• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjenerali i qeverisë së vdekur/ Rama, Lleshaj, Gjiknuri ju pret burgu…

20:11 : 20/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Përfaqësuesit e opozitës Edmond Spaho, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Flamur Noka, Orjola Pampuri, Endri Hasa, Aldo Bumçi, Florion Mima, Luçiano Boçi, Hekuran Hoxhalli, Fatbardha Kadiu e Bardh Spahia mbështetën sonte protestën e banorëve të Unazës së Re kundër projektit korruptiv, që prish shtëpitë e tyre.

Numri i protestuesve dhe përfaqësueve të opozitës është shtuar këto dy ditët e fundit pas pranisë së shtuar të policisë, e cila po ushtron presion kundër protestuesve për ta ndalur betejen në ditën e 137 të saj.

Protestës iu bashkuan edhe qindra qytetarë, masiviteti i të cilëve duket se detyroi policinë të tërhiqej nga plani për shpërndarjen e protestuesve me forcë.

Ish-deputeti Klevis Balliu falenderoi qytetarët e Tiranës për mbështetjen madhështore ndaj heronjve të Unazës së Re. “Sot këtu ishin mbledhur me qindra policë, tha Klevis Balliu, por kur panë qytetarët, kur panë Sovranin që ishte mbledhur këtu, u larguan sepse nuk përballen dot me fuqinë tuaj, dhe siç e treguan sot do ta tregojnë nesër përballë parlamentit. Të gjithë bashkë për t’i treguar kesaj qeverie se kush e ka fuqinë në këtë vend. i bëj thirrje gjeneralit të qeverisë së vdekur, gjeneralit të qeverisë që ka ikur, që të largojë çdo presion, çdo tentativë dhune ndaj këtyre qytetarëve. i bëj thirrje çdo qytetari, që nesër të bashkohemi të gjithë bashkë tek Parlamenti, për t’u rikthyer parlamentin që ka vjedhur Edi Rama qytetarëve, që t’i rikthejmë dinjitetin institucionit të parlamentit”.

Edhe Oriola Pampuri, në fjalën e vet para protestuesve theksoi se Edi Ramës dhe regjimit të tij po i vjen fundi.

Lexo edhe:

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

“Kur çdo diktatori i vjen fundi, mundohet të mbahet me kthetra deri në grahmat e fundit, tha Pampuri, por ne të gjithë bashkë nuk do ta lejojmë më, ne jemi të gjithë bashkë këtu për t’i thënë “largohu”. Ne duam një demokraci evropiane, në fakt një demokraci si ajo e Amerikës, prandaj jemi në rrugë sot, të gjithë bashkë, ndaj protestojmë e ndaj jemi qëndrestarë deri në fund. Ne po u tregojmë ndërkombëtarëve se jemi qytetarë, paqësorë, kemi protestuar paqësisht sa herë kemi dalë në sheshe. Ne jemi qytetarë njësoj si qytetarët në Paris a gjetkë. Sot paradite këtu në Unazën e Re ka qenë Sandër Lleshaj, i cili urdhëron helmet, urdhëron policinë të turret mbi protestuesit. Sandër Lleshaj, Afrim Qendro, Damian Gjiknuri dhe Edi Rama në krye me ta, ta kenë të qartë se ne do të qendrojmë deri në fund, nuk do të largohemi dhe fati që i pret këta është vetëm burgu”, paralajmëroi ish-deputetja Oriola Pampuri.

Ish-deputeti Endri Hasa theksoi se qytetarët po protestojnë, por protestuesit e Unazës së Re ishin bërthama e qëndresës. “Ju jeni njerëzit e lirë që i japin moral këtij vendi, që u japin shembullin e moralit shqiptarëve, prandaj ju të gjithë nesër, së bashku me çdo shqiptar do bashkoheni e do shkoni tek parlamenti i krimit, që t’i themi Edi Ramës që të mos kthehet prej andej nga është degdisur, të mos kthehet këtu e të mos bëjë provë ta irritojë akoma më shumë këtë popull, këtij populi që i ka vjedhur gjithçka Ne jemi me qytetarët e lirë dhe nuk mund të pajtohemi kurrsesi me një parlament krimi, me një parlament që bën gjithçka për të vjedhur këtë popull e që u fal gjithçk oligarkëve”.

Etiketa: PDprotestaUnaza e Re

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025
AKTUALITET

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025
AKTUALITET

PD kërkon anulimin e seancës ku u votua qeveria e re: U shkel Kushtetuta dhe rregullorja e Parlamentit

20:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet/ PD letër trupit diplomatik: Rama erdhi me plan për të provokuar, u shkel Kushtetuta

17:01 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Ballistët” mbetën jashtë Kuvendit/ Alimadhi akuza Nokës: Gjithmonë me hilera dhe poshtërsira

15:40 : 18/09/2025
AKTUALITET

PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit dhe përsëritje të seancës

13:49 : 18/09/2025
Para

1600 njerëz filmohen fshehurazi në hotele, pamjet transmetohen në internet

TË GJITHA

Universitetet e Kinës ndihmojnë Rusinë t’i kundërpeshojë sanksionet e Perëndimit

08:45 : 19/09/2025

Trump kundërshton njohjen e shtetit palestinez gjatë vizitës në Britani

08:33 : 19/09/2025

Komisioni i BE rrit presionin ndaj Izraelit

08:31 : 19/09/2025

Aksident në unazën e Fierit, ‘Mercedesi’ përplas biçikletën, një i plagosur

08:26 : 19/09/2025

Këmbimi valutor 19 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:20 : 19/09/2025

Keqpërdorimi i fondeve të BE, Parlamenti Europian vë “nën lupë” Shqipërinë

08:15 : 19/09/2025

Temperatura deri në 33 gradë, moti për sot

08:10 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com