Një konflikt mes të rinjve ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 19-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka goditur me thikë një 24-vjeçar.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Gjatë përplasjes fizike, 19-vjeçari dyshohet se ka përdorur mjet prerës, duke plagosur 24-vjeçarin, i cili është transportuar menjëherë në spital.
Po ashtu, policia ka proceduar penalisht edhe një 18-vjeçar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit, por nuk ka njoftuar autoritetet.














