• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

09:21 : 31/10/2025
në RAJONI

As të majtë, as të djathtë, as qytetarë, as nacionalistë.

Megjithëse lëvizja studentore kishte marrë qëndrim të mos shprehej për çështje që mund ta polarizonin shoqërinë në Serbi, protestat e mëdha njëvjeçare kundër Qeverisë janë karakterizuar me devijime nacionaliste dhe djathtiste.

“E djathta po përpiqet ta marrë patjetër nën kontroll protestën, por ajo nuk është aq e madhe. Vetëm është më e zhurmshme dhe më e organizuar”, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) politologu Dushko Radosavljeviq.

Nga ana tjetër, protestat u shënuan edhe nga udhëtimi i studentëve drejt selisë së Bashkimit Evropian, bashkimi në një shoqëri të ndarë nga tensionet ndëretnike dhe mesazhi katartik i një pjesëmarrësi serb të luftërave në ish-Jugosllavi.

Lexo edhe:

Naftëtarët protestojnë para ambjenteve të ‘Bankers Petrolium’, kreu i sindikatës: Kompania po na zhvat

The Guardian: Protestat studentore sfidojnë regjimin e Vuçiç, Serbia mes BE-së dhe ndikimit rus

“Kam përshtypjen se shumica e studentëve janë këtu për një qëllim të vetëm: ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme”, tha për REL-in studenti i Fakultetit Filozofik në Novi Sad, Boris Kojçinoviq.

Studentë nga Novi Pazari duke ecur për në Novi Sad, 21 tetor 2025.
Studentë nga Novi Pazari duke ecur për në Novi Sad, 21 tetor 2025.

Të njëjtin mesazh e përcjellin edhe studentët nga Sanxhaku, në jugperëndim të Serbisë, zonë e banuar kryesisht me popullsi boshnjake.

Me mesazhin “Nuk do të na ndani”, ata ecin më shumë se 400 kilometra për ta shënuar përvjetorin e tragjedisë në Novi Sad.

Kërkesa kryesore e studentëve ka të bëjë me përgjegjësinë për vdekjen e 16 njerëzve pas shembjes së çatisë së rindërtuar në stacionin hekurudhor në atë qytet – ngjarje që, siç thonë ata, është pasojë e korrupsionit.

Të pakënaqur me reagimin e autoriteteve, gjashtë muaj më vonë, ata shtuan edhe kërkesën për zgjedhje të parakohshme.

“Nacionalizëm apo patriotizëm i shëndetshëm?”

“Në një shoqëri ndarjesh ku jemi rritur të gjithë, shumë studentë nuk e perceptojnë siç duhet çfarë është patriotizmi i shëndetshëm, dhe për këtë arsye ndodhin disa devijime”, theksoi studenti i Fakultetit Filozofik në Novi Sad, Boris Kojçinoviq.

Këtu, sipas politologut Naim Leo Beshiri, shfaqen edhe sfidat me të cilat përballet lëvizja studentore, konformizmi dhe përpjekja për t’i joshur njëkohësisht si votuesit e majtë, ashtu edhe ata të djathtë.

“Nuk mund ta mundni pushtetin në temën e nacionalizmit, sepse ai është shumë përpara jush në këtë drejtim”, thotë Beshiri.

Edhe Parlamenti Evropian, në rezolutën e fundit për Serbinë, ka shprehur shqetësim për praninë e narrativëve nacionaliste “në disa pjesë të lëvizjes protestuese”.

Kush e “mbron” Kosovën në protesta?

Edhe pse studentët kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë në zgjedhjet që Qeveria deri tani refuzon t’i shpallë, përbërja dhe programi i listës së tyre ende nuk janë bërë publike.

Megjithatë, në muajin e shtatë të protestave, përveç kërkesave për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, ata kanë shtuar edhe një qëndrim për Kosovën.

Ata janë shprehur për “respektimin e integritetit territorial, neutralitetin ushtarak dhe mbrojtjen e popullit serb në Kosovë dhe rajon”.

Para zgjedhjeve lokale të tetorit në Kosovë, studentët e Fakultetit Juridik në Beograd organizuan një protestë ku kërkuan “përgjegjësi nga të gjithë ata që shkelin të drejtat e popullit serb”.

Flamuj me hartën e Kosovës dhe flamurin trengjyrësh serb me mesazhin "Jo dorëzim" në një protestë studentore në Beograd, më 11 tetor 2025.
Flamuj me hartën e Kosovës dhe flamurin trengjyrësh serb me mesazhin “Jo dorëzim” në një protestë studentore në Beograd, më 11 tetor 2025.

Protestën e shoqëroi një postim në rrjetet sociale që akuzonte Qeverinë serbe për “tradhti” ndaj Kosovës.

Organizatorët e protestës nga Fakulteti Juridik nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it për kërkesat e tubimit, i cili ishte dukshëm më i vogël sesa protestat e tjera studentore. Më 11 tetor morën pjesë rreth një mijë persona.

“Ai tubim kishte shumë elemente të djathta dhe më shumë më ngjante me një takim tifozësh sesa me një protestë studentore”, tha për REL-in një student i Fakultetit Filozofik në Beograd, i cili shtoi se “e djathta në lëvizjen studentore është e pafuqishme, e fortë në fjalë, e dobët në vepra”.

Ai foli në mënyrë anonime, sepse respekton ende rregullin e lëvizjes studentore për të mos dalë publikisht me tema që nuk janë pjesë e kërkesave të përbashkëta.

Kolegu i tij nga Novi Sadi, Boris Kojçinoviq, vlerëson se tema e Kosovës, “me të cilën shumë politikanë janë luajtur për dekada, vazhdon të keqpërdoret edhe sot”.

“Njerëzit shpesh fokusohen te aspekti territorial dhe fetar, dhe pak mendojnë për jetën e përditshme të njerëzve që jetojnë në Kosovë”, nënvizoi ai.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, të cilën Serbia ende nuk e njeh dhe e konsideron krahinë të saj. Ky qëndrim është i përfshirë edhe në Kushtetutën e Serbisë të vitit 2006.

Sipas një studimi të Organizatës Kulmore të të Rinjve të Serbisë në vitin 2025, më shumë se 30 për qind e të anketuarve nga mosha 15 deri në 30 vjeçare mendojnë se Beogradi duhet të punojë për pajtimin mes serbëve dhe shqiptarëve, ndërsa çështja e statusit të Kosovës të lihet për më vonë.

Ndryshe nga dy vjetët e kaluara, kur përgjigjja më e përhapur ishte se Serbia “duhet ta rikthejë Kosovën me mjete ushtarake”, tani këtë qëndrim e mbajnë vetëm rreth 13 për qind e të rinjve.

Cili është roli i ekstremit të djathtë?

“Për mbrojtjen” e serbëve në protestën e 11 tetorit u bashkuan edhe përfaqësues të grupeve të ekstremit të djathtë, disa prej të cilave janë ndaluar nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë.

Nuk ishte hera e parë që ata shfaqeshin në protestat studentore.

“Sipas mendimit tim, asnjë organizatë ekstremiste nuk është e mirëpritur në lëvizjen tonë, por është e pamundur të kontrollojmë në një turmë kaq të madhe se kush është i pranishëm”, shtoi për REL-in një tjetër student që nuk dëshiron të identifikohet.

Ai theksoi se pushteti po bën gjithnjë e më shumë përpjekje për ta diskredituar lëvizjen e tyre.

Protestë në mbështetje të serbëve në Kosovë, e mbajtur në Beograd më 11 tetor 2025.
Protestë në mbështetje të serbëve në Kosovë, e mbajtur në Beograd më 11 tetor 2025.

“Duan të na paraqesin si ‘revolucion me ngjyra’ apo si ekstremistë, por nuk e kuptojnë se themelet tona janë po aq të forta sa në dhjetorin e kaluar, kur nisëm protestat”, shtoi studenti i Fakultetit Elektroteknik në Beograd.

Qeveria serbe ndan të njëjtin qëndrim me atë të Rusisë zyrtare, e cila, pa ofruar prova, përsërit akuzat se shërbimet perëndimore qëndrojnë pas përpjekjeve për një “revolucion me ngjyra” – term që Kremlini përdor për të përshkruar rrëzimet e regjimeve autoritare në ish-republikat sovjetike.

Në këtë kontekst, politologu Dushko Radosavljeviq e interpreton edhe shfaqjen e ekstremit të djathtë në demonstrata.

“Shpesh është një skenar i shërbimeve të sigurisë, të cilat janë në listën e pagave të shtetit dhe përmes kësaj krijojnë konfuzion”, vlerësoi ai.

Devijimet e protestave

Përkundër deklaratave se distancohen nga të gjitha opsionet politike, protesta studentore e 28 qershorit, në festën fetare të Vidovdanit, mori një kthesë drejt të djathtës.

Kjo ditë lidhet me betejën mesjetare të Kosovës, nga e cila buron miti që nacionalistët serbë e përdorën në luftërat e viteve ‘90 në hapësirën e ish-Jugosllavisë.

Lufta e fundit e Serbisë u zhvillua në Kosovë. Nga viti 1998 deri në 1999 u vranë mbi 13.000 civilë, kryesisht shqiptarë, dhe krimet e forcave serbe janë konfirmuar nga gjykatat ndërkombëtare në Hagë.

Në protestën e 28 qershorit u dëgjuan sërish thirrje për “mbrojtjen e popullit serb jashtë Serbisë” – slogane që në vitet ’90 kishin nxitur luftëra.

“Folësit u zgjodhën për të theksuar, nga njëra anë, pluralitetin brenda lëvizjes, por edhe të gjithë shoqërisë; dhe nga ana tjetër, unitetin në qëllimin për të rrëzuar regjimin dhe ndërtuar një sistem të ri”, tha studenti i Fakultetit Elektroteknik në Beograd.

Një nga protestuesit, Stefani nga Zrenjanini, tha për REL-in se mbështet mesazhet e protestës së Vidovdanit.

“Jam krenar kur luftojmë për interesat tona kombëtare, për Kosovën dhe Metohinë. Vuçiq i ka shitur të gjitha, dhe tani është radha jonë të kthehemi te vlerat e vërteta dhe të mbështesim të gjithë serbët – ne jemi një komb”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, Milica nga Beogradi tha se devijimet kah e djathta e kanë larguar nga protesta.

Protesta e organizuar nga studentët në Beograd, më 28 qershor 2025.
Protesta e organizuar nga studentët në Beograd, më 28 qershor 2025.

“Këto nuk janë vlerat që unë përfaqësoj dhe nuk dua të qëndroj pas atyre mesazheve. Nëse duan mbështetjen time dhe votën time në ndonjë zgjedhje të ardhshme, duhet të distancohen qartë nga kjo”, tha ajo.

Aktivisti i vjetër nga Beogradi, Millosh, nënvizoi se protesta e Vidovdanit për të ishte befasi e pakëndshme, por që nuk e ka penguar të vazhdojë pjesëmarrjen.

“Me një kokë më të ftohtë, e racionalizova atë devijim kah e djathta si pasojë të vendimit të studentëve për të hyrë në zgjedhje. Si një formë populizmi për të tërhequr masa më të gjera”, tha ai.

A ka qëndrim për BE-në?

Protestat janë shoqëruar me simbole fetare dhe flamuj me hartën e Kosovës dhe tri ngjyrat serbe, me mbishkrimin “S’ka dorëzim”, ndërsa flamujt e BE-së disa herë janë hequr nga demonstratat.

“Studentët me orientim liberal nuk do ta ndalojnë as flamurin ‘S’ka dorëzim’, as flamurin e Bashkimit Evropian. Ndërsa studentët e djathtë do të mbajnë flamurin ‘S’ka dorëzim’, dhe aty BE-ja nuk ka vend”, tha Boris Kojçinoviq.

Studentët nuk kanë dalë me një qëndrim të qartë për marrëdhëniet e Serbisë me BE-në, të cilës vendi i tyre synon t’i bashkohet një ditë.

“Tani nuk duhet të mendojmë për këtë, sepse qëllimi kryesor është të eliminojmë gjithçka që na ndan. Kur të vijë një qeveri e re dhe të ketë zgjedhje të lira, do të mund të diskutojmë nëse jemi për BE-në apo për Rusinë”, tha studenti i Fakultetit Elektroteknik në Beograd.

Të njëjtin mendim ndan edhe kolegu i tij nga Novi Sadi.

“Por, nuk mund t’i kuptoj njerëzit që duan shoqëri demokratike, por kthejnë sytë nga Rusia. Mendoj se kjo vjen nga narrativi se rusët janë vëllezërit tanë, e perëndimorët armiqtë tanë” , tha Kojçinoviq.

Edhe pas pushtimit rus të Ukrainës, Serbia vazhdon politikën e balancimit mes Lindjes dhe Perëndimit, dhe për këtë arsye nuk e harmonizon politikën e saj të jashtme me BE-në.

Ky qëndrim i presidentit Aleksandar Vuçiq gëzon mbështetjen e shumicës së të rinjve, tregon hulumtimi i Organizatës Kulmore të të Rinjve të Serbisë.

“Studentët nuk janë koherentë – ka prej tyre shumë të majtë dhe shumë të djathtë. U mungon përvoja politike dhe është për të ardhur keq që nuk i kanë zgjatur dorën as një pjese të opozitës dhe as organizatave të shoqërisë civile”, shtoi politologu Beshiri.

Një vit pas fillimit të protestave, lidhja e tyre më e fortë mbetet kërkesa për luftë kundër korrupsionit./REL

Etiketa: protestaSerbi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Naftëtarët protestojnë para ambjenteve të ‘Bankers Petrolium’, kreu i sindikatës: Kompania po na zhvat

10:45 : 30/10/2025
BOTA

The Guardian: Protestat studentore sfidojnë regjimin e Vuçiç, Serbia mes BE-së dhe ndikimit rus

16:15 : 29/10/2025
AKTUALITET

Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

10:47 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

12:37 : 27/10/2025
AKTUALITET

Greva e urisë e naftëtarëve të “Bankers” hyn në ditën e 13-të: Drejtësi për punën dhe dinjitetin

11:23 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

18:27 : 25/10/2025
Para

Me pranga në duar, mbërrin në Gjykatën Kushtetuese Erion Veliaj

TË GJITHA

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025

SHBA rrit presionin, Venezuela i drejtohet Moskës dhe Pekinit për ndihmë

22:05 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com