• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Këshilli Kombëtar i PD/ Nishani: U zbulua misioni i vërtetë i Bashës

11:20 : 31/08/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
Bujar Nishani, foto nga FB e autorit

Bujar Nishani, foto nga FB e autorit

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka lëshuar kritika ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, një ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD.

Ish-ministri dhe deputeti demokrat thotë se kreu aktual i PD e futi në kurth partinë dhe i dhuroi Ramës më shumë pushtet. Sipas tij, Basha nuk le rast pa treguar se nuk ka asnjë interes për ta bërë PD një shtëpi të madhe të lirisë, përpos për ta poseduar atë veç si një zyrë personale.

“Sot, pas rikthimit të grupit parlamentar të PD, dy vite pas, në të njëjtin Parlament turpi, dominuar nga produkti i krimit elektoral dhe krimi i rrugës, ka dalë në dritën e diellit qëllimi dhe misioni i vërtetë i L. Bashës me atë kurth ku e futi Partinë Demokratike, dy vite më parë. Për ta kuptuar atë mision mjafton të shohësh se si E. Rama jo vetëm e mori plotësisht në kontroll Parlamentin por mundësoi shndërrimin e Kushtetutës së vendit si një statut të Partisë Socialiste, kthimin e Kodit Zgjedhor si një manual të Këshillit të Ministrave, sistemin e drejtësisë në një mjet shantazhi politik, shtetin shqiptar në një karikaturë fyese. Kjo dhuratë për Edi Ramën do ti kushtojë politikisht PD dhe të djathtës politike në Shqipëri në 50 vitet e ardhshme (nqs nuk do të mundësohet një uragan politik popullor)”, shprehet Nishani.

Ish-Presidenti shton se, “kurrë, në këto 30 vite të pluralizmit politik në Shqipëri, nuk ka patur rast kur një kryetar opozite pas 8 vitesh të jetë kaq i diskretituar e kaq i pambështetur në opinion sa ç’është L. Basha”.

“Ndoshta ky nuk është një problem për L. Bashën, por është problem i madh për Partinë Demokratike, është kërcënim për sistemin politik të vendit, është problem për Shqipërinë. Duhet zgjidhur. S’ka alternativë”, përfundon ai.

Lexo edhe:

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

Reagimi

Në një postim në FB, Nishani shkruan:

Vetëm 4 (katër) muaj pas humbjes trishtuese të Partisë Demokratike dhe turpëruese të L. Bashës më 25 prill, ky i fundit e harroi tashmë “Rregjimin e Masakrës”.

L.Basha dje e njohu edhe zyrtarisht Parlamentin që doli pas masakrës elektorale dhe po e kthen PD kokëulur e të rrënuar në atë parlament të turpit, ekzaktësisht atje ku e dorëzoi 2 vite më parë, në shkurtin e 2019.

Edi Ramën Kryeministër, PS në maxhorancë solide me 74 + 3 mandate, demokratët të nëpërkëmbur, dhunuar e varfëruar edhe më shumë akoma.

Sot, pas rikthimit të grupit parlamentar të PD, dy vite pas, në të njëjtin Parlament turpi, dominuar nga produkti i krimit elektoral dhe krimi i rrugës, ka dalë në dritën e diellit qëllimi dhe misioni i vërtetë i L. Bashës me atë kurth ku e futi Partinë Demokratike, dy vite më parë.

Për ta kuptuar atë mision mjafton të shohësh se si E. Rama jo vetëm e mori plotësisht në kontroll Parlamentin por mundësoi shndërrimin e Kushtetutës së vendit si një statut të Partisë Socialiste, kthimin e Kodit Zgjedhor si një manual të Këshillit të Ministrave, sistemin e drejtësisë në një mjet shantazhi politik, shtetin shqiptar në një karikaturë fyese.

Kjo dhuratë për Edi Ramën do ti kushtojë politikisht PD dhe të djathtës politike në Shqipëri në 50 vitet e ardhëshme (nqs nuk do të mundësohet një uragan politik popullor).

Dje, L. Basha e harroi “Rregjimin e Masakrës” dhe artikuloi “Pakicën e Korruptuar”.

Dmth, demokratët dhe shqiptarët në tërësi nuk kanë më përballë një Rregjim Masakre por një Pakicë të Korruptuar, që L. Basha do ta rrëzoi lehtë !

Shumica e demokratëve do të ndihen të tradhëtuar nga ky devijim i shpejtë i L. Bashës nga sa u thoshte pak muaj më parë se ; “nuk do ti njohë kurrë këto zgjedhje……se do të mobilizojë popullin për ta rrëzuar një orë e më parë këtë rregjim”

Tani, L. Basha nuk flet më asnjë fjalë për mobilizimin e popullit por na tregon se përballë kemi veç një “pakicë të korruptuar” me të cilën do të bëjë ca kompromise “për të mirën e vendit” !

Demokratët nuk kanë pse ndihen të tradhëtuar nga kjo, sepse ky është misioni i L. Bashës.

Demokratët janë thjesht të mashtruar për të disatën herë prej L. Bashës.

Ky është modeli politik i tij.

Sa herë të tjera do të pranojnë demokratët të mashtrohen nga L. Basha, kjo mbetet për tu parë.

Sado që L. Basha tenton ta zbusë, rrumbullakosë apo relativizoi të keqen që ka kapluar shqiptarët, nuk ka për ta përmbushur dot kripto/shërbimit e tij malinj ndaj atij rregjimi.

Shqiptarët nuk kanë kurrfarë dyshimi se mbi krye nuk kanë thjesht një Pakicë të Korruptuar (siç thotë L. Basha) por një Rregjim të Inkriminuar me tipare të qarta të Mafies.

Problemi për shqiptarët sot është asgjesimi ditë pas dite i mekanizmit që mundëson rrëzimin e Rregjimit.

Opozitës !

Koha dhe proçeset vijuese do të shpjegojnë për shqiptarë se përse L. Basha kryen këtë mision.

Amnistia politike që L. Basha tenton ti bëjë rregjimit të Edi Ramës është e pafuqishme, si politikisht ashtu dhe moralisht, por padyshim diskretituese për të personalisht.

L.Basha nuk le rast pa treguar se nuk ka asnjë interes për ta bërë PD një Shtëpi të madhe të Lirisë, përpos për ta poseduar atë veç si një zyrë personale.

Pasi shpiku një Këshill Kombëtar me 500 anëtar, kontradikta më absurde në logjikë politike, (ndërsa anëtarësia zvogëlohet, numërat në institucione përfaqësuese rriten), konstaton me trishtim se si nga lista e kandidatëve për Këshillin Kombëtar u lanë jashtë atij akademikë, drejtues të suksesëshëm të strukturave lokake, persona me influencë e integritet në komunitete.

Përçmimi politik i L. Bashës ndaj emrave të tillë si Prof. Adriana Gjonaj, legjendës Agustin Kola, Dr. Alfred Gega, Dr. Almiro Gurakuqi, Arben Ristanit, Edith Harxhit, kuratorit Ardian Isufi, tenorit Rudi Sata, Armand Telitit, gazetarit Çelo Hoxha, Eduard Kelmendit, shkrimtarit Erald Kapri, Flamur Gjymyshkës e Flir Moshos, Prof. Gjok Uldedajt, Hekuran Hoxhallit e Hysen Osmanit, artistes Liljana Cingu, Paulina Hotit, Irma Koplikut e Mimoza Rexhvelajt, Luigj Isufit e Mal Berishës, Maxhid Cungut e Ndoc Ashtës, etj., veçse e konfirmon modelin e zvogëlimit gjithmonë e më shumë të asaj partie që lindi nga hapësira e lirisë.

Këta njerëz me influenca, eksperiencë e integritet nuk i duhen L. Bashës por largimi i tyre dëmton PD.

L.Bashës sot i kanë mbetur shumë pak avoketër publik (se jopublik nuk ka më asnjë), të cilëve i kanë mbaruar krejt argumentat për këtë avokati.

Avoketërit e pakët të modelit politik të L. Bashës pas paraqitjes së tezës famoze se “po iku Luli e gjithë PD do të shkrihet e zhduket”, akuzojnë zërat kritikë e kundër atij modeli, se : “këtë e bëjnë për interesa personale”.

Në fak kjo në thelb është e vërtetë !

Tek çdo kauzë e princip mishërohet interesi i njeriut !

Por ndryshimi qëndron tek mekanizmat e parimet që ndjek për jetësimin e atyre interesave.

Nuk ka shqiptar normal e të ndershëm sot që nuk ka interes për të ndryshuar qeverisjen e inkriminuar dhe më skandalozen në këtë vend.

Por ndryshimi vjen përmes mekanizmave politik dhe e tillë sot për sot është veç Partia Demokratike.

Nuk ka demokrat normal, të ndershëm e kontributor që nuk ka interes për ta bërë PD forcë të madhe e fituese.

Pra, është e thjeshtë fare ta identifikosh interesin individual.

Jo vetëm si bazament i ekzistencës humane por edhe si dimension.

Po ashtu, dallimi mes interesave është evident, në formë e përmbajtje.

Vetë dallimi mes palëve, do të jetë një betejë midis tyre.

Eshtë dallimi dhe beteja midis atyre që nuk e duan PD siç ishte këto 8 vite që kaluan dhe atyre që e duan po të njëjtën PD siç ishte 8 vitet që shkuan.

Ky është një dallim i madh dhe thelbësor, por shumë i thjeshtë për tu identifikuar.

Asnjëra nga palët nuk e fsheh këtë qëllim e dallim.

Ajo që është e sigurt në këtë rast është fakti se i interesuari dhe përfituesi më i madh për të patur të njëjtën PD si të 8 viteve të shkuara është Edi Rama e ai për këtë investon shumë e kudo.

Të tjerët janë thjesht argatë të tij.

Vërtet dje, L. Basha e harroi rregjimin e masakrës elektorale dhe doli me tezën e një pakice thjesht të korruptuar.

Por sot L. Basha është totalisht i diskretituar politikisht në opinionin publik.

Kurrë, në këto 30 vite të pluralizmit politik në Shqipëri, nuk ka patur rast kur një kryetar opozite pas 8 vitesh të jetë kaq i diskretituar e kaq i pambështetur në opinion sa ç’është L. Basha.

Ndoshta ky nuk është një problem për L. Bashën, por është problem i madh për Partinë Demokratike, është kërcënim për sistemin politik të vendit, është problem për Shqipërinë.

Duhet zgjidhur. S’ka alternativë!

Etiketa: BoldnewsBujar Nishanidomainhostkeshilli kombetar i pdLulzim BashaPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS vendos rinumërim të votave të PD në Dibër

14:53 : 05/06/2025
Para
Marrë nga "Instagram"

U kritikua se është shëndoshur sërish, Fifi zgjedh metodën e kriolipolizës për të humbur peshë

TË GJITHA

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025

Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

13:33 : 07/06/2025

Tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, izraeliti ndalohet në Rinas

13:22 : 07/06/2025

Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë

13:15 : 07/06/2025

EMRAT/ Sylvinho sakrifikon 4 futbollistë, do e ndjekin sfidën me Serbinë nga tribunat

13:07 : 07/06/2025

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

12:46 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com