• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Koha për të folur!

22:25 : 29/10/2020
në KRYESORE, OP-ED

Nga Erion Dasho

Të nderuar kolegë, koha për të folur! Që nga fillimi i epidemisë së COVID, shumë mjekë u sëmurën, një pjesë e madhe u shtruan në spitale, një pjesë humbi edhe jetën. Disa kolegë shpëtuan vetëm sepse u trajtuan jashtë vendit. Nuk ishte faji ynë! Ishte faji i një administrate që i la pa maska, pa viziera, pa doreza, madje edhe në kulmin e pandemisë!

Që nga fillimi i epidemisë, shumë kolegë i kanë transmetuar virusin pacientëve të tyre. Midis pacientëve, ku pothuajse kushdo është i moshuar ose i prekur nga sëmundje kronike, një numër i madh humbi jetën. Nuk ishte faji ynë! Ishte faji i një shteti që në vend që t’i mësonte, i terrorizoi dhe u tall me qytetarin.

Që nga fillimi i epmidemisë, shumë prej nesh dhanë mjekime të gabuara. Nuk ishte faji ynë! Ishte gjithë komuniteti ndërkombëtar që nuk dinte dhe akoma nuk di gjithçka rreth COVID!

Qe nga fillimi i kësaj vale të dytë, mjekët e familjes dhe ata specialistë vazhdojnë të japin receta bombastike me antibiotikë, antikoagulantë dhe kortizonikë.

Lexo edhe:

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

Arben Taravari nga Pogradeci: Rritja e nacionalizmit në Maqedoni, arsyeja pse dolëm nga qeveria

Nuk është faji ynë! (Këtu duhen përjashtuar sharlatanët e paktë që marrin përqindje nga recetat e farmacistëve dhe që për fat të keq nuk kanë munguar). Është faji i një ministrie dhe një komiteti që ende edhe sot nuk kanë një protokoll standard për trajtimin e pacientëve. Dje në forumin e 5,000 mjekëve kishte mjekë familje që u kërkonin kolegëve një protokoll të publikuar para disa ditësh në datën 10 tetor! Fiks 7 muaj pas fillimit të epidemisë në Shqipëri.

Që nga fillimi i kësaj vale të dytë, nuk ka mjek në Shqipëri që të mos kujdeset për një spital “virtual”. Pacientë që trajtohen në shtëpi, që ankohen se nuk vijnë t’u bëjnë testin, se medikamentet janë shumë të shtrenjta, se skanerin e bënë në privat për 200 EURO, se infermieri që bën injeksionin kërkon 50 EURO për vizitë, etj. Apo edhe më keq, se prindit i ka rënë saturimi në 60 apo 70 po ka frikë të shkojë në spital, apo se familjari është në prag të humbjes së jetës.

Nuk është faji ynë! Është faji i një shteti që e ka lënë qytetarin e vet në mëshirën e virusit dhe vetë mburret me spitale dhe qendra 3D, të shitura tek oligarkët dhe konçesionarët, të cilët veç barit e bojës, nuk kanë patur asnjë përmirësim gjatë shtatë viteve që u punua “për shëndetësinë falas”. Përkundrazi, mjekët dhe infermierët që janë “motori” i sistemit e kanë braktisur Shqipërinë në këto vite me ritmet më të larta.

POR AMA TË NDERUAR KOLEGË, GJITHÇKA E KA NJË KUFI!

Deri tani nuk ka qënë faji ynë! Nga ky moment, kur nëntori pritet të jetë një muaj ferri për pacientët, familjarët, miqtë e të afërmit tanë, heshtja është bashkëfajësi!

Mendoj se ka ardhur koha që mjekët dhe infermierët e Shqipërisë të mos ulin kokën, por t’i kërkojnë të paaftëve që na drejtojnë ose të marrin masa urgjente, reale dhe jo 3D, ose të largohen dhe t’i lënë vendin atyre që dinë dhe duan të drejtojnë.

Përndryshe nga këto momente e tutje jemi të gjithë bashkëfajtorë!

Etiketa: dashothirrje

Lajme të lidhura

RAJONI

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

21:21 : 08/08/2025
AKTUALITET

Arben Taravari nga Pogradeci: Rritja e nacionalizmit në Maqedoni, arsyeja pse dolëm nga qeveria

17:08 : 07/08/2025
BOTA

Një milionë thirrje në orë, si e monitoron Izraeli çdo pëshpëritje të palestinezëve

18:57 : 06/08/2025
AKTUALITET

“Dhoma gazi për shqiptarët”/ Skandal në Maqedoni! Thirrje raciste në prani të kryeministrit Mickoski

20:27 : 03/08/2025
AKTUALITET

Maliqi: Të analizojmë humbjen, opozita të largojë të paaftët dhe servilët!

12:41 : 15/07/2025
AKTUALITET

Abuzimi me paketat e ofertave/ “ONE” në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

18:35 : 27/06/2025
Para

E konfirmon Inter, Lukaku vuan nga një dëmtim muskular

TË GJITHA

Mungesa e ilaçit rrezikon pacientët me tumor: Po na vrasin me dijeni

19:42 : 17/08/2025

Macron: Evropa dhe Ukraina duhet të jenë të bashkuara përballë Rusisë

19:29 : 17/08/2025

TikTok u mbyll, por adoleshentët vazhdojnë të vriten

18:55 : 17/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Avokati i autorit: Ngjarje e çastit, autori shprehu pendesë

18:35 : 17/08/2025

Liderët europianë dhe Zelensky diskutojnë para takimit me Trump në Uashington

18:14 : 17/08/2025

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq, 14-vjeçari përlotet në gjykatë: Ishte grindje e momentit

17:55 : 17/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, gjykata lë në burg autorin dhe familjarët e tij

17:37 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com