• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dhuna fizike, gjuha e re e shoqërisë shqiptare

Dhuna fizike po shndërrohet në “gjuhë të re” të shoqërisë shqiptare, ku gjatë vitit 2025 janë raportuar mbi 80 raste plagosjesh, nga të rinjtë deri tek pensionistët, çka tregon se asnjë grupmoshë nuk mbetet jashtë spirales së agresivitetit. Sipas ekspertëve, normalizimi i dhunës, presioni socio-ekonomik dhe rënia e kohezionit social po i kthejnë konfliktet e përditshme në shpërthime të rrezikshme, që kërkojnë urgjentisht zgjidhje komunitare dhe institucionale.

14:32 : 01/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Më 28 korrik të këtij viti, në Sheshin ‘Pranvera’ në Durrës, një lojë dominoje mes dy pensionistësh përfundoi me plagosjen me thikë të një 70-vjeçari nga bashkëmoshatari i tij- një shenjë alarmi se dhuna nuk kursen më as moshën e tretë. Ky episod nuk është i izoluar: nga adoleshentët deri tek pensionistët, mbi 80 raste plagosjesh të raportuara këtë vit pasqyrojnë një shoqëri ku dhuna po fiton terren dhe po shndërrohet gjithnjë e më shumë në mjet komunikimi.

“Situata na tregon se format e dhunshme të ndërveprimit nuk janë më të kufizuara në një grupmoshë të caktuar, por tashmë janë bërë një fenomen që prek të gjithë kategoritë shoqërore”, shpjegoi Migena Bakiaj, Psikologe Klinike. “Në terma të psikologjisë sociale, mund të thuhet se po shohim rritje të agresivitetit reaktiv dhe instrumental, ku individi përdor dhunën si mjet për të shkarkuar emocionet ose për të arritur kontroll mbi situatën”, shtoi ajo.

Nga analiza e rasteve që Media Amfora kreu, rezulton se çdo muaj në Shqipëri ndodhin mesatarisht 13-14 plagosje me mjete të forta, thika apo armë zjarri. Këto nuk janë më episode të veçuara, por një zinxhir ngjarjesh që përshkojnë qytetet e vendit dhe tregojnë një prani të përhershme të dhunës në realitetin urban e shoqëror.

Ngjarja më dramatike e verës ndodhi në Sarandë më 17 korrik pranë stadiumit të qytetit, ku dy të rinj 24 dhe 32 vjeç mbetën të plagosur rëndë nga një sulm me armë zjarri, duke tronditur sezonin turistik të këtij viti.

Lexo edhe:

Në kërkim për plagosje dhe kanosje, arrestohen 2 persona në Korçë

“Të shtëna me armë te liqeni”/ Një telefonatë ngre në “alarm” Policinë e Tiranës, çfarë ndodhi

Ky episod, ashtu si shumë të tjerë të ndodhura gjatë 2025-ës, tregojnë se dhuna po ushqehet nga shkaqe më të thella sociale e psikologjike, të cilat sipas ekspertëve lidhen ngushtë me mënyrën si individët përballen me presionet dhe konfliktet.

“Dhuna është normalizuar përmes ekspozimit të vazhdueshëm në media, rrjete sociale e përditshmëri, duke e bërë më të pranueshme si mënyrë reagimi. Në të njëjtën kohë, mungesa e aftësive për menaxhimin e konflikteve, rënia e autoritetit tradicional dhe dobësimi i kohezionit social kanë hequr mekanizmat mbrojtës që dikur parandalonin përplasjet”, shpjegoi psikologia.

Nga ana tjetër papunësia, pasiguria ekonomike dhe mungesa e mbështetjes komunitare po rrisin frustrimin që shpesh shndërrohet në agresivitet, sipas saj.

Plagosja e 70-vjeçarit gjatë një loje dominoje në qytetin bregdetar është dëshmi se dhuna ka depërtuar deri edhe tek pensionistët, duke rrëzuar idenë e të moshuarve si figura të qeta e të paprekura nga konfliktet – gjë e cila, sipas ekspertëve, lidhet me rënien e autoritetit tradicional.

“Më parë të moshuarit kishin role të orientuara tek këshillimi, autoriteti i fituar prej eksperiencës dhe shiheshin si figura respekti e paqeje, sot kjo hierarki është zbehur, duke e bërë edhe këtë grup të përfshirë në konflikte”, shtoi Bakiaj.

Në mars të këtij viti, në Durrës, një konflikt i vogël mes disa qytetarësh degjeneroi në dhunë, duke lënë të plagosur një person nga përdorimi i një mjeti të fortë.

“Ulja e kohezionit social- lidhjet komunitare të dobësuara nuk funksionojnë më si ‘valvul sigurie’ për të parandaluar përplasjet”, shpjegoi Bakiaj.

Sipas ekspertes rritja e nivelit të vulnerabilitetit të çdo grupmoshe ndaj problemeve psiko-emocionale është shumë e lartë edhe pse konstatohet se ka gjithnjë e më shumë rritje të shifrave të individëve që i drejtohen shërbimeve mjekësore për shkak të përjetimit të gjendjeve të ankthit, depresionit e të tjera çrregullimeve. Por, ende pas shumë ngjarjeve të ndodhura fshihen raste kur individët e përfshirë kanë pasur probleme të patrajtuara të shëndetit mendor.

“Shpesh konstatohet se individët mund të vetëtrajtohen ose të mos trajtohen në kohë duke bërë që problemet neuropsikiatrike të rëndohen deri në masën që dëmtojnë ekuilibrat e shëndetshëm të ndërveprimit”, shpjegoi Bakiaj.

Më 9 gusht, një 27-vjeçar u paraqit i plagosur me armë zjarri në këmbë në spitalin e Tiranës, pas një konflikti të çastit ndodhur në zonën e Treshit. Ngjarje të tilla, të ndodhura kryesisht në orët e vona të natës, pasqyrojnë shpërthime të papërpunuara që lidhen shpesh sipas ekspertëve me presione psiko-emocionale dhe varësi nga substancat narkotike.

“Një tjetër problem që sjell rritje të dhunës e agresivitetit është dhe varësia nga substancat, të cila sjellin reagime të pakontrolluara dhe shpesh prodhojnë ngjarje të rënda dhune”, tha Bakiaj.

Ngjarjet e këtij viti tregojnë një shtrirje të gjerë të dhunës: nga Shkodra në veri, tek Tirana dhe Durrësi në qendër, deri në Sarandë në jug. Plagosjet me mjete të forta, thika apo armë zjarri nuk janë më përjashtime të rralla, por një realitet i pranishëm gati në të gjithë qytetet e vendit.

“Kjo është një shenjë alarmi për shoqërinë, pasi tregon dobësimin e mekanizmave mbrojtës socialë dhe rritjen e tolerancës ndaj dhunës si mjet komunikimi”, tha psikologia.

Ndonëse shoqëria po përballet me një revolucion në aspektin e teknologjisë së informacionit që ka sjellë anë pozitive, sipas ekspertëve kjo ka pasoja të dukshme. Ekspozimi intensiv ndaj një sasie të madhe dhe të larmishme informacioni, që nga moshat e vogla, ul aftësitë sociale të komunikimit dhe mund të çojë në një shkëputje nga realiteti.

“Ky ekspozim intensiv që në moshat e vogla ul nivelin e aftësive sociale të komunikimit dhe mund të cojë në një tjetërsim ndaj realitetit”, shpjegoi ekspertja.

Në Shkodër, më 31 korrik të këtij viti, dy vëllezër të rinj plagosën me thikë dhe sende të forta një 42-vjeçar pas një sherri në lagjen ‘Tre Heronjtë’, një ngjarje që tregon se dhuna po bëhet zgjedhje gjithnjë e më e zakonshme duke përfshirë të gjitha grup moshat.

Jo më larg se 8 shtatori, në lagjen nr. 15, në zonën e Spitallës, në Durrës, dy të rinj 22 dhe 23 vjeç plagosën me thikë dhe sende të forta dy persona (47 dhe 46 vjeç). Ky rast tregon qartë atë që paralajmëron ekspertja:

‘Kur aftësitë e dialogut dhe ndërmjetësimit nuk funksionojnë, individët shkojnë drejt zgjidhjeve të dhunshme si formë e shpejtë për të “imponuar” veten. Në mungesë të tyre, individi reagon në formën më të thjeshtë dhe primitive që ai njeh”, citoi ajo.

Rritja e shifrave të dhunës gjatë këtij viti në vendin tonë tregon për një krizë në kulturën e komunikimit, ku toleranca, respekti dhe aftësitë sociale për zgjidhjen e konflikteve janë dobësuar ndjeshëm.

Konfliktet fizike që përfundojnë deri në përdorimin e armëve të shpërndara në qytete të ndryshme, nga Saranda në Shkodër e Durrës, nuk mund të kuptohen të shkëputura nga sfondi i tyre. Ekspertët theksojnë se faktorët ekonomikë dhe socialë, të ndërthurur me shkaqe të tjera, kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në shpërthimin e këtyre ngjarjeve.

“Varfëria dhe papunësia krijojnë frustrim, pakënaqësi dhe mungesë shprese, të cilat shpesh shndërrohen në agresivitet”, theksoi Bakiaj. Në të njëjtën kohë, mungesa e hapësirave komunitare dhe aktiviteteve sociale kufizon mundësitë për ndërveprime pozitive dhe e lë individin më të ekspozuar ndaj izolimit dhe sjelljeve devijante.

“Përveç aspekteve individuale, që lidhen më kushtet ekonomike dhe aftësitë që individi ka për të rritur kapacitetet e tij, dhuna është e lidhur ngushtë edhe me kushtet strukturore që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve”, theksoi ajo.

Më 12 gusht të këtij viti, në kryeqytet, një konflikt për parkim në rrugën ‘Jakov Xoxa’ përfundoi me plagosjen me thikë të një 31-vjeçari nga komshiu i tij 46-vjeçar. Ky rast tregon se edhe marrëdhëniet e fqinjësisë, që dikur funksiononin si një filtër sigurie, sot shpërthejnë në dhunë.  Sipas ekseprtëve kjo lidhet me faktin se në kushtet e një shoqërie e cila prej shume vitesh është e hapur ndaj ndryshimeve dhe dinamikave që ndodhin në nivel global, kohezioni social është dobësuar ndjeshëm.

“Në të kaluarën, lidhjet familjare, fqinjësore dhe komunitare funksiononin si një rrjet mbrojtës që e parandalonte përshkallëzimin e konflikteve. Sot, individualizimi, migracioni, dinamika e shpejtë e jetës urbane dhe konkurrenca sociale kanë zbehur këto mekanizma solidariteti”, theksoi Bakiaj.

Aktualisht individi shpesh ndihet i vetëm në përballjen me problemet, pa një filtër të ndërhyrjes së komunitetit apo të autoritetit moral që dikur e kanalizonte konfliktin drejt dialogut. Sipas ekseprtes kur mungon ky “kapital social”, rritet probabiliteti që tensionet të shpërthejnë në mënyrë të dhunshme.

Ngjarja e 31 gushtit në Korçë, ku një debat banal në një lokal u transformua në plagosje me thikë ndaj tre personave, është shembulli se kur lidhjet sociale dhe besimi në komunitet dobësohen, tensionet që dikur shuheshin si debate mes të njohurish po përshkallëzohen në dhunë fizike me përmasa të mëdha.

“Nga pikëpamja psikologjike, kohezioni social është i lidhur ngushtë me ndjenjën e përkatësisë, respektit reciprok dhe besimit tek tjetri. Sa herë që këto dobësohen, rritet edhe pasiguria, izolimi dhe agresiviteti”, shpjegoi Bakiaj.

Numri i lartë i ngjarjeve të dhunshme të shpërndara në qytete të ndryshme tregon se fenomeni nuk është episodik dhe kërkon masa konkrete në nivel lokal e komunitar për t’u frenuar. Psikologia thekson se parandalimi i dhunës nuk mund të arrihet pa hapësira komunitare për të rinjtë, edukim për aftësitë e jetës dhe shërbime psikosociale më të forta.

‘Parandalimi i dhunës kërkon hapësira komunitare dhe programe sociale për të rinjtë, edukim për aftësitë e jetës, rritje të shërbimeve psikosociale në nivel bashkie, ndërmjetësim në komunitet dhe fushata ndërgjegjësuese për rikthimin e vlerave të respektit e solidaritetit,’ përfundoi ajo.

Rastet e shumta të konflikteve me pasoja të rënda tregojnë se shoqëria shqiptare po përballet me sfida serioze, ndaj vetëm duke forcuar komunitetet, duke investuar në edukim mund të ndërtohet një realitet më i sigurt./ Erjola Azizolli, Amfora.al

Etiketa: dhuneplagosjesherr

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në kërkim për plagosje dhe kanosje, arrestohen 2 persona në Korçë

13:37 : 01/10/2025
AKTUALITET

“Të shtëna me armë te liqeni”/ Një telefonatë ngre në “alarm” Policinë e Tiranës, çfarë ndodhi

17:27 : 30/09/2025
AKTUALITET

E hoqi nga puna, punonjësi godet me grusht drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve në Kavajë

13:47 : 30/09/2025
AKTUALITET

Sherr në Fier, 32-vjeçari përplas me makinë 40-vjeçarin pas konfliktit

09:19 : 30/09/2025
AKTUALITET

Plagosja me armë zjarri nga kunati, arrestohen autori dhe i lënduari. Shpallet në kërkim nipi

13:28 : 28/09/2025
AKTUALITET

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një person qëllon burrin e motrës

16:35 : 27/09/2025
Para

Të paktën 69 të vdekur pas tërmetit të fuqishëm në Filipine

TË GJITHA

KLP miraton procedurat për komandimin e prokurores Elsa Miha si inspektore pranë ILD-së

17:12 : 01/10/2025

Gjykata Kushtetuese pas dekretit të presidentit Begaj për Tiranën: Nuk kemi koment

17:09 : 01/10/2025

Shqiptari kapet duke shitur kokainë në Itali, gjykata urdhëron dëbimin

17:05 : 01/10/2025

Pasi iu bind Ramës, Presidenca tenton të sqarojë dekretin për zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës

17:00 : 01/10/2025

Tabaku: Shqiptarët po ikin, kostot e jetesës dhe strehimit kanë kapërcyer çdo kufi!

16:45 : 01/10/2025

Dekretimi i zgjedhjeve për Tiranën/ Bardhi: Begaj, robot që komandohet nga Rama! Kreu puç kushtetues

16:37 : 01/10/2025

Dështon sërish vendimi për “Sterilizimin”, gjyqtari-avokatëve: Jeni bërë si nxënësit e shkollës…

16:34 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com