Ka humbur jetë pak çaste pas aksidentit të rëndë të ndodhur në rrugën Elbasan Librazhd shoferi 19-vjeçar.
Viktima është Klement Balla, banues në fshatin Griqan.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, kur mjeti me të cilin udhëtonte i riu doli nga rruga, u përplas me barrierat anësore dhe u shkatërrua plotësisht.
Ai u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike dhe për fat të keq nuk ia doli dot të mbijetonte sipas mjekëve.
“Në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”, në fshatin Mengël, automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., 19 vjeç, ka dalë nga rruga.Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. B. ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njoftoi sot policia.
LEXO EDHE:
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina del nga rruga, plagoset rëndë shoferi /EMRI














