Një përleshje e dhunshme ka shpërthyer brenda një servisi makinash në qytetin e Korçës, duke lënë katër persona të plagosur, përfshirë pronarin e servisit, Renaldo Xhixho.
Të plagosurit e tjerë raportohen të jenë Ergys Themelko, Erion Demolli dhe Lidi Meno.
Ngjarja ka shkaktuar panik në lagjen 10, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
Sipas informacioneve paraprake, Xhixho, pronar i një servisi për shërbim tapicerie, është plagosur gjatë konfliktit me disa persona që kanë shkuar pranë servisit.
Shkaku i mundshëm i incidentit lidhet me pakënaqësi të klientëve ndaj punimeve të kryera, por detajet mbeten për t’u konfirmuar pas deklaratave të përfshirëve.
Burime nga spitali bëjnë me dije se një nga të plagosurit ka dëmtime në shpatull dhe krah, tjetri në fytyrë, ndërsa dy të tjerët kanë lëndime më të lehta.














