• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha akuza Ramës: Ekonomia në kolaps, ku është siguria ushqimore?

18:57 : 26/04/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer në kritika ndaj Edi Ramës, duke e akuzuar për manipulim dhe mashtrime lidhur me politikat e tij të jashtme dhe ekonomike.

Në një videomesazh në rrjete sociale, Berisha ka theksuar se ekonomia shqiptare është në një situatë të rënduar, ndërsa ka ngritur shqetësime për pasigurinë ushqimore dhe dështimin e qeverisë në trajtimin e këtyre çështjeve jetike për qytetarët shqiptarë.

Sipas tij, Rama vetëm bën propagadë dhe nuk merr asnjë masë për rimëkëmbjen e ekonomisë, sigurisë ushqimore apo problemeve të tjera që bien mbi kurriz të shqiptarëve.

“Edi Rama në monologun e mashtrimeve të dielës sërish nxorri serialin e tyre pa u skuqur dhe pa u zverdhur. Premtoi se do të realizojë një marrëveshje partneriteti strategjik me Greqinë në një kohë kur, faktikisht, lejoi të skadojë traktati i miqësisë me këtë vend dhe krijoi një seri problemesh madhore të paqena më parë.

Së dyti, ai, në monologun e tij, u rikthye prapë tek paketa e mafies, që ai po e quan ‘paketa e maleve’. Çdo qytetar shqiptar duhet ta dijë se në vitin 2012, në parlamentin shqiptar u miratua ligji sipas të cilit të gjithë ata që investonin në zonat malore të Shqipërisë, do të ishin tetë vite pa asnjë taksë. Një nga ligjet e para që anuloi Edi Rama ishte pikërisht ky ligj dhe tani premton lehtësira për investime në tokën e babës, në një kohë kur me kadastrën e tij ka bërë batërdinë më të madhe mbi pronat dhe pronësinë. U zotua se paketa e maleve do të jetë një mundësi për banorët në një kohë kur ‘paketën e maleve’ ai e ka zhvendosur në Maminas dhe në zonën bregdetare.

Në fjalën e tij premtoi për të gjithë ata që ndërmarrin nismë për të dyfishuar ndërmarrjen e tyre, do ketë lehtësira. E vërteta është se ekonomia shqiptare është në kolaps, se prodhimi bujqësor dhe prodhimi industrial janë në recesion prej dy-tre vitesh. Ekonomia shqiptare mbahet nga aparati i drogës, sektori i ndërtimit, me një tregues tre herë më të lartë se në Bashkimin Europian. Në fjalën e tij, mashtrim, u ndal tek siguria ushqimore. Siguria ushqimore është pothuajse inekzistente në Shqipëri. Dhe kjo ka si shkak kryesor mafien dhe vetëm mafien shtetërore. Shqipëria sot është i vetmi vend i cili nuk ka autoritetin e sigurisë ushqimore, sepse atë e shkriu Edi Rama me pretekstin e mosfunksionimit të tij.

Sigurisht që ai autoritet ishte siç janë agjencitë e tjera të këtij vendi të ngërthyera kokë e këmbë nga korrupsioni, por asgjësimi, zhdukja e tij pa u zëvendësuar me një autoritet të ri që të përmbushë një detyrim madhor siç është siguria ushqimore, është një akt kriminal. Së fundi, dua të them këtu se nuk foli një fjalë të vetme, ndonëse u ndal tek Emiratet e Bashkuara Arabe, marrëdhëniet me Greqinë, por nuk tha një fjalë të vetme për fyerjen, për qëndrimin antishqiptar të zëvendësit të tij në politikën e jashtme, në të cilën në akt të papërgjegjshëm, të turpshëm, antishqiptar, vlerësohen qytetarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut si idiotë.

Heshtja dhe mosreagimi i Edi Ramës dëshmon se kjo deklaratë e ministrit të tij të Jashtëm është porosi e tij dhe e lidhur direkt me të, mbasi e vërteta është se ky reagim erdhi kur një portal i Maqedonisë së Veriut kishte sulmuar Edi Ramën si një mafioz dhe tani pse nuk ngriheshin, pse nuk reagonin në demonstrata shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, shpallen idiotë nga Edi Rama dhe ministri i tij. Akt i turpshëm, antikombëtar”,- deklaron Berisha.

Etiketa: Edi RamaPDpsqeveriaSali Berishasiguri ushqimore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
Para

E pazakontë në Turqi, tifozët futen në ring dhe rrahin boksierin rus /VIDEO

TË GJITHA

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom