• Kontakt
Monday, September 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Debati i munguar, parlamenti kaps dhe demokracia në kolaps

16:03 : 22/09/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Me ç’duken bathët mandati i katërt ka nisur pa vizion, pa strategji, pa objektiva të matshëm dhe madje edhe pa energji. Të njëjtat figura dhe figurina të ricikluara, ku e vetmja ngjarje me interes publik ishte shkarkimi live i mitomanit nga megalomani. Ndërsa risia e vetme që Rama e sjell dhe e risjell si faktor për rritje imazhi ndërkombëtarisht dhe si provokim përkundër opozitës së brendshmi, është Diella e e-albanias që po programohet jo për të zgjidhur halle qytetarësh por për batuta të lodhura, njëjtë si kujdestari i saj politik. Nga bashkëqeverisja te ERTV dhe së fundmi te ministreshë Diella, propaganda nuk ka bërë hiç firo në këto katër mandate por ajo që mungon është se si do të adresohen sfidat e shumëfishta lokale nga lideri global.

Një vend që nuk po arrin t’i vërë fre 350 mjekëve që largohen çdo vit dhe thuajse dyfishi infermierë dhe punonjës të tjerë shëndetësorë, propozon të hapë një tjetër universitet mjekësie dhe qershiza mbi tortë të tërheqë mjekë të huaj sikundër deklaroi kryeministri në delir. Një vendi ku repartit të kardiokirurgjisë në QSUT i mungon pajisja 200 mijë euro ECMO që i kushton të paktën 50 jetë njerëzish në vit apo Akseleratori Linear të onkologjiku, flet për shëndetësinë e inteligjencës artificiale. Një vendi që ka numrin më të lartë të të burgosurve dhe paraburgosurve për frymë të popullsisë në Evropë, flet për ashpërsim të kodit penal. Një vendi që i kanë ikur mbi 1 milionë shqiptarë vetëm përgjatë dekadës së fundit flet për tërheqje punëtorësh nga Filipinet, India dhe Bangladeshi.

Një vendi që i’u shkrumbua më shumë sipërfaqe pyjore për frymë se cilitdo vendi tjetër në kontinent, flet për strategji mjedisi. Ndërkohë që vetëm për këtë grup kapitullin e fundit që u hap në negociatat me Bashkimin Evropian duhen së paku 5 miliardë euro për të adresuar sfidat mjedisore dhe nja 5 miliardë euro të tjera sipas Bankës Botërore për sfidat e ndryshimeve klimaterike. Asnjë fjalë për be se si do të garantohen këto fonde që do të adresonin edhe plot 87 për qind të ujërave të ndotur që ka vendi, problemin e mbetjeve duke filluar nga stoku i atyre të rrezikshme që na kanë mbetur në Porto Romano apo investimet për ujin e pijshëm që jo që nuk vjen 24 me 7 sikundër është premtuar disa herë por me kësmet qëndron dhe ditë me radhë pa ardhur edhe në mes të Tiranës.

Kryeministri në programin e ri që në fakt nuk e prezantoi sepse ishte i zënë duke provokuar opozitën në parlament me logorenë e paraprogramuar të Diellës që do të përdoret bash për ‘llogje kavaje”, flet për pensione minimale 200 euro dhe ato mesatare deri në 400 euro deri në fund të mandatit. Urojmë që sa më tepër pensionistë të jenë gjallë e shëndoshë pas katër vjetësh dhe me kësmet ta shohin të materizuar këtë premtim pasi nuk u rritën për plot 12 vjet nën qeverisjet Rama 1, 2, dhe 3 por dhe nëse ndodh nuk ka sqaruar se si do të përballohet rritja nga rreth 500 milionë euro e deficitit të skemës aktuale në mbi 1 miliardë euro edhe nëse kjo ndodh apo llogaritë bëhen pa hanxhinë.

Lexo edhe:

Kalemaj: Veliaj është një “kufomë politike”, PS nuk po e mbron!

Yuri, njeriu i barit të Ramës

E dimë që ekonomia dhe financat nuk janë pika e fortë e kryedemagogut piktoresk por kur premton që për mbi 180 mijë nëpunës të administratës publike që vetëm e ka fryrë me patronazhistë vitet e fundit paga mesatare do të jetë 1200 euro ndërsa ajo në sektorin privat 1000 euro, na sjell një paradoks të padëgjuar në ndonjë vend tjetër pasi kudo dihet se karriera bëhet në funksione publike ndërsa mirëqenia krijohet nga puna në privat hiq ndonjë sulltanat andej nga Afrika nënsahariane ku nuk është se ka mundësira të tjera vetzhvillimi apo karriere profesionale përpos zhvatjes së buxhetit të shtetit. Pra në këtë sens jemi inovativë njëjtë si Diellën që përdorim për propagandë ndërkohë që shtetet serioze po bëjnë investime të rëndësishme për të qenë konkurrues në revolucionin e katërt dhe të pestë industrial ku inteligjenca artificiale, robotika dhe bioteknologjia po ndërthuren përditë e më shumë jo vetëm që të rrisin eficensën dhe produktivitetin por të ndihmojnë njerëzit dhe shoqëritë që të lulëzojnë dhe të arrijnë potencialin e tyre maksimal.

Ndërkohë ne jemi ende në terr informativ se sa do të jetë kjo faturë në terma buxhetorë dhe nga do të merren fondet. Aq më tepër që media po censurohet edhe ne parlament, ku njëjtë si në qeveri është menduar të serviren kasetat e famshme të propagandës së papërtypshme. Ndoshta është menduar vetëm për rritjen e kontributeve në skemën e sigurimeve duke lënë anash vëmendjen për rënien e pandalshme të fuqisë blerëse dhe rritjen në përgjithësi të kostos të jetesës në këtë vend. Ndërkohë që është bash kjo e fundit që po largon gjithnjë e më tepër të rinjtë nga vendi.

Se si do të realizohen gjithë këto premtime pa afat, ndërkohë që mungon llamba magjike nga do të dali xhindi i Aladinit, është mister. Ndaj duhet bllokuar me çdo kusht debati parlamentar. Mundësisht të miratohet edhe buxheti i këtij viti për 4 minuta si vjet. Aq më tepër që ka premtuar (sërish si në 2013-ën) për buxhet për arsimin 5 për qind të pbb-së, 4.1 për qind për shëndetësinë, rritje graduale për mbrojtjen duke filluar nga 2 për qind e prodhimit të përgjithshëm bruto qysh këtë vit, rritje të fondeve të bashkitë, për infrastrukturën dhe energjinë etj. Duke qenë se Shpiragu as nuk hodhi naftën përpjetë, as krijoi fondin sovran që çoi në diskutime të ethshme se si do të investoheshin këto kapitale në eter dhe as na shndërroi sheikë brenda natës, kemi minimalisht të drejtën të pyesim ç’janë këto thagma të lëshuara kuturu. Njëkohësisht kryezoti ka premtuar 20 marina të reja nga Velipoja në Ksamil, katër qendra të reja të emergjencave civile, 2 avionë zjarrfikës, flotën e përforcuar tokësore dhe madje dhe dronë Made in Albania me të cilët do të patrullojë qiejt shqiptarë kur të mblidhet Samiti i NATO-s në 2027-ën në Tiranë sipas parashikimit. Ëndrra në diell, njëjtë si pista e rreth 200 milionë eurove e Formula 2 apo 3 në Elbasan ku po shpërdorohen paratë e taksapaguesve shqiptarë se Formulës 1 i vijmë anash. Koha do ta tregojë

Etiketa: Debati i munguardemokraciailir kalemajkolapskuvendmazhorancaopozitaparlamentiparlamenti kapsRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kalemaj: Veliaj është një “kufomë politike”, PS nuk po e mbron!

19:28 : 22/09/2025
AKTUALITET

Yuri, njeriu i barit të Ramës

16:52 : 22/09/2025
AKTUALITET

Akuzat e Ramës ndaj magjistratëve, BE: Po i ndjekim nga afër përpjekjet për ndërhyrjet politike

15:38 : 22/09/2025
AKTUALITET

Konferenca e Kryetarëve/ Gjekmarkaj: Kërkuam përsëritjen e seancës dhe shkarkimin e Peleshit

12:26 : 22/09/2025
AKTUALITET

Peleshi thërret opozitën në konferencën e kryetareve: Të miratojmë përbërjen e komisioneve

13:08 : 20/09/2025
AKTUALITET

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

12:37 : 20/09/2025
Para

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

TË GJITHA

Kalemaj: Veliaj është një “kufomë politike”, PS nuk po e mbron!

19:28 : 22/09/2025

Dua Lipa shkarkon menaxherin, u përpoq të bojkotonte performancën e grupit pro-palestinez

19:23 : 22/09/2025

Panik në ajër/ Stjuardesa përplaset me tavanin e avionit, dy të plagosur pas turbulencave

19:14 : 22/09/2025

Trazira në Milano gjatë protestës pro Gazës, 60 agjentë të plagosur

19:13 : 22/09/2025

Betonieret pushtojnë Tiranën. Di gjë Proda, apo e bën Eltoni dhe Neritani me kokën e vetë?

19:00 : 22/09/2025

Pastrimi i parave në ndërtim, Çollaku: Veliaj dhe Rama kanë firma të përbashkëta

18:55 : 22/09/2025

Ambasadori i SHBA në OKB: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

18:43 : 22/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com