• Kontakt
Tuesday, July 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ish-ministri i PS: Frika e Ramës nga administrata që proteston, tregon dobësinë e pushtetit

13:09 : 28/07/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj e konsideron të papranueshëm sulmin e Kryeministrit Edi Rama ndaj administratës publike, duke e cilësuar atë një përpjekje për të zhvendosur përgjegjësinë nga dështimet e qeverisjes.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Malaj argumenton se problemi nuk qëndron tek administrata në vetvete, por te mënyra sesi ajo është ndërtuar dhe drejtuar ndër vite nga vetë qeveria “Rama”. Duke iu referuar standardeve evropiane, ai mbron të drejtën e nëpunësve civilë për të protestuar jashtë orarit të punës, kritikon politizimin e administratës dhe paralajmëron se presioni ndaj saj është shenjë e një qeverisjeje që po humbet besimin e qytetarëve.

Si i interpretoni kritikat publike të kryeministrit Rama ndaj administratës? Janë reflektim apo përpjekje për të zhvendosur përgjegjësinë?

Më lejoni t’i referohem Jean Monnet, një prej themeluesve të BE që qartëson se: “Asgjë nuk është e mundur pa njerëzit, por asgjë nuk është e qëndrueshme pa institucionet. “Reagimi përçmues, vulgar dhe banalizues ndaj administratës publike është një përpjekje hipokrite për të fshehur dështimin e tij personal, veçanërisht në raport me kalbëzimin e qeverisjes nga korrupsioni galopant, kapja e shtetit dhe lakmia e pakontrolluar për pushtet absolut ekonomik e politik, deri te vetëkapja e shtetit nga partneritete kriminale dhe oligarkët pranë kryeministrit.

Lexo edhe:

Dita 59-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej

Shkreli mohon akuzën për korrupsion zgjedhor: Kërkoja vetëm pjesëmarrje në miting

Rama gjithmonë ua hedh fajin të tjerëve. Ankohet për ministrat që “i hanë dardhat prapa krahëve”, dallohet për sulmet ndaj punonjësve të Kadastrës dhe ankohet për të gjithë — ndonëse të gjithë i ka përzgjedhur vetë, në mënyrë personale dhe me arrogancë, mbi çdo strukturë të Rilindjes. Por e vërteta është se, nëse një pjesë e administratës tënde e ka fytyrën te “prapanica”, mos harro se ajo është fytyra reale e atyre që ajo përfaqëson. Rama nuk foli për emra të përveçëm, por pranoi publikisht një dukuri masive dështimi.

Kryeministri tha se një pjesë e administratës “ditën paguhet nga qeveria dhe në darkë proteston kundër saj”. Kjo deklaratë a cenon të drejtën kushtetuese të nëpunësve civilë për të protestuar?

Në asnjë vend të botës demokratike punonjësit e administratës publike nuk ndalohen të protestojnë, me përjashtim të pozicioneve politike (si ministrat e stafet politike) apo punonjësve të sigurisë kombëtare. Por edhe këta të fundit kanë një formë proteste ndaj skandaleve apo rënies së kredibilitetit të qeverisë: “dorëheqjen” si akt të lartë moral. Kjo në Shqipëri nuk ndodh, sepse ata që përzgjedh Rama për poste të larta politike dhe në administratën qendrore dhe funksionet ku pikon apo rrjedh korrupsioni— jo pak prej tyre ishin dhe janë me CV kriminale, prandaj vetofrohen si skllevër të vërtetë, ose skllevër vullnetarë. Shumë prej tyre janë vetëpozicionuar si manekinë politiko-administrativë, që thjesht buzëqeshin bukur dhe pozojnë ëmbël pranë “kryeministrit mbretëror”.

Për skllevërit vlen shprehja e filozofit romak Seneka, i cili qartësonte se “vetëm pak janë skllevër të vërtetë, shumica janë skllevër vullnetarë”. Sidomos patronazhistët e babëzitur për pasurim të shpejtë, të inspiruar dhe mbrojtur nga modeli i “Mbretit kryeministrorë. Ndërsa për manekinët politikë, vlerësimin më të mirë e ka bërë Albert Einsteini kur shprehej se, për ata që thjesht tundin kokën në mënyrë miratuese për liderin e tyre, “mjafton vetëm qafa”. Ata nuk kanë nevojë fare për shtyllë kurrizore. Kjo është më se e vërtetë për Ramën që i përzgjedh e promovon personalisht pa asnjë kontribut profesional apo politik: ata vullnetarisht dorëzojnë “shtyllën kurrizore”, ku duhet të mbështetet integriteti dhe përgjegjësia për çdo mandat publik.

A tregon reagimi i ekzekutivit një frikë nga pakënaqësia që po shfaqet edhe brenda administratës shtetërore?

Sepse administrata është barometri më i saktë i çdo pushteti. Ashtu siç thuhet në metaforën e njohur se minjtë e ndiejnë të parët dhe e braktisin kur anija po mbytet, edhe punonjësit e administratës publike e kapin të parët sinjalin e kalbëzimit të një regjimi. Shkenca ka përparuar shumë për të ndier e parandaluar tërmetet fizike, ashtu siç edhe shkencëtarët politikë kanë përvojë qindravjeçare për të ndier lëkundjet e fundit dhe dështimin e pashmangshëm të qeverisjeve të konsumuara e thellësisht të dështuara.

Cili është statusi i nëpunësit civil sipas standardeve evropiane dhe si e shihni goditjen administrative në Bashkinë e Vlorës?

Nëpunësit paguhen nga taksapaguesit për të kryer detyrën në mënyrë profesionale dhe me etikë të lartë. Protesta e tyre konsiderohet “akt armiqësor” vetëm në vendet neodiktaturiale, ku ata përndiqen këmbë pas këmbe për t’u nënshtruar ose për t’u flakur jashtë shërbimit publik. Shihni se sa shumë ndryshime bëhen në strukturën e ministrive. Në asnjë vend demokratik nuk tjetërsohen ministritë sa herë ndërrohen ministrat, sepse ato janë shtylla institucionale e shtetit. Rama e bën këtë sepse nuk ka asnjë qelizë shtetformuese; ai i urren institucionet dhe qeveris si një mbret mesjetar. Sa herë i ka lëvizur drejtoritë rajonale nga një bashki në tjetrën! Kujtoni Vlorën, ku vetëm te Kadastra ka ndërruar 14 drejtorë rajonalë! Kujtoni rastin kur kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të 24 drejtoreve të Bashkisë Vlorë.

Kur Kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, nuk e pranoi këtë urdhër të paligjshëm që do t’i kushtonte bashkisë fatura të rënda gjyqësore, Kryeministri u hakmor ndaj tij duke e detyruar të dorëhiqej dhe duke u bërë presion të gjithë drejtuesve që të jepnin dorëheqjen en-bloc. Ata që iu dorëzuan këtij presioni joligjor, abuziv, arrogant dhe përçmues duke dhënë dorëheqjen vullnetare rrëzuan kështu mitin e vlonjatëve që s’i tremben askujt. Vetëm një zonjë e nderuar refuzoi ta jepte dorëheqjen, ndoqi rrugën gjyqësore, e fitoi të drejtën për t’u kthyer në punë, ndërsa sot Bashkia paguan dëmshpërblimin nga taksat e qytetarëve. Kjo frymë denigruese ka shkatërruar cilësinë e administratës dhe i ka kushtuar vendit miliona euro dëme gjyqësore. Në BE (dhe sipas GJEDNJ-së, Nenet 10 dhe 11 të KEDNJ-së), pjesëmarrja e nëpunësit civil në protesta paqësore jashtë orarit të punës është e drejtë themelore qytetare. Kërkesa për “lojalitet politik” ndaj kryeministrit është shkelje e hapur e të drejtave të njeriut dhe politizim autokratik i shtetit.

Çfarë forme duhet të marrë reagimi qytetar për të mbrojtur institucionet dhe standardet demokratike? Cila duhet të jetë përgjigjja qytetare dhe opozitare përballë kësaj autokracie në rritje?

Përgjigjja e vetme është rritja masive e pjesëmarrjes publike dhe reagimit qytetar, ashtu siç ndodhi në Hungari, ku brenda dy muajsh u shpërbë e u trondit regjimi autokratik i Orbán-it përmes mobilizimit qytetar dhe kërkesës për reforma kushtetuese. Nëse heshtim sot për përndjekjen e administratës, nesër do të jetë vonë për të gjithë. Këtu vlen të kujtojmë thënien e famshme të pastorit protestant gjerman Martin Niemöller (1892–1984), “Të parët që erdhën…”, e cila mbetet leksioni më i madh kundër indiferencës qytetare:

“Më parë erdhën për komunistët, dhe unë nuk fola — sepse nuk isha komunist.

Më pas erdhën për socialistët, dhe unë nuk fola — sepse nuk isha socialist.

Më pas erdhën për anëtarët e sindikatave, dhe unë nuk fola — sepse nuk isha anëtar sindikate.

Aty nga fundi erdhën për mua, dhe nuk kishte mbetur më asnjë për të folur për mua.”

Pra, mësimi historik është se: “Nëse lejon shtypjen e tjetrit, ke nënshkruar nënshtrimin tënd të nesërm. Një popull që vlerëson privilegjet e tij mbi parimet, së shpejti do t’i humbë të dyja. Administrata publike ekziston për t’u shërbyer parimeve dhe qytetarëve, jo pushtetarëve.” Dwight D. Eisenhower.

Etiketa: Arben MalajEdi Ramaps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dita 59-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej

19:44 : 28/07/2026
AKTUALITET

Shkreli mohon akuzën për korrupsion zgjedhor: Kërkoja vetëm pjesëmarrje në miting

19:34 : 28/07/2026
AKTUALITET

Nuk ka besë edhe me Arubën apo Vuçiç, e njëkohësisht edhe me shqiptarët!

14:28 : 28/07/2026
AKTUALITET

Rama “blen armë” propagandistike në SHBA

11:50 : 28/07/2026
AKTUALITET

Raporti i DASH ngre alarmin: Shqipëria nën hijen e krimit të organizuar dhe korrupsionit!

11:06 : 28/07/2026
AKTUALITET

“Thasë me para në Rinas”, Anonymous TV: Rama po përgatitet të largohet nga vendi?!/ VIDEO

09:16 : 28/07/2026
Para

Mega-afera e kazinosë në “Air Albania”/ PD: Si u dha licenca në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës!

TË GJITHA

Arrestohen dy persona për krime lufte në Kosovë

20:23 : 28/07/2026

“Asnjë algoritëm nuk e fshin realitetin”, pankartat ironike në ditën e 59-të të tubimit

20:11 : 28/07/2026

11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

19:57 : 28/07/2026

Dita 59-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej

19:44 : 28/07/2026

Shkreli mohon akuzën për korrupsion zgjedhor: Kërkoja vetëm pjesëmarrje në miting

19:34 : 28/07/2026

Lushnje/ Parakalimi i rrezikshëm shkakton aksident, familja me tre anëtarë përfundon në spital

19:17 : 28/07/2026

Përfundon pas dy orësh takimi Trump-Netanyahu

19:04 : 28/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinocratosroyalbetjojobetcasibomgrandpashabetiptv satın alCasibombetciocasibom girişcasibomcasibomjojobetcasibomcasibom