Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit, Klement Balla, banues në fshatin Griqan, ka mbetur i plagosur rëndë.
Ai është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit, e favorizuar nga shpejtësia e lartë, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e shkaqeve të sakta të ngjarjes.














