Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, ku e pret një dënim prej 6 vitesh burg.
Bëhet fjalë për Sokol Ndrekën, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës në vitin 2024 për dy vepra penale:
“Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”
“Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”
Ndreka ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej se ishte përfshirë në trafikimin e emigrantëve të huaj.
Ngjarja lidhet me kapjen e 15 shtetasve të huaj në një automjet në rrugën dytësore Tiranë–Durrës, më 31 tetor 2022.
Pas hetimeve rezultoi se 51-vjeçari ishte pjesë e rrjetit që organizonte transportin e paligjshëm drejt vendeve të BE-së.














