• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ishte projektuar si pasardhës i Ramës”/ BIRN: PS-PD bashkuan votat për fundin politik të Veliajt

19:27 : 23/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Këshilltarët socialistë dhe ata demokratë bashkuan votat për shkarkimin dhe me gjasë, fundin politik të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pak javë pasi kryeministri Edi Rama shpalli Ogerta Manastirliun si pasuesen potenciale të tij.

Me votim të hapur dhe unanim, këshilltarët bashkiakë socialistë dhe rivalët e tyre demokratë bashkuan votat të martën për të propozuar shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili pret në qeli gjykimin për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Shkarkimi i tij u bazua në nenin 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, që parashikon procedurën rastin kur kryebashkiaku mungon më shumë se 3 muaj në detyrë, ndërsa procedura parashikon që vendimi zyrtarizohet me miratimin nga Këshilli i Ministrave.

Duke shënuar një precedent politik, ishin vetë këshilltarët socialistë që inicuan shkarkimin e Veliajt pasi kryeministri Edi Rama udhëzoi publikisht për nisjen e procedurës me argumentin se qytetit i duhej një kryetar në detyrë.

I njëjti argument u artikulua edhe nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, e cila e cilësoi kërkesën si ‘nevojë urgjente’ për qytetin. “Sot ne po kryejmë detyrimin politik dhe moral për të zgjidhur ngërçin politik të Tiranës,” tha Fino.

Lexo edhe:

Fundi i epokës së ‘llogjeve të Kavajës’

Procedurë e përshpejtuar për marrëveshjen me SHBA-në, PD paralajmëron bojkot të seancës

Mbledhja e së martës u parapri nga një letërkëmbim mes Këshillit Bashkiak dhe Veliajt, pasi kryebashkiaku i burgosur kërkoi që t’i jepej e drejta të fliste në mbledhje dhe kontestoi procedurat e ndjekura nga këshilli si antiligjore. Edhe disa këshilltarë të opozitës e cilësuan të drejtë ligjore mbrojtjen e tij para këshillit, por kërkesa e Veliajt u hoq poshtë nga ish-bashkëpunëtorët e tij.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, një bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës dhe i projektuar si pasardhës i tij në krye të Partisë Socialiste, ndodhej në mandatin e tretë të tij kur u arrestua nga Prokuroria e Posaçme me akuzat për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe një grupi biznesmenësh pranë tij.

Më 10 shtator të këtij viti, SPAK dërgoi në gjyq Veliajn, Xoxën, ish-deputeten socialiste Klotilda Bushka dhe 15 persona të tjerë. Ndaj Veliajt janë ngritur 13 akuza, përfshi ato për korrupsion, pastrim parash dhe deri te mbajtja e sendeve të paligjshme në qeli gjatë paraburgimit.

Veliaj iu prezantua për herë të parë publikut shqiptar në vitin 2004 me drejtimin e lëvizjes Mjaft, një lëvizje që udhëhoqi protestat kundër qeverisë socialistë në pushtet drejtuar nga Fatos Nano.

Me largimin e PS-së nga pushteti, Veliaj la aktivizmin civil dhe iu fut politikës duke themeluar një parti të re politike G99 dhe duke garuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 por pa arritur të futet në parlament.

Ai iu bashkua PS-së në vitin 2011 dhe pas ardhjes në pushtet në vitin 2013, kryeministri Edi Rama e emëroi ministër të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe më pas e mbështeti si kandidat socialist për Tiranën./BIRN

Etiketa: Edi RamaErion Veliajfundi politikkeshilli bashkiakPDpsRamaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fundi i epokës së ‘llogjeve të Kavajës’

14:59 : 27/07/2026
AKTUALITET

Procedurë e përshpejtuar për marrëveshjen me SHBA-në, PD paralajmëron bojkot të seancës

14:13 : 27/07/2026
AKTUALITET

Shehaj rrëmbeu dokumentin konfidencial, PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK

13:58 : 27/07/2026
AKTUALITET

Tirana ‘gëlon’ nga protestat/ Gazeta spanjolle: Rama bën ‘veshin e shurdhër’ dhe sfidon BE-në

12:32 : 27/07/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?

11:57 : 27/07/2026
AKTUALITET

Nuk ka “BESË” me të “PABESËT”

11:34 : 27/07/2026
Para

Bardhi: Veliaj iku si simbol i korrupsionit, i njëjti fund pret ministrat dhe deputetët e Ramës

TË GJITHA

Fundi i epokës së ‘llogjeve të Kavajës’

14:59 : 27/07/2026

Rikthehet i nxehti afrikan, muaji korrik mbyllet me temperatura mbi 40°C

14:46 : 27/07/2026

PAMJET e rënda nga zjarret në Spanjë dhe Francë, kafshët ‘në luftë’ me flakët

14:46 : 27/07/2026

Çfarë pritet në takimin Trump-Natanyahu, pikat që kërkojnë zgjidhje

14:35 : 27/07/2026

Procedurë e përshpejtuar për marrëveshjen me SHBA-në, PD paralajmëron bojkot të seancës

14:13 : 27/07/2026

Mashtroi me dokumente/ Tenderi 700 mijë euro zbulon lidhjet mes Rakip Sulit dhe firmës “Bonus”

14:03 : 27/07/2026

Aksident i pesëfishtë në autostradën Tiranë-Durrës, rëndohet trafiku /VIDEO

14:01 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio girişiptv satın al