Personi në foto është Shaban Hajdari, polici nga Prizreni, i cili u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se Hajdari ishte pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren.
Sipas njoftimit zyrtar, Policia e Kosovës është informuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë se rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë, është gjetur pa shenja jete një person me inicialet SH.H., 35 vjeç, banues në Prizren.

Pas daljes në vendin e ngjarjes dhe kryerjes së procedurave të identifikimit, është konfirmuar se viktima ishte zyrtar policor i Policisë së Kosovës.
Sipas hetimeve paraprake të autoriteteve shqiptare, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një plage të shkaktuar me armë zjarri.
Arma e përdorur është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.














