me vajza më të reja.

Bouthier është një figurë e njohur në botën e kompanive të sigurimit si themelues dhe drejtor i kompanisë Assu 2000. Një e re 22-vjeçare ka denoncuar abuzimin ndaj të miturave, duke çuar në arrestimin e tij pak ditë më parë.

Vajza shkoi në një komisariat në Paris dhe u tregoi oficerëve për abuzimet që kishte pësuar në vitin 2016. Më pas ajo u shpjegoi policëve se ishte dëbuar nga banesa kur ishte rritur.

Sipas viktimës, 75-vjeçari i zgjidhte vajzat në rrugë, adoleshente në situata jashtëzakonisht të vështira familjare. Ai u premtonte vajzave strehim në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

Lexo edhe:

Macron emëron kabinetin e ri francez

Gjendet i vdekur ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë

Si provë e akuzave, 22-vjeçarja i ka treguar policisë një video të drejtorit të Assu me një adoleshente 14-vjeçare.

Mediat franceze raportojnë se vajzat që janë mbajtur në apartament ndër vite janë konfirmuar 7, por ky mund të jetë një vlerësim provizor.

Kur 75-vjeçari kuptoi se vajza 22-vjeçare ishte gati ta denonconte, punësoi tre punonjës të shoqërisë së tij të sigurimit për ta gjetur, për ta çuar jashtë shtetit dhe për të zhdukur provat e abuzimit.

Por punonjësit nuk i zbatuan urdhrat dhe preferuan të shantazhojnë biznesmenin, duke i kërkuar një milion euro në këmbim të heshtjes. Që të tre u arrestuan.

Bouthier e themeloi kompaninë e tij në vitin 1975 në moshën 28-vjeçare. Kompania e tij ka 1800 punonjës që menaxhojnë 720.000 polica sigurimi në Francë.

Në vitin 2020, revista Challenges e vendosi biznesmenin në vendin e 487-të në renditjen e personazheve më me ndikim në Francë.

Etiketa: biznesmeniFrancepedofil

Lajme të lidhura

BOTA

Macron emëron kabinetin e ri francez

21:36 : 05/10/2025
BOTA

Gjendet i vdekur ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë

15:31 : 30/09/2025
AKTUALITET

“Më verbove”/ Dinamika, si nisi sherri që përfundoi me vrasjen e italianit nga Kamber Sulçaj

20:49 : 29/09/2025
AKTUALITET

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, Dhoma Italiane e Tregtisë: Të bëhet një hetim i plotë dhe transparent

16:16 : 29/09/2025
AKTUALITET

Vrasja e italianit/ Dhanë dëshmi kontradiktore, por Policia i lë të lirë Braçin dhe dy djemtë e tij

22:53 : 27/09/2025
AKTUALITET

Zbardhen detajet/ Biznesmeni italian u godit me dru në kokë, para se të qëllohej me plumb

20:39 : 27/09/2025
Para

Robert Berisha i bën kërkesën e papritur Arjola Demirit: E bëjmë një fëmijë bashkë?

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com