Apeli i Posaçëm ka liruar nga qelia Erind Agalliun, i cili akuzohet si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Spanja dhe Holanda drejt Finlandës.
Shkalla e dytë e gjyqësorit pranoi kërkesën e mbrojtjes për zbutjen e masës së sigurisë, duke e ndryshuar atë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Erind Agalliu u arrestua në qershor të vitit të kaluar në kuadër të hetimeve të SPAK, që po zhvillon një procedim penal ndaj grupit të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge.
Hetimet për këtë çështje vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, e cila po punon për dokumentimin e plotë të aktivitetit të grupit kriminal dhe rolit të secilit prej të dyshuarve.














