• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta e PD, Boçi: Nuk do mjaftohemi me fjalime, ja çfarë do ndodhë në shesh

15:37 : 22/12/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Protesta e opozitës nuk do të jetë një përsëritje e klisheve të së kaluarës, me fjalime dhe turma njerëzish në shesh, por do të shënojë fillimin e një procesi me akte konkrete dhe të forta që synon largimin e kryeministrit Rama dhe ngritjen e një qeverie teknike.

Kështu është shprehur deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në një intervistë në SYRI TV, i cili theksoi se protesta do të jetë një shprehje e natyrshme e “zemërimit protestues” të qytetarëve, duke u zhvilluar jashtë skenareve të paravendosura. Sipas tij, qëllimi është të tregohet qartazi se nuk ka asnjë pajtim mes qytetarëve dhe veprimeve korruptive të qeverisë.

“Ne jemi në hapjet e një procesi protestash që patjetër do kenë një fund, fundi është ikja e Ramës, ngritja e një qeverie teknike,” deklaroi Boçi.

Ai bëri të ditur se veprimet protestuese nuk do të kufizohen vetëm në shesh, por do të shtrihen edhe brenda sallës së Kuvendit, ku grupi parlamentar demokrat do të performojë në përputhje me aksionin opozitar.

Luçiano Boçi: Ka brenda një përgjigje. Do ketë, do ketë përplasje të forta apo jo. Sigurisht, ka zemërim, zemërim protestues, i cili do shprehet përgjatë kohës që zhvillohet protesta. Ne patjetër që duam të dalim nga ato klishetë që shpesh na i hedhin edhe si akuza në fakt dashamirëse që nuk mjaftojnë vetëm fjalimet, nuk mjaftojnë vetëm njerëzit në bulevard apo në shesh, por duhet të ndërmerren akte konkrete të forta, të tregojnë qartazi që nuk ka një pajtim midis qytetarëve dhe veprimeve korruptive të qeverisë. E duam, e dëshirojmë një gjë të tillë dhe jashtë skenareve sepse protestat janë gjëra që shprehen nga vetë njerëzit, vijnë natyrshëm dhe kjo natyrshmëri është ajo që përcakton dhe vërtetësinë dhe sinqeritetin. Dhe unë këtu mendoj që jemi jashtë skenareve, pa skenare nga ato që ndoshta dëshirohen apo paragjykohen, por çdo ecuri do shihet në shesh. Ne jemi aty me qytetarët.

Lexo edhe:

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

Ne jemi në hapjet e një procesi protestash që patjetër do kenë një fund, fundi është ikja e Ramës, ngritja e një qeverie teknike. Nuk pretendojmë që gjithçka ta arrijmë brenda një dite, do ketë progresionin e saj, qëndrueshmërinë e saj, rezistencën, konsistencën sepse këtu është vlera, të themi, e përgjithshme, totale e një proteste dhe format e saj do jenë në vazhdimësi të ndryshme, duke u ndërlidhur dhe me mënyrat si do protestojë dhe si do performojë më pas edhe grupi parlamentar brenda sallës së parlamentit në ditët në vazhdim, kur t’i mundësohet patjetër dhe seanca, por duke qenë gjithmonë brenda një procesi i cili sot hapet si i tillë, i cili ka forcën, dëshmohet me një forcë shumë të madhe dhe që patjetër ndërton një pritshmëri që të gjithë e duam, që lidhet me largimin e Ramës dhe me ngritjen e një qeverie teknike.

Unë mendoj që njerëzit duan, duan të vijnë dhe patjetër atë dëshirën për të ardhur e lidhin me atë pyetjen që ju më bëtë, cili është fundi. Pra, ata vijnë që të kenë një konkludim, të kenë një rezultat, pasi përgjatë shumë kohëve ka ndodhur protestë, është hequr në fakt ai shpirti i protestës nga mënyra se si kanë vepruar disa paraardhës brenda Partisë Demokratike dhe duan që në fund të fundit ky zemërim i tyre të konkludohet, siç dhe e parashtrova. Dhe mendoj që duke i dhënë besimin që këto protesta do kenë një fund, që fundin unë e paracaktova, e përkufizova, atëherë dhe ata do jenë të shumtë. Kur thashë, dëshira nuk mungon, janë të revoltuar, të zemëruar, kanë faktuar tashmë jo vetëm nga fjalët e opozitës, por dhe nga veprimet e drejtësisë që janë të vjedhur në mënyrë sistematike, janë të tallur në mënyrë sistematike, janë të përçmuar në mënyrë sistematike dhe patjetër që të gjitha këto dalin në një, të themi, rezultat revoltues dhe protestues.

 

Etiketa: luciano bociPDprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pas më shumë se 3 orësh, përfundon protesta për Zvërnecin/ Qytetarët pastrojnë bulevardin

21:35 : 03/06/2026
AKTUALITET

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

17:55 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin/ Gazetari: Mesazhet e qytetarëve për qeverinë dhe opozitën

15:04 : 03/06/2026
Para

BE zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë deri në korrik 2026

TË GJITHA

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026

Efektivi i plagosur në Maliq, mjekët e Traumës: Ka marrë plumb në nofull, do t’i nënshtrohet operacionit

11:24 : 04/06/2026

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom