Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur pas një konflikti, i cili ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Banesa”, ku sipas informacioneve paraprake, të rinjtë janë përfshirë fillimisht në një përplasje fizike dhe më pas situata ka dalë jashtë kontrollit. Si pasojë e të shtënave, tre persona kanë mbetur të plagosur.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku po marrin trajtim mjekësor. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Pas njoftimit për ngjarjen, forca të shumta të Policisë së Elbasanit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave.














