Një aksident i pesëfishtë është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe trafik të rënduar.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë pesë automjete, ndërsa si pasojë e përplasjes janë krijuar radhë të gjata mjetesh, duke vështirësuar lëvizjen e drejtuesve të automjeteve.
Deri më tani nuk ka ende një bilanc zyrtar nëse ka persona të lënduar apo mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për normalizimin e qarkullimit dhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.














